A po i mban Gjermania premtimet për gjysmëpërçuesit?
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë të enjten se inkursioni i ushtrisë ukrainase në tokën ruse nuk ka ndikuar në të ashtuquajturin “operacion special ushtarak” të Moskës, një shprehje që Kremlini e përdor për ta përshkruar luftën e tij kundër Ukrainës.
Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok, Putini pretendoi se duke dërguar trupa në rajonin Kursk të Rusisë, Ukraina i ka dobësuar forcat e veta në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ruse kanë çarë përpara në ditët e fundit.
“Synimi i armikut ishte të na zemëronte, të tallej, t’i zhvendoste trupat tanë nga njëra anë në tjetrën, dhe ta ndalte ofensivën tonë në drejtime kyçe, para së gjithash në Donbas”, tha Putin-i. “A ia doli armiku ta arrijë këtë? Jo, nuk arriti asgjë”, shtoi ai.
Putini pretendoi se forcat ruse “e stabilizuan gjendjen dhe filluan ta zmbrapsin dalëngadalë armikun nga territoret përgjatë kufirit”, ku forcat ukrainase u futën në territorin rus në fillim të gushtit.
Ky veprim e la Ukrainën pa mjete për “ta ndalur ofensivën tonë” në lindje të Ukrainës, tha Putin.
Kievi pretendon se i ka marrë nën kontroll më shumë se 1.200 kilometra katrorë të tokës ruse falë inkursionit befasues muajin e kaluar. Kjo është hera e parë prej Luftës së Dytë Botërore që ndodh një inkursion në tokën ruse. Ndërkohë, forcat ruse kanë shënuar përparime të mëdha në përpjekjet e tyre për ta kapur qytetin strategjik të rajonit lindor të Ukrainës, Pokrovsk.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha në një intervistë për televizionin amerikan "NBC" këtë javë se synimi i inkursionit befasues në Kursk grumbullimi i trupave dhe i territorit rus për këmbime në të ardhmen, duke nënvizuar se Ukraina nuk ka nevojë për tokë ruse.
“Operacioni ynë ka për qëllim rikthimin e integritetit tonë territorial. Ne kapim trupa ruse për t’i zëvendësuar me ukrainase. Ne u themi atyre, e dini, ne duam kthimin e ushtarëve tanë në këmbim të ushtarëve rusë. E njëjta gjë vlen edhe për territoret. Ne nuk kemi nevojë për tokën e tyre”, tha Zelensky.
Në të kaluarën, Putini e ka quajtur “provokim” inkursionin ukrainas dhe ka thënë se nuk i ka lënë Rusisë arsye për të biseduar me Kievin.
“Çfarë ka mbetur për të biseduar me ata tani”, kishte thënë ai.
Por, më 5 shtator ai u tërhoq nga ky qëndrim duke thënë se “ne kurrë nuk kemi refuzuar të bisedojmë”.
Megjithatë, Putin tha se në bisedimet për paqe duhet patjetër të merren parasysh kushtet e kamotshme të Rusisë, se pjesë të okupuara të Ukrainës nga trupat ruse duhet të mbesin nën kontrollin e Moskës.
Rusia i ka uzurpuar pjesë të rajoneve ukrainase Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson, ndërsa në shtator 2022 ajo i aneksoi ato plotësisht në mënyrë të jashtëligjshme.
Kombet e Bashkuara vazhdojnë t’i njohin këto rajone si pjesë të Ukrainës.
Ukraina vazhdimisht ka kërkuar që t’i kthehen territoret e okupuara nga Rusia, përfshirë edhe Gadishulli i Krimesë, i aneksuar nga Moska më 2014./ Rel
Kur Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Michel Barnier, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit...
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun K...
Rusia tha se do të ndërmarrë masa hakmarrëse ndaj medi...
Të enjten, një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje ...
Papa Françesku paralajmëroi kundër përdorimit të fesë ...
Një nxënës 14-vjeçar vrau me armë zjarri dy gjimnazistë dh...
Uashingtoni reagon me sanksione ndaj televizionit shte...
Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajro...
Të paktën katër persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e n...
Shtetet e Bashkuara kanë ngritur aktakuzë kundër dy menaxh...
Një gjykatës federal refuzoi të martën kërkesën e paraqitu...
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka ng...
Shtatë persona u shpëtuan dhe 21 të tjerë rezultojnë të hu...
Mbështetja ushtarake gjermane për Ukrainën dhe ndihmat për...
Ligjvënësit rumunë e kaluan të mërkurën një projektligj pë...
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko...
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i tha të...
Rritja e temperaturave duhet të jetë alarm global, ka thën...
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, është rapo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...