"Nuk kemi asnjë pikë takimi me Librazhdin"/ Qyetarët e Prrenjasit në protestë kundër planit për "Territorialen"
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...
Qytetarët e Përrenjasit po zhvillojnë ditën e sotme një pr...

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së miratuan të martën ngritjen e akuzave për shkarkimin e Sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas duke e bërë atë përgjegjës për fluksin rekord të emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufirin SHBA-Meksikë. Republikanët e vijës së ashpër kanë vënë në shënjestër zotin Mayorkas për muaj të tërë për këtë çështje. Shkarkimi i zotit Mayorkas mund të bëhet në Senat ku demokratët kanë shumicën dhe sipas të gjitha gjasave akuzat do të hidhen poshtë.
“Pro votuan 214 ligjvënës dhe kundër votuan 213, rezoluta u miratua”, konfirmoi ngritjen e akuzave për shkarkimin e Sekretarit Mayorkas republikani Mike Johnson, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.
Votimi për ngritjen e akuzave për shkarkim kaloi megjithëse tre republikanë iu bashkuan demokratëve duke votuar kundër.
Republikanët e vijës së ashpër kanë vënë në shënjestër zotin Mayorkas për muaj të tërë, por javën e kaluar ata dështuan për vetëm një votë më pak në përpjekjen e parë për të ngritur këto akuza.
Votimi të martën ishte përsëri i ngushtë, por megjithatë ai përfundoi me ngritjen e akuzave për shkarkim të Sekretarit Mayorkas me kthimin e udhëheqësit të shumicës republikane Steve Scalise në Kongres. Ai nuk mori pjesë në votimin e javës së kaluar pasi po merrte trajtim mjekësor.
Zoti Mayorkas është anëtari i dytë i kabinetit qeveritar në historinë amerikane ndaj të cilit ngrihen akuzat për shkarkim. Në vitin 1876, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj sekretarit të Mbrojtjes William Belknap në lidhje me kontratat qeveritare. Ai dha dorëheqje para votimit.
Javën e kaluar zoti Mayorkas e bëri të qartë se nuk do të jepte dorëheqje nëse ngriheshin akuzat për shkarkim kundër tij.
Pas votimit në Dhomën e Përfaqësuesve, akuzat do të dërgohen në Senat.
Demokratët kanë epërsi në Senat, ata kontrollojnë 51 vende dhe republikanët kanë 49.
Ka pak gjasa që demokratët të mbështesin largimin nga detyrat e zotit Mayorkas.
Çështja e imigracionit ka të ngjarë të jetë çështje kryesore në garën presidenciale të nëntorit, ku Preisenti Biden dhe ish Presidenti Trump duket se do të përballen përsëri me njëri-tjetrin./ VOA
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bër...
Ministri i Kulturës së Letonisë, një prej zyrtarëve që Rus...
Senati amerikan miratoi të martën një paketë ndihmash prej...
Fotografitë e mëposhtme tregojnë momentin kur një skuadër ...
Në katin e dytë të Bibliotekës së Shën Markut në Venecia, ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka hedhur posht...
Në këtë festë të Shën Valentinit, problemi i vetmisë ë...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
Kaos në sportele: Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dokum...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për shkarkimin...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka shkruar një letër P...
Kamionë të mëdhenj janë ngarkuar me stiva trungjesh në...
Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje urgjente të m...
Bisedimet ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Egjipti, ...
Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë s...
Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i...
Policia ruse ka futur në listën e personave më të kërkuar ...
Senati amerikan miratoi të martën herët në mëngjes një pak...
Dokumentet personale të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...