“Lufta është gjithmonë disfatë”/ Papa Françesku, thirrje për paqe në Lindjen e Mesme
Papa Françesku para audiencës së tij në sheshin e Shën...

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë tha të premten se kishte dënuar zotin Robert Shonov, ish punonjës i konsullatës amerikane, nën akuzat për bashkëpunim të paligjshëm dhe të fshehtë me qeverinë amerikane për të dëmtuar sigurinë kombëtare të Rusisë. Gjykata tha se zoti Shonov u dënua me gati pesë vjet burg.
Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, e arrestoi shtetasin rus Robert Shonov në Vladivostok në maj të vitit 2023. FSB-ja e akuzoi atë se ishte paguar nga diplomatë amerikanë në këmbim të informacioneve të fshehta që ishin potencialisht të dëmshme për Rusinë. Shtetet e Bashkuara e dënuan të shtunën burgosjen duke e quajtur “një padrejtësi skandaloze”.
“Akuzat kundër zotit Shonov janë tërësisht fiktive dhe nuk kanë baza”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Një gjykatë në rajonin Primorsky në lindjen e largët të Rusisë konfirmoi përmes një deklarate të premten se e kishte shpallur fajtor zotin Shonov dhe e kishte dënuar me katër vjet e 10 muaj burg.
Në një video ku lexohet vendimi, e publikuar nga gjykata, shihet zoti Shonov brenda një kafazi ndërsa dëgjon fjalën e gjykatësit.
FSB-ja ruse publikoi një video në gusht të vitit 2023 që tregonte një rrëfim të supozuar nga zoti Shonov ku thoshte se dy diplomatë të lartë amerikanë, me seli në Moskë të dëbuar më pas nga Rusia, i kishin kërkuar atij që të mblidhte të dhëna në lidhje me përpjekjet e Rusisë për luftën në Ukrainë, aneksimin e territoreve të reja, mobilizimin ushtarak dhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në videon e regjistruar nga FSB-ja, zoti Shonov tregonte se i ishte thënë që të mblidhte të dhëna “negative” për këto objektiva, që të studionte shenja të protestave popullore dhe t’i pasqyronte të dhënat në raportet e tij. Nuk është e qatë nëse ai ishte detyruar t’i bënte këto aludime.
Zoti Shonov punoi në Konsullatën e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara në Vladivostok për më shumë se 25 vjet. Në vitin 2021 Rusia dha urdhër për pushimin nga puna të personelit lokal që punonte për konsullatën amerikane.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë rënë në nivelin më të ulët për dekada për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës./ VOA
Papa Françesku para audiencës së tij në sheshin e Shën...
Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do t...
Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të j...
Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do...
Kemi Badenoch është bërë liderja e re e konservatorëve...
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënoi të shtunën Izraelin dh...
Pentagoni ka bërë të ditur ndihmë të re ushtarake për Ukra...
Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, është zotu...
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fund...
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi ...
Raketat e nisura nga Libani kanë plagosur 11 persona në qe...
Rreth 500 ushtarë shtesë do të angazhohen në rajonin e...
President i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka paditu...
Rusia e ka gjobitur kompaninë Google me një shumë parashë ...
Një 22-vjeçar rus, që ishte dënuar me 12 vjet burgim nën a...
Inteligjenca amerikane akuzoi më 1 nëntor “aktorët e ndiki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është ...
Organet e rendit janë në kërkim të personave që u vunë zja...
Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren m...
Donald Trump e quajti ish-ligjvënësen republikane Liz ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...