Kim nget tankun e ri, kërcënon Perëndimin me luftë
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave...

Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetin në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në raportin vjetor të NATO-s, të cilin do ta paraqesë të enjten në Bruksel sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
Në raport theksohet se për vite të tëra misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka ruajtur një ambient të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim me organizatat tjera ndërkombëtare si, Bashkimin Evropian, Kombet e Bashkuara dhe të tjerat.
“Në vitin 2023, KFOR-i luajti rol kyç për të siguruar stabilitet në Kosovë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të dhunës në muajin maj dhe shtator, aleatët dislokuan rreth 1.000 forca rezervë për misionin, që paraqet rritjen më të madhe në një decenieje. Kjo ia ka mundësuar KFOR-it ta trefishojë numrin e patrullimeve dhe ta katërfishojë praninë në veri të Kosovës", thuhet në raport.
Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten në fund të majit 2023, pasi kryetarët e rinj të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.
Banorët serbë e kundërshtuan këtë dhe organizuan protesta që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, ku u plagosën dhjetëra demonstrues dhe ushtarë të KFOR-it.
Ato u përshkallëzuan disa muaj më vonë, më 24 shtator, kur Policia e Kosovës u sulmua nga një grup serbësh të armatosur në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit, ku mbeti i vrarë një polic dhe tre sulmues.
Si rrjedhojë, NATO-ja e shtoi numrin e ushtarëve të saj në misionin paqeruajtës, KFOR, në Kosovë.
Sipas raportit të së enjtes, tani misioni i KFOR-it i ka 4.700 pjesëtarë në Kosovë, përfshirë edhe forcën rezervë.
Në raportin e tij vjetor, Stoltenberg përmend edhe ndihmën që NATO-ja ia ka ofruar organizatave të sigurisë në Kosovë për ndërtimin e kapaciteteve të tyre, sidomos në fushën e logjistikës, për mbështetje mjekësore, prokurim dhe menaxhim të resurseve njerëzore.
Edhe në këtë raport shprehet mbështetje e NATO-s për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“NATO-ja mbetet e përkushtuar në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Beogradit dhe Prishtinës. Dialogu është platforma kryesore për arritjen e zgjidhjes e cila respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme, që është në dobi të sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimorë", thuhet në raport.
Në këtë raport të hollësishëm përmenden aktivitetet kryesore të NATO-s në vitin e fundit, nga angazhimi për ndihmë Ukrainës për t’u përballur me agresionin e Rusisë, rritja e pranisë në krahun lindorë për të siguruar mbrojtjen e territorit të të gjitha vendeve anëtare, rritja e investimeve për forcimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës, deri tek angazhimi në misionet, siç është ai i KFOR-it në Kosovë.
NATO-ja prezanton rregullisht raport vjetor për aktivitetet e veta.
Raporti i prezantuar të enjten në Bruksel konsiderohet i fundit i paraqitur nga sekretari i tanishëm Stoltenberg, pasi pritet që së shpejti, mundësisht para samitit në Uashington në korrik, aleatët të pajtohen për emërimin e pasardhësit të Stoltenbergut./REL
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave...
Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë...
Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën vonë se nuk sheh ndonjë t...
Shqipëria publikoi të hënën raportin për Parkun Kombëtar t...
Disa politikanë të koalicionit qeverisës bashkë me kristia...
Pse sektori i energjisë diellore ka nevojë për më shumë fo...
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Malin e Zi në orë...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur ku...
Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës ndihma të reja...
Një sulm izraelit me dron shënjestroi një makinë në jug të...
Parlamenti Evropian (PE) miratoi sot Ligjin për Inteligjen...
Departamenti i Shtetit i SHBA-së shqetësohet për rreziqet ...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) qëndron prapa një va...
Leonid Volkov, një ish-ndihmës i afërt i liderit të ndjerë...
Kina ka paralajmëruar për pasoja nëse SHBA-ja ndalon aplik...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar pas ...
Çështja e moszbatimit të një vendimi të Gjykatës Kusht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ish-presidenti Donald ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të mërku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...