
Autoritetet serbe kanë ndaluar marshin e EuroPride disa ditë para se tubimi panevropian ishte parashikuar të mbahej në Beograd. Ky njoftim ka nxitur kritika nga organizatorët e kësaj ngjarjeje dedikuar komunitetit LGBT.
Organizata “Krenaria e Beogradit” shkroi në "Twitter" më 13 shtator se policia serbe ka ndaluar marshin e sivjetmë të EuroPride-it dhe organizatorëve u është dorëzuar njoftimi zyrtar.
Por, kjo organizatë u zotua se do të përdorë “të gjitha rrugët ligjore për të shfuqizuar këtë vendim” me qëllim që të organizojnë Paradën e sivjetme të Krenarisë.
Ministria e Brendshme më vonë konfirmoi për "REL"-in se marshi i EuroPride – i paraparë të mbahej më 17 shtator në Beograd – është ndaluar. Po ashtu është ndaluar mbajtja e një kundërproteste të paralajmëruar në po të njëjtën ditë.
Ministria tha se ka “rrezik të lartë të sigurisë për pjesëmarrësit, por edhe për sigurinë e qytetarëve të tjerë”. Kjo ministri shtoi se pas një vlerësimi të sigurisë, kanë ardhur në përfundim se mbajtja e një marshi të tillë do të “paraqiste rrezik për dhunë, shkatërrim të pronës dhe forma të tjera të prishjes së rendit publik në një shkallë të gjerë”.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, shtoi se “në situatën aktuale gjeopolitike dhe tensionet në rajon, përplasjet e pakuptimta në rrugët e Beogradit do të bënin që pozicioni i shtetit tonë të ishte më i vështirë dhe do të vinin në rrezik sigurinë e pjesëmarrësve në marsh, por edhe të qytetarëve të tjerë”.
Ndalesa për mbajtjen e marshit vjen disa ditë pasi protestuesit kundër Paradës së Krenarisë marshuan në Beograd. Protesta u organizua nga grupet e të djathtës ekstreme, me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe.
Tensionet në Serbi janë rritur qëkur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, muajin e kaluar bëri thirrje për anulimin e EuroPride-it.
Por, organizatorët e kësaj ngjarjeje thanë se do ta mbajnë atë dhe e nisën Javën e EuroPride më 12 shtator, duke vendosur flamujt me ngjyra të ylberit. Kjo ngjarje kaloi pa asnjë incident.
Pas njoftimit për ndalimin, gjatë një konference në Beograd, ku mori pjesë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq – e cila është lezbike – disa protestues kërkuan nga ajo që të mbahet marshi.
“Është e drejta juaj bazike njerëzore”, u përgjigj Bërnabiq, kur protestuesit brohoritën “Na lini të marshojmë të shtunën”.
EuroPride promovon krenarinë e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve në nivelin panevropian, dhe që nga viti 1992 organizohet nga një qytet i ndryshëm evropian çdo vit./ REL
Zyrtarët iranianë thanë se zjarri që kishte shpërthyer...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...
Qeveria hungareze e krahut të djathtë ka lëshuar një dekre...
"Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as d...
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e...
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve të hënën q...
Është rindezur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lufti...
Një ekspert për të drejtat e njeriut, i Kombeve të Bas...
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi ...
Ukraina dhe Rusia kanë shprehur interesim lidhur me pr...
Që prej datës 8 shtator Britania është futur në 10-ditëshi...
Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu tha: "Greqia vazhdon të gër...
Vlerësimet globale të vitit 2021 tregojnë se ka 50 milionë...
Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë tele...
Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të di...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ...
Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe...
Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin, se vetë...
Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përball...
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...