Autobusi del nga rruga dhe përfundon në përrua/ Humbin jetën 14 persona
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën kur një autobus dol...

“Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, dhe Kuvendit po e ngadalëson edhe më tej rrugën europiane të këtij vendi.
Kjo ndodh në kohën kur Mali i Zi, edhe pa këto përplasje institucionale, ka nisur të shfaqë shenja ngecjeje në përmbushjen e detyrimeve në disa fusha të rëndësishme për integrimin europian.
Më 3 shkurt, Millatoviç ia ktheu Kuvendit një paketë ligjesh për rishqyrtim, duke u arsyetuar se dëshiron që deputetët t’i lexojnë dhe shqyrtojnë me seriozitet ato.
“Reformat europiane nuk nënkuptojnë thjesht ngritje dore në Kuvend, as miratim ligjesh pa debat dhe diskutim”, shkroi presidenti malazez në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një paketë prej 25 ligjesh që tashmë kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni Europian dhe që janë të domosdoshme për Malin e Zi për të vazhduar mbylljen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit në BE.
Dy ditë më vonë, Millatoviç ndryshoi qëndrim dhe i shpalli ligjet në fuqi.
Ai tha se kthimi i tyre në Kuvend, me pritjen që deputetët t’i lexonin dhe t’i shqyrtonin seriozisht, sipas vlerësimit të tij, nuk do të kishte asnjë efekt praktik.
Kjo paketë ligjesh, e njohur në zhargonin politik si “ligjet blu”, e kishte miratimin e Brukselit dhe Komisioni Europian konfirmoi se ishte në dijeni për vendimin e presidentit të Malit të Zi për t’i shpallur ligjet.
“Ne konfirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme për synimin ambicioz të Malit të Zi që t’i mbyllë të gjithë kapitujt e mbetur të negociatave deri në fund të vitit, me kusht që të përmbushen plotësisht të gjitha kushtet e nevojshme”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Guillaume Mercier.
Megjithatë, veprimi i fundit nxori në pah një problem më të thellë: Mali i Zi, i cili tani po hyn në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit në BE, ka nisur të shfaqë shenja të ngadalësimit të procesit.
Ambicia nuk është vetëm e Malit të Zi, por edhe e institucioneve europiane, që ky vend t’i mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti.
Kjo, së paku teorikisht, do ta bënte të realizueshëm sloganin shtetëror “28 deri më 28”, që nënkupton se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Europian deri në fund të vitit 2028 - duke pasur kështu kohë të mjaftueshme për ratifikimin e Marrëveshjes së Anëtarësimit, e cila nënshkruhet pas përfundimit zyrtar të negociatave.
Procesi i ratifikimit duhet të kalojë në të gjitha shtetet aktuale anëtare të BE-së - gjithsej 27 - si dhe në shtetin që i bashkohet unionit, në këtë rast, Malin e Zi.
Ky është një proces që zakonisht zgjat nga një deri në tri vjet. Megjithatë, Mali i Zi, i cili shpesh konsiderohet si lider në procesin e zgjerimit të BE-së, po e zvarrit ritmin e reformave dhe të negociatave.
Sipas zyrtarëve europianë, plotësimi i pozitave kyçe, si gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, tashmë përbën një pengesë serioze për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit.
Po të kishte vendosur presidenti Millatoviç t’i frenonte të ashtuquajturat “ligje blu”, kjo do të kishte rrezikuar konferencat e ardhshme ndërqeveritare, të planifikuara për muajt mars dhe prill, në të cilat mund të mbyllen disa kapituj negociues, bëjnë të ditur burime të Radios Evropa e Lirë. E, këtë e konfirmoi edhe Mercier.
“Vonesat e vazhdueshme në procese kyçe, si miratimi i ligjeve dhe emërimi i pozicioneve të lira, nëse mbeten të pazgjidhura, mund të përbëjnë një pengesë serioze për realizimin e ambicies së Malit të Zi që t’i mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit”, tha ai.
Eurodeputeti Tomisllav Sokoll, anëtar i delegacionit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Malit të Zi, paralajmëroi se ngadalësimi i ritmit të miratimit të ligjeve të nevojshme për mbylljen e kapitujve, “mund të ketë pasoja afatgjate për rrugën europiane të shtetit”.
“Dritarja e BE-së nuk do të jetë e hapur përgjithmonë, dhe dihet se kush dëshiron ta mbyllë atë. Prandaj, është e rëndësishme të mos humbet një moment që rrallëherë përsëritet”, shkroi Sokoll në rrjetet sociale.
Në janar, Mali i Zi mbylli përkohësisht kapitullin 32 dhe aktualisht i ka të mbyllur 13 kapituj nga gjithsej 33 në negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Pritet që gjatë gjysmës së parë të vitit, Bashkimi Europian të miratojë formimin e grupeve punuese që do të angazhohen në hartimin e draftit të Marrëveshjes së Anëtarësimit.
Teksti i kësaj marrëveshjeje përcakton kushtet e anëtarësimit, marrëveshjet kalimtare, masat mbrojtëse, kontributin buxhetor, numrin e deputetëve në Parlamentin Europian, votat në Këshillin e BE-së, si dhe komisionarin që do ta përfaqësojë Malin e Zi.
Sipas parimeve negociuese të miratuara nga Konferenca e Anëtarësimit, marrëveshjet e arritura gjatë negociatave për kapitujt e veçantë, edhe kur janë të pjesshme, nuk konsiderohen përfundimtare, derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjithë kapitujt.
Mali i Zi duhet të mbyllë edhe 23 kapituj negociues, ndërsa për mbylljen e secilit prej tyre kërkohet miratimi i të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Europian. /REL
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën kur një autobus dol...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se mund të ve...
BE i ka kërkuar shërbimit kinez online "TikTok" të ndrysho...
Qytetarë të shumtë kanë protestuar ditën e sotme në Prisht...
Një gjeneral i profilit të lartë në ushtrinë ruse është që...
Policia e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar mbi 30 tonë ...
Bashkimi Evropian ka bërë publike propozimet për paketën e...
Franca dhe Kanadaja kanë hapur konsullata në Groenlandë, n...
Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, nj...
Gjashtë persona u plagosën, përfshirë një fëmijë pesëvjeça...
Në sondazhin e fundit të ARD-Deutschlandtrend, SPD ka fitu...
Tensione mes vendeve, në prag të takimit të pritur mes pre...
Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel theksoi sot se vendi i ...
Një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtetas...
Administrata Trump do të lançojë sot 'TrumpRx', një faqe i...
Ukraina dhe Rusia kanë kryer një shkëmbim të rrallë të të ...
Një stuhi e quajtur “Leonardo” solli shira dhe erëra të fo...
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave i Serbis...
Shitjet e birrës në Gjermani ranë me ritmin e tyre më të l...
SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...