Përdorimi i dronëve iranianë “shpërfaq falimentimin ushtarak të Rusisë”
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...

Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh, tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
Të dyja palët akuzuan njëra tjetrën për nxitje tensionesh.
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, tha se “veprimet e njëanshme të Prishtinës kanë thelluar ndarjet etnike”, duke vënë theksin te vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.
Ai akuzoi Kosovën për mospërmbushjen e marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe për siç tha “sabotimin e përpjekjeve paqësore të Serbisë dhe të Bashkimit Europian”.
Prishtina tha ai “ka dy qëllime. I pari është të shmangë përmbushjen e detyrimeve dhe i dyti dhe më i rrezikshmi, frikësimi dhe ndjekja e serbëve”.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla – Schwartz tha se Kosova ngulë këmbë që Serbia t’u përmbahet marrëveshjeve që i ka nënshkruar përfshirë atë për lëvizjen e lirë dhe përdorimin e targave të makinave.
Ministrja Gërvalla tha se kërcënimet për paqen dhe qëndrueshmërinë bëhen nga Beogradi dhe se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka paralajmëruar destabilitet në fund të muajit kur edhe përfundon periudha kalimtare për zëvendësimin e targave të makinave.
Kosova, tha ajo, synon dialog me synim të qartë, njohjen e ndërsjellë me Serbinë duke e kritikuar Beogradin për “harmonizim me Rusinë”, ndërsa nënvizoi se “Serbia është bërë kërcënimi i dytë më i rrezikshëm i Evropës, pas Rusisë”, duke nxitur reagimin e përfaqësuesit rus Vasily Alekseyevich Nebenzya, i cili sic tha “e këshillojmë zonjën Gërvalla që të mos përpiqet të filozofojë dhe të bëjë përpjekje të bëjë analiza gjeopolitike të situatës”, por në vend të kësaj të përqendrohet në Kosovë.
Këshilli i Sigurimit arriti një marrëveshje në vitin 2019 që të mbahen nga dy takime në vit për Kosovën, një në muajin prill dhe një në muajin tetor, ndonëse fuqitë perëndimore po kërkojnë shmangien e tij dhe përmbylljen e misionit të UNMIK-ut.
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha më herët pas një takimi me ministren e Jashtme të Kosovës se UNMIK-u e ka tejkaluar prej kohësh qëllimin e tij fillestar dhe nënvizoi rëndësinë e gjetjes së një roli më të rëndësishëm për OKB-në në Kosovë.
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, tha se Ferit Hoxha tha se misionit të UNMIK-ut i ka kaluar koha dhe është e kotë që ky mision “të vijojë të operojë kështu si tani, në inerci të plotë”./VOA
Përdorimi i dronëve iranianë nga forcat ushtarake ruse, pë...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, tha p...
Jens Stoltenberg referoi në kuadër të aktivitetit të o...
Pushtimi rus i Ukrainës shënon momentin më të rëndësishëm ...
Për të kuptuar mendimin e zakonshëm, se përse Vladimir Put...
Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka urdhëruar përgatitjet...
Një fotografi e imigrantëve të zhveshur, pa asnjë rrob...
Sulmet ajrore të Rusisë me raketa ndërprenë furnizimin...
Ligjvënësit në Estoni kanë shpallur Rusinë “regjim ter...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk...
Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeve...
Lufta në Ukrainë ka provokuar një krizë ekonomike në G...
Një përleshje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë, e hënë 17 teto...
Një ekspert i njohur çek për dezinformim dhe “kërcënimet h...
Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike...
Gjatë dekadës së fundit, presidenti kinez Xi Jinping ka sh...
Ukraina tha se ka kryer një tjetër këmbim të burgosuri...
Masat kundër gripit të shpendëve zbatohen në të gjithë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është e rë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...