Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Gjykata e Tiranës rrëzon Metën
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...
Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e paraqi...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin e 21 gushtit në Beograd me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, mori mbështetjen e tyre që të punojë për të gjetur një zgjidhje kompromisi.
Sipas tij, ajo që kërkuan përfaqësuesit e serbëve nga Kosova ishte që të mos përballeshin me përndjekje dhe Vuçiç tha se u ka garantuar se nuk do të lejojë një gjë të tillë.
Presidenti serb tha se Serbia gjendet në një situatë shumë të vështirë dhe se “do të do të kërkojmë me dëshpërim një kompromis për 10 ditët e ardhshme. Shpresoj se do t'ia dalim”.
Ai iu referua datës 1 shtator kur Kosova ka thënë se do të rinisë zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe, që rritën tensionet në veri të Kosovës në fund të korrikut dhe fillim të gushtit.
“A besojmë në këtë, kam frikë se edhe nëse do të jetë e suksesshme, na pret kurba tjetër, shumë shpejt, dhe pastaj ajo e radhës, dhe kam frikë se rubikoni është kapërcyer prej kohësh”, shtoi Vuçiç.
Gjatë një adresimi drejtuar kombit, sot Vuçiç tha se ishte informuar se nëse nuk arrihet zgjidhje, serbët do të largohen nga institucionet dhe se do të ketë “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje.
Vuçiç po ashtu ka deklaroi se ka informacione se para përshkallëzimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.
Ai tha se detyra e tyre ishte të vëzhgonin situatën në veri të Kosovës dhe të rekrutonin ushtarë potencialë për të luftuar në Ukrainë.
Vuçiç tha se Kosova në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, që përfundoi pa asnjë marrëveshje, kishte shkuar për të diskutuar për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.
Sipas tij, këto pika janë: Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t'i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare.
Pas takimeve në Bruksel, Qeveria e Kosovës kishte bërë të ditur se kishte diskutuar për dy çështje, për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes përfundimtare dhe për targat e dokumentet serbe.
“Kryeministri Kurti theksoi që kjo marrëveshje duhet të jetë ligjërisht e obligueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër. Ai prezantoi disa kapituj me elemente përkatëse që duhet t’i përmbajë kjo kornizë", u tha në deklaratën e Qeverisë të lëshuar mbrëmjen e 18 gushtit.
Në Beograd, Vuçiç tha se ditëve të fundit në mesin e popullatës serbe në Kosovë ka mbretëruar frika dhe tha se ata “janë të mbështetur për muri”. Ai tha se në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, Prishtina ka refuzuar çdo propozim për targat dhe dokumentet serbe.
Por, sipas presidentit serb mesazhi i Serbisë për popullatën serbe në Kosovë është se “pa marrë parasysh se çfarë është situata, nuk do të ekzistojnë kolonat e refugjatëve sepse ne do të shpëtojmë popullin tonë nga persekutimi”.
Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 18 gusht në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Takimet në Bruksel përfunduan pa marrëveshje rreth tensioneve të fundit, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe./REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ditëve të f...
Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot në Be...
Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihe...
Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale...
Përsëritet tragjedia në Turqi. Vetëm pak orë pas aksi...
Dhjetëra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Ba...
Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagos...
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtu...
Marrëdhënia midis Rusisë dhe Izraelit është më e tensionua...
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia...
Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomik...
Pas dymbëdhjetë orësh diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka ...
Një militant i grupit të Shtetit Islamik nga Britania ...
Presidenti francez Emanuel Makron i tha homologut të t...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës d...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar ...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyr...
Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votë mo...
Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët fed...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...