Kurti: Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë dhe vendosmëri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjig...

Policia e Kosovës njoftoi se ka mbyllur për qarkullim dy pikat kufitare në veri të Kosovës Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Këtë vendim policia e mori pasi serbët lokalë gjatë pasditës së të shtunës, bllokuan për qarkullim disa rrugë në veri të Kosovës, në shenjë revolte pas arrestimit nga autoritetet kosovare të një ish-polici serb. Ky i fundit, akuzohet se ka organizuar sulmin e javës së shkuar mbi zyrat e KQZ-së në veri. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ish-polici serb ka organizuar "sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
"Dejan Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues”, tha Sveçla. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij, arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq nga Policia e Kosovës, e cilësoi si veprim të pamatur të autoriteve kosovare.
"Shërbimet tona e kanë hetuar shumë seriozisht të gjithë rastin. Unë bisedova me partnerët ndërkombëtarë dhe theksova pamaturinë e atyre që kryen një veprim të tillë dhe cënuan edhe një herë paqen”, tha Vuçiq gjatë një konference për media në Beograd.
Që nga fillimi i dhjetorit incidentet janë shtuar në veri të Kosovës, që nga koha kur autoritetet e Kosovës po bënin përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, pas dorëheqjes masive të përfaqësuesve serbë nga institucionet dhe komunat. Fillimisht, presidentja Vjosa Osmani, caktoi që me 18 dhjetor të mbahen zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës. Por pas presionit ndërkombëtar se në rrethana të tilla tensionimi nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, presidentja vendosi për shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Ajo caktoi datën 21 prill të vitit 2023 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale për kryetar të komunave në veri të Kosovës.
"Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj se shtyrja është e nevojshme”, tha presidentja Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me partitë politike, ku u vendos për shtyrjen e zgjedhjeve.
Vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve në veri, e mirëpriti Bashkimi Evropian dhe QUINT-i. "Ky vendim konstruktiv çon përpara përpjekjet për të promovuar një situatë më të sigurt në veri, që është kyçe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e QUINT-it, ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Italia.
Edhe Bashkimi Evropian dhe misioni i OSBE-së, thanë se e "mirëpresin vendimin e presidentes Osmani dhe të liderëve të partive politike për të shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë komune dhe ato për asambletë komunale në veri të Kosovës”. "Të gjithë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të ulur tensionet dhe për t'u përqendruar në dialog”, shkroi zyra e BE-së në Kosovë./DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjig...
Sulmin me shok bombë ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-...
Pas tensioneve në veri të vendit, është mbledhur Këshilli ...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
EULEX konfirmon se një bombë çorientuese (shok-bombë) ësht...
Mëngjesi i së dielës është i qetë në veri të vendit, por r...
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se mesazhi i tij pë...
Dyshohet se Rusia ka përgatitur një flotë “fantazmë” prej ...
Greqia vijon të lëkundet nga tërmetet. Mësohet se mëngjes...
Rusia dhe Kina po modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet...
Sipas një raporti të publikuar të shtunën, të paktën 2...
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi thotë se...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për sit...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftuan se fo...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në veri...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do t’i drej...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antoni...
Autoritetet e Kremlinit i kanë kërkuar fituesit të Çmi...
Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës. Lajmi është bërë i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të premten se...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...