Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka insistuar në kërkesën e saj për rivotim në Mitrovicë të Jugut, duke dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, PDK-ja e quajti vendimn e PZAP-së të gabuar, pasi tha se “procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar”.
“Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK-ja kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e kishte hedhur poshtë të premten një kërkesën e PDK-së për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Mitrovicës së Jugut pas pretendimeve për parregullsi.
PZAP-ja theksoi se kërkesa e PDK-së ishte e “pabazuar”, duke shtuar se kjo parti “nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar këto parregullsi". Garën për Mitrovicën e Jugut e fitoi në balotazh më 9 nëntor Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje, me 53.47% të votave, kundër Arian Tahirit të PDK-së, i cili i mori 46.53% të votave, me një diferencë prej 2 mijë e 315 votash.
Një ditë pas votimeve në balotazh, komisionerët PDK-së dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë të Jugut u tërhoqën nga procesi i verifikimit të votave me dyshimet për keqpërdorim.
Këta komisionerë kishin hasur në fletëvotime me kod të vendvotimit që nuk përputhej me vendvotimin prej nga ato vinin. Më vonë u kuptua se bëhej fjalë për 75 fletëvotime të tilla.
Me urdhër të prokurorisë, verifikimi u ndalua dhe rifilloi vetëm një ditë më vonë, sërish me vendim të prokurorisë.
Pak pas verifikimit të votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi një rekomandim për themelimin e një komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të tyre në vendvotimet në Mitrovicën e Jugut. PDK-ja u ankua në PZAP se, përveç fletëvotimeve që ishin gjetur të përziera ndërmjet klasave dhe shkollave të ndryshme, në shpërputhje me kodet unike të vendvotimeve, pjesëmarrja e votuesve në balotazh ishte më e lartë se ajo në rundin e parë më 12 tetor.
Ajo ishte ankuar gjithashtu se gjatë procesit të numërimit janë hasur shumë fletëvotime të pavulosura, ndërsa disa të tjera janë gjetur të vulosura dy herë.
PZAP-ja shtoi se pretendimet e PDK-së janë të pabazuara, duke qenë se KQZ-ja ka formuar komision për verifikimin e fletëvotimeve të dyshimta, dhe se kompania përgjegjëse për shtypjen e tyre ka sqaruar se bëhet fjalë për “gabim teknik”.
Më herët, kompania sllovene CETIS tha se kishte zhvilluar hetim të plotë dhe se “problemi ka ndodhur vetëm në një nga katër kokat e printerit që shtyp numrin e vendvotimit, përderisa sistemi i kontrollit monitoron vetëm numrin serik (QR kodin), ndaj gabimi nuk është detektuar gjatë shtypjes”.
PZAP-ja vlerësoi se nuk ka pasur cenim të integritetit të zgjedhjeve.
“Pasi që nga provat e ekzistuese rezulton se ka ekzistuar vetëm gabim teknik në kodin e fletëvotimit në vendvotim, ndërsa numri serikë dhe elementet e tjera që kanë qenë të domosdoshme për sigurinë e fletëvotimit kanë ekzistuar në secilin fletëvotim”.
PDK-ja tha të premten vonë se do të ankohet në Gjykatën Supreme ndaj vendimit "të padrejtë" të PZAP-së./ Rel
Një terminal i madh nafte në qytetin portual rus të Novoro...
Presidenti i Ukrainës pritet të vizitojë Athinën ditën e s...
Superarma e re e Vladimir Putinit, "Petrel", me sa duket ë...
Moti i keq ka goditur ditën e sotme zonën e gjerë të Xheno...
Mijëra njerëz në Shkup kanë protestuar ditën e sotme në qe...
Papa Leo mirëpriti Spike Lee, Cate Blanchett, Greta Gerwig...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kryeministri izrae...
Presidenti i Ukranës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një urdh...
Evropa po i rrit shpenzimet e saj për mbrojtjen. Por, një ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se ai m...
Në një raport të transmetuar më 11 tetor 2020, një gazetar...
Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sa...
Qyteti i Nju Jorkut u zbardh nga bora e parë e sezonit, du...
Një shpërthim u shënua mbrëmjen e kësaj të premteje në lag...
Qeveria polake njoftoi këtë të premte se po zbaton masa sh...
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka hed...
Komisioni Evropian synon taksa në të gjithë BE-në mbi ushq...
Kalifornia planifikon të revokojë 17,000 patenta shoferi k...
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregti...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...