Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Çfarë lloj urdhër-arresti është ky?
Bëhet fjalë për bazën e të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë. Ato mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë. Nëse ka dyshime se i akuzuari është arratisur nga drejtësia ruse, ai do vendoset në këtë listë si i kërkuar. Ministria nuk zbulon kriteret sipas të cilave është bërë lista. Por aktualisht në listat e të kërkuarve për vepra penale janë 96.752 persona.
Cilët shtetas jorusë kërkon Rusia?
Kjo listë ruse përfshin qindra të huaj, kryesisht ushtarakë ukrainas dhe persona të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Por lista përfshin edhe 160 politikanë, përfaqësues dhe nëpunës civilë të Evropës Lindore nga Estonia, Lituania, Letonia, Polonia dhe Ukraina.
Ndër emrat më të njohur janë kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, sekretari shtetëror i Estonisë, Taimar Peterkop, dhe ministri i Kulturës i Lituanisë, Simonas Kairys.
Për çfarë akuzohen?
"Veprimet armiqësore kundër trashëgimisë historike ruse" janë arsyeja zyrtare e ndjekjes së tyre. Për shembull, pas pushtimit rus të Ukrainës, parlamenti letonez votoi për prishjen e të gjitha monumenteve të mbetura të epokës sovjetike në vend. Këto monumente i kushtohen Patriotit të Madh Luftë, siç e quajti Rusia Luftën e Dytë Botërore.
Kjo është arsyeja e mjaftueshme që Ministria e Punëve të Brendshme ruse të lëshojë urdhër për arrestimin e të gjithë anëtarëve të parlamentit, të cilët votuan në maj 2022. Bëhet fjalë për 83 persona. Një prej tyre është edhe ish-ministrja e Brendshme Maria Golubeva. Lituania filloi prishjen e monumenteve sovjetike në vitet 1990. Në vitin 2022 u hoqën të gjitha. Estonia shkatërroi gjithashtu një monument sovjetik. Dhe në mesin e vetë popullatës baltike pati protesta të izoluara kundër tij.
Rusia i kritikon ashpër vendime të tilla. "Lufta kundër historisë së përbashkët dhe heqja e monumenteve të atyre që shpëtuan Evropën nga fashizmi është natyrisht, e egër," tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Por mosmarrëveshja për monumentet nuk është e vetmja arsye pse një person përfundon në fletë-arrestin rus. Presidenti rus Vladimir Putin ka kritikuar vazhdimisht Letoninë dhe Estoninë për trajtimin e pakicave rusishtfolëse në këto vende.
Dy shtetet baltike po largohen plotësisht edhe nga gjuha ruse. Arsimi organizohet vetëm në gjuhët kombëtare. Ata që kanë një pasaportë ruse dhe duan të vazhdojnë të jetojnë në Letoni duhet të dëshmojnë njohuritë e gjuhës letoneze më së voni deri vitin e ardhshëm. Përndryshe, ekziston rreziku i dëbimit, edhe nëse personi e ka kaluar tërë jetën në Letoni.
Cilat janë pasojat që mund të priten?
Për sa kohë që ata nuk shkelin në Rusi, urdhri për arrest nuk ka pasoja për këta persona. Kurse në Federatën Ruse, ata për të cilët është lëshuar fletë -arresti mund të arrestohen dhe mund të ketë procedim penal me akuzën e "veprimtarisë kriminale".
A i shërben regjistrimi interesave të brendshme politike?
Po. Me zgjedhjet presidenciale në mars, Putini dëshiron të tregojë se ai qëndron në mbrojtje dhe se i mbron të gjithë rusët - jo vetëm në vend, por edhe përtej kufijve të Rusisë. Kreu i Kremlinit dëshiron të pozicionohet si një president i fortë dhe vendimtar. Për shkak të kësaj, ai vë në rrezik marrëdhëniet tashmë të acaruara dypalëshe me vendet baltike.
E fundit, por jo më pak e rëndësishme, kjo listë plotëson gjithashtu imazhin e një Evrope armiqësore që mbështet fuqimisht Ukrainën. Kryeministrja letoneze Kallas, në veçanti, mbron fuqimisht dërgesat e mëtejshme të armëve dhe mbështet fuqishëm Ukrianën në luftën kundër Rusisë./DW
Më shumë se një mijë pergamena u varrosën dhe u mbulua...
Çdo vend anëtar i NATO-s duhet të ndajë 2% të vlerës së pr...
Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbuli...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të më...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së miratuan...
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bër...
Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rus...
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihmash prej...
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një skuadër ...
Në katin e dytë të Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur posht...
Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë ë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokum...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...