web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat në Serbi/ Vuçiç: Nuk do të ketë falje, i paralajmërova 500 herë

29 Qershor 2025, 13:17, Kosova & Bota CNA

Protestat në Serbi/ Vuçiç: Nuk do të ketë falje, i

Pas protestave masive në Serbi, Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të ketë falje dhe as heqje të vazhdimit penale pë rata që janë paralajmëruar 500 herë që të mos bëhen pjesë e dhunës.

Në fjalimin e tij drejtuar publikut, Vuçiç tha se do të ketë shumë arrestime të tjera për shkak të sulmeve ndaj policisë që ndodhën mbrëmë, pas protestave nga studentët që bllokuan fakultetet.

“Ky nuk është fundi, njerëzit po identifikohen, kjo është ajo mbi të cilën po punon BIA.Kërkoj nga prokuroria kompetente të bëjë punën e saj, të mos sillet si e paaftë dhe naive. Po vjen koha për përgjegjësi. Nuk do të nënshkruaj falje, asnjë lloj heqjeje të vazhdimit të ndjekjes penale të atyre që i kemi paralajmëruar pesëqind herë të mos marrin pjesë në dhunë. Do të bëjmë një dallim të drejtë ndaj, le të themi, studentëve të Fakultetit të Arkitekturës dhe disa fakulteteve të tjera që thanë qartë: ‘Po, ne mendojmë më të keqen për Vuçiçin, por nuk do të marrim pjesë në dhunë’. Ka një ndryshim të madh midis tyre dhe atyre që me vetëdije donin të provokonin gjakderdhje”, tha Vuçiç./ CNA





Lajmet e fundit nga