Sekretari amerikan Rubio viziton Francën/ Priten diskutime me homologun francez Barrot
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të udhëtojë në...

Serbia e ka zgjedhur të mërkurën Qeverinë e re të vendit, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri i ri Gjuro Macut dhe do t’i ketë 30 ministra, prej të cilëve 10 janë emra të rinj.
Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 153 deputetë, ndërsa 46 deputetë votuan kundër në një seancë të Kuvendit të Serbisë të mërkurën.
Në fjalën e tij, Macut tha se Serbia është “e lodhur” nga përçarjet dhe protestat, dhe se duhet të punohet “për harmonizimin e shoqërisë, sepse harmonia mund të ndërtohet përmes dialogut, tolerancës, punës dhe ndërtimit të sistemit të vlerave”.
Ai tha se synimi i tij i parë do të jetë funksionimi normal i shkollave dhe fakulteteve, puna e të cilave është bllokuar prej muajsh për shkak të protestave të udhëhequra nga studentët.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar qytetarët për zgjedhjen e Qeverisë së re, ndërsa kryeministrit të ri Macut dhe anëtarëve të kabinetit të tij u ka bërë thirrje “ta çlirojnë vendin nga terrori dhe ta kthejnë në rrugën e suksesit”.
Ndërkohë, Demo Berisha - kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve në Serbi – u emërua ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave.
Paraprakisht, kundër emërimit të tij kishte dalë përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Ky emërim nuk është vetëm politikisht i papranueshëm, por edhe moralisht i turpshëm. Sepse Demo Berisha nuk është përfaqësues i të drejtave të njeriut, por simbol i mohimit të identitetit kombëtar dhe politik të shqiptarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës”, tha Kamberi në faqen e tij në Facebook të mërkurën.
Berisha është pjesëtar i Ushtrisë së Serbisë. Që nga viti 2023, ai është i punësuar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave të Serbisë në pozitën e këshilltarit.
Kamberi theksoi se Berisha “nuk përfaqëson shqiptarët, por versionin e tij të instrumentalizuar për interesat politike serbe, si disa të tjerë në kohën e (presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë, Sllobodan) Millosheviqit”.
Qeveria e deritanishme e Serbisë ishte në mandat teknik nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Millosh Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Qeverisë së re.
Vuçeviq dha dorëheqje pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe që po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët që nga fundi i nëntorit 2024 po bllokojnë dhjetëra fakultete në gjithë Serbinë.
Në qendër të kërkesave të tyre, të adresuara ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave në shembjen e strehës prej betoni në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar./ REL
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të udhëtojë në...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff tha se bised...
Serbisë mund t’i mbyllet anëtarësimi në Bashkimin Europian...
Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa eme...
Këtë vit, Bashkimi Europian pritet të ashpërsojë mekanizmi...
Shtetet e Bashkuara kanë hequr nga lista e sanksioneve anë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar ashpër këtë...
Studentët serbë që udhëhoqën protestat antiqeveritare në m...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoft...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe ministri i ...
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas dështimit të seanc...
"Raporti i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuor...
Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, ...
Ka nisur sot në Prishtinë seanca konstituive e Legjislatur...
Fakti që CDU/CSU dhe SPD ranë dakord kaq shpejt për koalic...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi homologut ...
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë një mesazh të ve...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas do të informojë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Zyra e Pr...
Në dy vjet, mbi 125 dëshmitarë të ftuar nga Prokuroria e S...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...