web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti: Nëse Albulena Haxhiu nuk mbështetet në votim, do të tërhiqet

28 Qershor 2025, 20:03, Kosova & Bota CNA

Kurti: Nëse Albulena Haxhiu nuk mbështetet në votim, do të

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri deklarata për mediat pas dështimit të takimit me partitë politike këtë të shtunë.

Në fjalën e tij para gazetarëve në Prishtinë, Kurti tha se ishte një hap i rëndësishëm, por nuk pati reflektim.

Kurti shtoi se nëse kandidatja Albulena Haxhiu nuk mbështetet në votim për kryetare të Kuvendit, do të tërhiqet nga gara.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të qartë se nuk është ajo që zgjidh përplasjet politike mes grupeve parlamentare. Gjykata ka kërkuar dialog, bashkëpunim dhe marrëveshje në frymë mirëbesimi dhe ne kemi ndërmarrë hapa konkrete në këtë drejtim. Kompromisi i parë ishte që nëse kandidatja jonë për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk merr mbështetjen e mjaftueshme në votim, ajo do të tërhiqet. Ky ishte një hap i rëndësishëm nga ana jonë, por nuk pati reflektim. Ndërsa kompromisi i dytë konsistonte në një marrëveshje të paketuar që përfshinte emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”,-tha Kurti./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga