Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.
Kjo është pjesë e masave që administrata po ndërmerr si përgjigje ndaj vendimit të fundit të vendeve të OPEK+ (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të ulur prodhimin e naftës.
Pritet që nafta shtesë të hidhet në treg gjatë periudhës së dimrit. Kjo është pjesë e 180 milionë fuçive naftë që presidenti Biden autorizoi në muajin mars për t’u hedhur në treg nga rezervat strategjike.
Sasia e naftës që ndodhet në rezervat strategjike ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1984. Aktualisht në të ka rreth 400 milionë fuçi naftë.
Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, Presidenti Biden do të lerë të hapur mundësinë për tërheqjen e një tjetër sasie, për t’u përdorur gjatë periudhës së dimrit, në një përpjekje për t’i mbajtur çmimet e naftës të ulta. Por zyrtarët nuk dhanë detaje se për çfarë sasie bëhet fjalë dhe sa duhet rritur prodhimi vendas, në mënyrë që t'i jepet fund prekjes së rezervave strategjike.
Presidenti Biden pritet të thotë gjithashtu se qeveria do të rifillojë të rimbushë rezervat kur çmimet e naftës të bien në nivelet 67 deri në 72 dollarë për fuçi, ose më poshtë. Kjo sipas zyrtarëve të administratës do të mbështesë prodhimin vendas duke garantuar një nivel bazë të kërkesës për naftë.
Por presidenti pritet gjithashtu të ripërsërisë kritikat ndaj kompanive të naftës që po përfitojnë nga situata.
Kjo shënon një tjetër lëvizje në krahun e kundërt me angazhimet e Presidentit Biden, që është përpjekur të heqë dorë nga përdorimi karburanteve fosile, duke i kompansuar ato me burime alternative energjie, pas problemeve të krijuara me furnizimin për shkak të sulmit rus në Ukrainë si dhe uljes së prodhimit njoftuar nga karteli i Arabisë Saudite.
Ulja e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë nga OPEK-u, e barabartë me 2% të furnizimit global, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të akuzojë Arabinë Saudite se është rreshtuar në krahun e Presidentit rus Vladimir Putin, dhe ta paralajmërojë atë, se do të përballet me pasoja lidhur me vendimin për të ulur prodhimin.
Lëshimi në treg i 15 milionë fuçive nga rezervat strategjike, nuk do të mbulonte as një ditë të plotë të sasisë së naftës që përdoret në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë federale që ofron statistika mbi çështje të energjisë.
Presidenti Biden vazhdon të përballet me probleme politike për shkak të çmimit të karburanteve në vend. Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve çmimi i benzinës është mesatarisht 1 dollarë për litër, disi më i ulët krahasuar me javën e kaluar, por më i lartë se një muaj më parë. Rritja e fundit e çmimit, sipas anketave, ka ndikuar negatisht në mbështetjen publike për presidentin dhe demokratët në prag të zgjedhjeve të nëntorit./ VOA
Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin...
Të jesh prind do të thotë të jeni gjithmonë hipervigjilent...
Ngjitësi ra në fytyrën e një foshnjeje ndërsa një edukator...
I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perë...
Një infermiere e BURGUT qau teksa u burgos për përfshirje ...
Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tha të mërkurën se kis...
Marrëdhëniet GLOBALE janë "më të rrezikshme dhe të paparas...
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një takim virtua...
Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitës...
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha p...
Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit të o...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
Për të kuptuar mendimin e zakonshëm, se përse Vladimir Put...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar përgatitjet...
Një fotografi e imigrantëve të zhveshur, pa asnjë rrob...
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...