Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Senatori amerikan Bob Menendez ndihmoi një biznesmen nga Nju Xhersi që të siguronte një investim nga një kompani e Katarit me lidhje me qeverinë e shtetit të Lindjes së Mesme, thanë prokurorët të martën në një padi kundër ligjvënësit demokrat.
Zoti Menendez deklaroi në tetor se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat se ai kishte vepruar si një agjent i paregjistruar i qeverisë egjiptiane dhe për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga biznesmenët e Nju Xhersit për të penguar hetimet me të cilat ata përballeshin.
Akuzat e reja, të paraqitura në gjykatën federale të Manhatan-it, e shtojnë trysninë mbi demokratin Menendez, i cili u ka rezistuar thirrjeve nga anëtarët e partisë së tij për të dhënë dorëheqjen.
Zoti Menendez përballet me katër akuza për komplot, përfshirë atë për marrje ryshfeti, mashtrim, zhvatje dhe veprim si agjent i huaj.
Ai ka mohuar keqbërjen, por dha dorëheqjen përkohësisht si kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë pas ngritjes së akuzave në shtator. Ai ka përfaqësuar shtetin e Nju Xhersit në Senatin amerikan që nga viti 2006.
Adam Fee, një avokat për zotin Menendez, tha se klienti i tij veproi "krejtësisht në mënyrë të duhur" në lidhje me Katarin dhe Egjiptin. “Këto akuza të reja nuk ndryshojnë asgjë dhe ato nuk do t'u mbijetojnë shqyrtimeve në gjykatë apo një jurie”, tha avoakti Fee në një deklaratë.
Aktakuza thotë se zoti Menendez dhe bashkëshortja Nadine morën bileta për garën “Formula One” në këmbim të ndihmës për biznesmenin Fred Daibes që të negociojë një investim disa miliona dollarësh për një projekt të pasurive të paluajtshme në New Jersey.
Sipas aktakuzës, në qershor 2021 zoti Menendez e kishte prezantuar biznesmenin Daibes me një anëtar të familjes mbretërore të Katarit, i cili drejtonte një kompani investimesh.
Prokurorët thanë se zoti Menendez bëri deklarata publike në favor të Katarit dhe në gusht 2021 i tregoi paraprakisht biznesmenit Daibes deklaratën për shtyp që lavdëronte qeverinë e atij vendi.
“Ndoshta keni dëshirë që t’u tregoni atyre deklaratën”, i tha zoti Menendez biznesmenit Daibes përmes një mesazhi të koduar, sipas aktakuzës.
Në maj 2022, kompania e Katarit, e cila nuk u emërua, nënshkroi një letër për të hyrë në një sipërmarrje të përbashkët me kompaninë e biznesmenit Daibes, thanë prokurorët.
Zoti Menendez u shpërblye menjëherë, thanë prokurorët, kur një zyrtar i Katarit i dha një të afërmi të bashkëshortes Nadine Menendez bileta për garën “Formula One” në maj 2022 në Miami dhe biznesmeni Daibes i dha zoti Menendez një bllok ari.
Në fund të atij muaji, pasi darkoi me gruan e tij dhe biznesmenin Daibes, senatori bëri një kërkim në Google për "çmimin e një kilogram ari", thanë prokurorët. Daibes dhe Nadine Menendez gjithashtu janë paditur por ata kanë thënë se janë të pafajshëm.
Gjyqi ndaj zotit Menendez është caktuar më 6 maj./ Voa
Ish-presidenti Donald Trump apeloi të martën një vendim të...
Moti jashtëzakonisht i ftohtë shkaktoi ndërprerje në t...
Njerëzit kanë zhdukur rreth 1400 lloje zogjsh, dy herë...
Një ekpsert i kriminlaistikës në Britaninë e Madhe ka para...
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Japoninë. Tërmeti me magn...
Hamasi njoftoi të martën se një nga udhëheqësit e tij të l...
Një aeroplan i "Japan Airlines" u lejua të ulet pak çaste ...
Në një sulm ajror, që duket se është kryer nga Izraeli...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, u bëri thirrj...
Rreth 90 për qind e banorëve të BE-së shprehen të këna...
Përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Japoni, ndërsa bëhet m...
Zgjedhjet presidenciale amerikane janë tronditur në vi...
Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 7.5 që go...
Pesë eksplorues të vërtetë që ndanin një frymë të veçantë ...
Luftime të ashpra janë raportuar në qytetin jugor të G...
Çfarë ndodhi 25 vite më parë që ndikoi në zhvillimet botër...
Gjykata më e lartë eIzraelit ka rrëzuar një pjesë kyçe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka refuzuar thirrj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një dekl...
Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...