Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Presidenti Joe Biden do ta nisë vitin duke bërë fushatë në vende me rëndësi historike ku do të përkujtojë ngjarje të rënda, si trevjetori i sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit. Ai gjithashtu do të vizitojë një Kishë në Karolinën e Jugut, ku një amerikan i bardhë i armatosur vrau besimtarët afrikano-amerikanë. Gjatë këtyre vizitave ai pritet të argumentojë se zgjedhjet presidenciale që do të mbahen këtë vit mund të përcaktojnë fatin e demokracisë amerikane.
Të shtunën, Presidenti Biden do të shkojë në një zonë të Pensilvanisë, Valley Forge, ku George Washington dhe Ushtria Kontinentale kaluan një dimër të zymtë gati 250 vjet më parë. Atje, ai do të dënojë rolin e ish-presidentit Donald Trump për të nxitur mbështetësit e tij që sulmuan Kongresin amerikan në një përpjekje për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Dy ditë më vonë, Presidenti do të vizitojë Kishën “Mother Emanuel” në Çarleston ku nëntë persona u vranë me armë zjarri në qershorin e vitit 2015 nga një supremacist i bardhë.
Gjatë këtyre dy vizitave, ai do ta karakterizojë paraardhësin e tij si një kërcënim serioz për parimet mbi të cilat u themelua vendi, duke argumentuar se zoti Trump do të minojë demokracinë amerikane nëse fiton një mandat të dytë. Ish-Presidenti Trump ka epërsi të thellë mes kandidatëve që po përpiqen të sigurojnë emërimin e Partisë Republikane.
“Ne po drejtojmë fushatën me idenë se fati i demokracisë sonë varet nga zgjedhjet, pasi kështu është”, thotë menaxherja e fushatës për rizgjedhjen e zotit Biden, Julie Chavez Rodriguez në një konferencë me telefon me gazetarët.
Zoti Trump, i cili ndër të tjera përballet edhe me 91 akuza penale lidhur me dyshimet se bëri përpjekje për të përmbysur fitoren e zotit Biden, argumenton se janë demokratët ata që po përpiqen të minojnë demokracinë duke përdorur sistemin ligjor për të penguar fushatën e rivalit kryesor të presidentit.
“Joe Biden dhe aleatët e tij janë një kërcënim i vërtetë për demokracinë tonë”, shkruan në një memorandum këtë javë këshilltarët kryesorë të fushatës së zotit Trump, Chris LaCivita dhe Susie Wiles. “Në fakt, në një mënyrë të paparë më parë në historinë tonë, ata po bëjnë një luftë kundër tij.”
Përmendja e traumave kombëtare nga Presidenti Biden, shpesh duke bërë thirrje për veprim, është bërë karta e tij politike. Tragjeditë kanë përcaktuar jetën e vetë presidentit, nga aksidenti me makinë i vitit 1972 që i mori jetën gruas së tij të parë dhe vajzën e mitur, deri te vdekja e të birit Beau nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare në vitin 2015.
Në vitin 2020, zoti Biden fitoi për herë të parë duke premtuar se do të shëronte “shpirtin e kombit” pasi tha se ajo që e shtyu të hynte në garë për President ishte kur pa grupet e urrejtjes që marshonin në Çarlotsvill të Virxhninias, me pishtarë dhe svastika në vitin 2017.
Në vend që të premtojë të kapërcejë ndasitë e thella politike të vendit, siç bëri katër vjet më parë, Presidenti Biden do të theksojë se si ish-Presidenti Trump dhe mbështetësit kryesorë të lëvizjes së tij “Make America Great Again” paraqesin kërcënime ekzistenciale.
“Kandidati kryesor i një partie të madhe në Shtetet e Bashkuara po kandidon për president në mënyrë që të mund të shpërbëjë dhe shkatërrojë sistematikisht demokracinë tonë”, thotë Michael Tyler, drejtori i komunikimit i fushatës së Presidentit Biden.
Edhe nëse një tjetër kandidat e mund zotin Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, ekipi i zotit Biden argumenton se fituesi do të ishte mjaft i ngjashëm me ish-presidentin dhe se temat e fushatës do të ishin të ngjashme.
Shumica e amerikanëve janë të shqetësuar për të ardhmen e demokracisë në zgjedhjet e ardhshme megjithëse se çfarë konsiderojnë kërcënime ndaj demokracisë varet nga prirja e tyre politike.
Fushata e zotit Biden premtoi gjithashtu se do të mobilizohet gjerësisht për të shënuar më 22 janar, përvjetorin e vendimit të Gjykatës së Lartë që legalizoi abortin në mbarë vendin për gati 50 vjet, përpara se gjykata e lartë të anulonte vendimin në qershor të vitit 2022.
Ekipi i zotit Biden ka argumentuar se të drejtat e abortit dhe demokracia janë të ndërthurura në zgjedhjet e ardhshme duke u mbështetur në paralajmërimet e presidentit Trump dhe siç i quajnë demokratët “ekstremistët MAGA”. Sipas demokratëve ishte lufta e republikanëve kundër abortit që ndihmoi demokratët të sfidonin precedentin historik duke mbajtur shumicën në Senat dhe duke humbur vetëm me një diferencë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve ndaj republikanëve në zgjedhjet e Kongresit në nëntorin e vitit 2022./ VOA
Një shembull i dashurisë pa kushte të prindit për fëmijën ...
Të paktën 73 persona janë vrarë nga dy shpërthime bomb...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën ku...
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit...
Një varrezë e hershme mesjetare - me shumë gjasa që da...
Senatori amerikan Bob Menendez ndihmoi një biznesmen nga N...
Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të...
Moti jashtëzakonisht i ftohtë shkaktoi ndërprerje në t...
Njerëzit kanë zhdukur rreth 1400 lloje zogjsh, dy herë...
Një ekpsert i kriminlaistikës në Britaninë e Madhe ka para...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë. Tërmeti me magn...
Hamasi njoftoi të martën se një nga udhëheqësit e tij të l...
Një aeroplan i "Japan Airlines" u lejua të ulet pak çaste ...
Në një sulm ajror, që duket se është kryer nga Izraeli...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrj...
Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të këna...
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni, ndërsa bëhet m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vi...
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 që go...
Pesë eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...