Ish-zëvendësministri rus i Drejtësisë gjendet i pajetë në banesën e tij
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë i Rusisë, Sergei Tropin,...

Raketa dhe dronë rusë goditën gjatë natës së 7 shkurtit termocentrale dhe rrjete të energjisë elektrike në Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të njëpasnjëshme të rrymës dhe duke shtuar presionin mbi një rrjet tashmë të goditur nga javë të tëra sulmesh, thanë autoritetet ukrainase.
Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, tha se qeveria ka vendosur ndërprerje emergjente në mbarë vendin të rrjetit të energjisë elektrike.
Kievi po ashtu kërkoi ndihmë emergjente nga Polonia pasi Rusia goditi gjatë natës termocentralet Burshtynska dhe Dobrotvirska në Ukrainën perëndimore.
“Kriminelët rusë kryen edhe një sulm tjetër masiv ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Sulmi vazhdon”, tha Shmyhal në një deklaratë të postuar në "Telegram". “Punëtorët e energjisë janë gati të nisin punimet e riparimit sapo situata e sigurisë ta lejojë”.
Sulmi i fundit në shkallë të gjerë ndaj rrjetit të energjisë elektrike të vendit vjen pas javësh goditjesh ruse që tashmë kanë lënë pjesë të vendit, veçanërisht kryeqytetin Kiev, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe, në disa raste, edhe pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa temperaturat herë pas here kanë zbritur nën minus 20 gradë Celsius.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi rus përfshiu raketa dhe dronë që shënjestruan qendra kyçe të popullsisë në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.
Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se goditjet ndaj sektorit energjetik janë pjesë e një fushate më të gjerë nga Moska, e synuar për t’i privuar civilët nga ngrohja gjatë temperaturave të ngrirjes së dimrit.
Dy aeroporte në Poloninë lindore pezulluan përkohësisht operacionet si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt ukrainas, thanë autoritetet polake më 7 shkurt.
“Në lidhje me nevojën për të siguruar mundësinë e funksionimit të lirë të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin kanë pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimeve”, njoftoi në "X" Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Kievi është goditur veçanërisht rëndë mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Më shumë se 1.110 blloqe banimi mbetën pa ngrohje pasojave të një sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas javën e kaluar.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët bëri thirrje për veprim më të shpejtë në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe riparimin e dëmeve, duke thënë se do të ketë ndryshime në personel në zonat ku mbrojtja ajrore nuk ka funksionuar në mënyrë efektive.
“Komponenti i mbrojtjes ajrore në shkallë të vogël, veçanërisht kundër dronëve sulmues, duhet të funksionojë më me efikasitet dhe të parandalojë problemet që ekzistojnë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video më 6 shkurt.
Diplomacia për përfundimin e luftës gati pesëvjeçare në shkallë të plotë në Ukrainë vazhdon, me rundin e fundit të bisedimeve këtë javë që solli një shkëmbim të të burgosurve, por pa ndonjë përparim të madh, ndërsa çështja e diskutueshme e lëshimeve territoriale nga Kievi mbetet e pazgjidhur.
Duke folur me gazetarët më 6 shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bisedimet në vazhdim mund të çojnë në përparim.
“Bisedime shumë, shumë të mira sot, që kanë të bëjnë me Rusi–Ukrainë”, tha Trump. “Diçka mund të jetë duke ndodhur”.
Kremlini kishte thënë më herët se një rund i tretë i bisedimeve të paqes duhet të mbahet “së shpejti”, megjithëse ende nuk është shpallur ndonjë datë. /REL
Ish-zëvendësministri i Drejtësisë i Rusisë, Sergei Tropin,...
Policia e Kosovës ka arrestuar dhe intervistuar 14 persona...
Katër astronautë të misionit Crew-12 do të nisen më 11 shk...
“Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit t...
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën kur një autobus dol...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mund të ve...
BE i ka kërkuar shërbimit kinez online "TikTok" të ndrysho...
Qytetarë të shumtë kanë protestuar ditën e sotme në Prisht...
Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse është që...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar mbi 30 tonë ...
Bashkimi Evropian ka bërë publike propozimet për paketën e...
Franca dhe Kanadaja kanë hapur konsullata në Groenlandë, n...
Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, nj...
Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë pesëvjeça...
Në sondazhin e fundit të ARD-Deutschlandtrend, SPD ka fitu...
Tensione mes vendeve, në prag të takimit të pritur mes pre...
Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel theksoi sot se vendi i ...
Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas...
Administrata Trump do të lançojë sot 'TrumpRx', një faqe i...
Ukraina dhe Rusia kanë kryer një shkëmbim të rrallë të të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...