Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët në Portugali
Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjar...

Përpjekja e dytë për atentat ndaj kandidatit republikan për president Donald Trump gjatë fundjavës ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me dhunën politike në Shtetet e Bashkuara.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, udhëheqësit demokratë dhe republikanë kërkojnë më shumë burime për Agjencinë e Shërbimit Sekret amerikan.
Presidenti Joe Biden i dënoi aktet e dhunës, pas atentatit të dytë kundër ish-Presidentit Donald Trump.
“Në Amerikë, mosmarrëveshjet tona i zgjidhim në mënyrë paqësore, në kutinë e votimit, jo me armë“, tha zoti Biden.
Shërbimi Sekret amerikan është nën trysninë e Kongresit për dështimin e marrjes së masave të duhura gjatë atentatit të parë ndaj zotit Trump më 13 korrik. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson i tha agjencisë së lajmeve ‘Fox News’ se incidenti i dytë tregon nevojën për ndryshim.
“Mendoj se tek Shërbimi Sekret ka njerëz që janë vërtet patriotë, njerëz të mrekullueshëm. Problemi është udhëheqja. Nuk kemi besim”, tha zoti Johnson.
Po në ‘Fox News’ Ish-Presidenti Trump tha se fajin për atentatin e ka retorika e demokratëve. Por, udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e dënoi atentatin të hënën.
“Nuk ka vend në Amerikë për asnjë lloj dhune politike”, tha ai.
I dyshuari, Ryan Routh, akuzohet se qëndroi i fshehur dhe i armatosur në shkurre jashtë fushës së golfit të zotit Trump në Florida.
Aktivisti 58 vjeçar është mbështetës i fortë i Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë, gjë që e kishte shprehur edhe në një intervistë për agjencinë ‘Newsweek Romania’ më 2022.
“Ky konflikt është padyshim bardh e zi, e mira kundër të keqes”, pat deklaruar ai.
Rusia tha dje se atentati ishte një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara.
“Të luash me zjarrin ka pasojat e veta”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlimit.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit u thanë gazetarëve se masat shtesë pas atentatit të parë ndihmuan në mbrojtjen e zotit Trump të dielën.
“Sistemi mund të funksionojë, sepse i dyshuari as nuk arriti të afrohej. Ne e kapëm dhe e dorëzuam para drejtësisë“, tha Ric Bradshaw, sherif në bashkinë Palm Beach.
I dyshuari Routh u paraqit të hënën në një gjykatë federale në Florida, ku u njoh me akuzat e para për shkelje të ligjit të armëmbajtjes./ VOA
Më shumë se 5.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjar...
Gjendje damatike prej reshjeve dhe përmbytjeve në mjaft pj...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëto...
Në muajt e parë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rus...
Ryan Routh, 58 vjeç, i dyshuari për atentatin ndaj kandida...
Situata e përmbytjeve nga stuhia “Boris” në Evropën Qe...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të ...
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka thënë të hën...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar us...
Ukraina tha të hënën se u ka kërkuar Kombeve të Bashku...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se i ka anulua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, pritet të k...
Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve t...
Një shpërthim ka tronditur qendrën e Këlnit në Gjermaninë ...
Për shkak të përkeqësimit të motit dhe reshjeve intensive ...
Qyteti i Bohumin ka kaluar natën e tij më të keqe që nga v...
FBI tha se Donald Trump "duket se ishte objekt i një përpj...
Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kam...
Në kancelarinë e Berlinit ekziston mendimi, se ka ardh...
DW: Presidente Jahjaga, tashmë ka disa vite që është p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...