web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përleshje me kartelin e drogës në Kolumbi/ 3 të vrarë nga sulmet ajrore nga forcat e armatosura

11 Korrik 2025, 22:24, Kosova & Bota CNA

Përleshje me kartelin e drogës në Kolumbi/ 3 të vrarë

Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të kryera nga forcat e armatosura kolumbiane në veriperëndim të vendit kundër anëtarëve të Clan del Golfo, kartelit më të madh të drogës në Kolumbi, thanë sot autoritetet.

Operacioni ushtarak u zhvillua në një zonë malore dhe të paarritshme të Antioquia-s dhe deri më tani, ka tre të vdekur dhe një të arrestuar, tha zyrtari Luis Eduardo Martinez për Blu Radio.

Sipas autoriteteve, të katër personat i përkasin Clan del Golfo famëkeq, i cili doli nga organizata të tjera paramilitare të ekstremit të djathtë dhe thuhet se ka më shumë se 7,500 anëtarë.

Ky është operacioni i katërt ushtarak kundër Clan del Golfo në rajonin e Antioquia-s që nga fillimi i vitit.

"Vlerësohet se për shkak të katër sulmeve ajrore precize, afërsisht 30-40 anëtarë të Clan del Golfo janë eliminuar",-tha Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë Pedro Sanchez në një postim në platformën ‘X’.

Presidenti socialdemokrat Gustavo Petro u zgjodh në vitin 2022 duke premtuar paqe të plotë dhe filloi bisedime me organizata të ndryshme, guerilas, paraushtarakë, trafikantë droge, me shpresën e përfundimit të luftës gati gjashtëdekadëshe në Kolumbi përmes negociatave. Por, me gati një vit deri në fund të mandatit të tij, negociatat me grupet më të fuqishme të armatosura kanë dështuar dhe qeveria e tij ka nisur operacione ushtarake kundër tyre./CNA





Lajmet e fundit nga