“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...

Rusia i ka vazhduar bombardimet vdekjeprurëse mbi qytetet ukrainase, duke i vrarë të paktën tre njerëz në rajonin e Harkivit gjatë natës, thanë zyrtarët lokalë të hënën.
Sulmet u kryen derisa presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po përgatitet për ndalesën e radhës në turneun e tij në kryeqytetet evropiane për të gjetur më shumë mbështetje.
Shërbimet e Emergjencës së Ukrainës raportuan të hënën se tre njerëz u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm rus në qytetin lindor Balaklia, një nyje e rëndësishme hekurudhore në rajonin e Harkivit.
Vitaliy Karabanov, kreu i administratës ushtarake në Balaklia, tha se sulmi goditi qendrën e qytetit dhe plagosi të paktën tre fëmijë. Nëntë persona u shtruan në spital, ndërsa ekipet e emergjencës ndodheshin në vendngjarje, shtoi ai.
Hollësi nga këto sulme nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, dhe nuk është e qartë se cilat objekte u goditën. Balaklia u pushtua nga forcat ruse menjëherë pasi Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të viti 2022, por u rimor nga forcat ukrainase disa muaj më vonë.
Rusia i ka rritur sulmet ndaj objekteve energjetike ukrainase me afrimin e muajve të dimrit, duke ngjallur frikë për mungesë të energjisë elektrike në gjatë motit të ftohtë. Moska i ka goditur gjithashtu rregullisht zonat civile ukrainase, megjithëse e mohon se shënjestron objekte të tilla.
Ndërkohë, Zelensky e ka nisur një udhëtim në kryeqytete e rëndësishme europiane në përpjekje për të siguruar furnizim me energji dhe armë për Ukrainën, e cila po përballet me ofensiva të vazhdueshme ajrore dhe tokësore nga Rusia.
Zelensky pritet të mbërrijë në Paris sot, për t’u takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron – i cili është mbështetës i fuqishëm i Ukrainës. Takimi i parë mes tyre pritet të zhvillohet në bazën ajrore Villacoublay jashtë kryeqytetit.
Zelensky ka thënë se “një marrëveshje e madhe me Francën” është duke u përgatitur, por nuk është e qartë nëse gjatë kësaj vizite të tij do të ketë ndonjë njoftim të rëndësishëm.
Ai u ka kërkuar partnerëve perëndimorë raketa shtesë me rreze të gjatë për t’i goditur raketahedhësit thellë brenda Rusisë. Franca më parë ka premtuar të dërgojë raketa Aster me rreze të mesme për mbrojtjen e Ukrainës.
Lideri ukrainas do të udhëtojë për në Spanjë më 18 nëntor.
Për të zbutur krizën energjetike të shkaktuar nga sulmet me raketa ruse, Zelensky ishte në Athinë të dielën, ku nënshkroi një marrëveshje për të importuar gaz natyror të lëngshëm të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara duke filluar nga muaji i ardhshëm deri në mars 2026.
Ky veprim erdhi ndërsa Zelensky u zotua ta reformojë sektorin energjetik të vendit, i cili është përfshirë nga skandale, në përpjekje për të zbutur zemërimin pas akuzave për korrupsion të përhapur.
Më 10 nëntor, agjencia kundër korrupsionit e Ukrainës njoftoi për një “operacion të gjerë”, duke ngritur dyshime për dhjetëra miliona dollarë korrupsion në sektorin e energjisë.
Zelensky tha të dielën se drejtuesit e të paktën tri kompanive shtetërore të energjisë do të shkarkohen dhe do të zëvendësohen shpejt, dhe se ndryshime të tjera janë duke u përgatitur.
Mbetet për t’u parë nëse këto ndryshime do të jenë të mjaftueshme për të zbutur trysninë ndaj Zelenskyt dhe për t’i kënaqur aleatët perëndimorë të Kievit, të cilët kanë kërkuar që ai të bëjë më shumë për ta ndalur korrupsionin endemik ndërsa vendi vazhdon të luftojë kundër pushtimit të plotë rus./REL
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ligjvë...
Stuhia Claudia, që po qarkullon prej ditësh nëpër Europë, ...
Një vullkan në Sakurajima në Japoninë jugperëndimore shpër...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të diel se...
Prostitucioni i detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore...
Ministri në detyrë i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, k...
Pas protestave në disa qytete të ndryshme të Evropës, tani...
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesë...
Një terminal i madh nafte në qytetin portual rus të Novoro...
Presidenti i Ukrainës pritet të vizitojë Athinën ditën e s...
Superarma e re e Vladimir Putinit, "Petrel", me sa duket ë...
Moti i keq ka goditur ditën e sotme zonën e gjerë të Xheno...
Mijëra njerëz në Shkup kanë protestuar ditën e sotme në qe...
Papa Leo mirëpriti Spike Lee, Cate Blanchett, Greta Gerwig...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri izrae...
Presidenti i Ukranës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdh...
Evropa po i rrit shpenzimet e saj për mbrojtjen. Por, një ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se ai m...
Në një raport të transmetuar më 11 tetor 2020, një gazetar...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...