Gjykata në Bosnjë-Hercegovinë heq paraburgimin për liderët e Republikës Sërpska
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e parab...

Gjykata më e Lartë Europiane për të drejtat e njeriut ka vendosur se Rusia ishte përgjegjëse për shkelje të mëdha të së drejtës ndërkombëtare në Ukrainë, përfshirë edhe rrëzimin avionit të fluturimit MH17 të Malaysia Airlines në vitin 2014.
Kjo është hera e parë që një gjykatë ndërkombëtare e mban zyrtarisht Moskën përgjegjëse për shkeljen e të drejtave të njeriut që lidhen me konfliktin në Ukrainë.
Të mërkurën, gjyqtarët e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut shpallën aktgjykime për katër raste të ngritura nga Ukraina dhe Holanda kundër Rusisë që nga fillimi i konfliktit në vitin 2014.
Akuzat përfshijnë vrasje, torturë, përdhunim, shkatërrim të infrastrukturës civile, rrëmbim të fëmijëve ukrainas dhe rrëzimin e avionit të udhëtarëve të Malaysia Airlines, fluturimi MH17, nga separatistë ukrainas që mbështesin Rusinë.
Duke i lexuar aktgjykimet në një sallë të mbushur gjyqi në Strasburg, presidenti i gjykatës, Mattias Guyomar, tha se forcat ruse kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar në Ukrainë duke kryer sulme që “vranë dhe plagosën mijëra civilë dhe krijuan frikë e terror”.
Gjykatësit gjetën se shkeljet e të drejtave të njeriut tejkaluan çdo synim ushtarak, dhe Rusia përdori dhunën seksuale si pjesë të një strategjie për ta thyer moralin ukrainas, tha gjyqtari francez.
“Përdorimi i përdhunimit si armë lufte ishte një akt mizorie ekstreme që përbënte torturë”, u shpreh Guyomar.
Ankesat ishin paraqitur para se trupi drejtues i gjykatës ta përjashtonte Moskën në vitin 2022, pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës.
Megjithatë, vendimet kanë më shumë vlerë simbolike, pasi Moska ka theksuar se nuk do t’i njohë ato.
“Nuk do ta respektojmë këtë, e konsiderojmë të pavlefshme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një bisedë me gazetarët të mërkurën.
Familjarët e viktimave të katastrofës së MH17 e konsiderojnë vendimin si një hap të rëndësishëm në kërkimin e drejtësisë që prej 11 vjetësh.
“Është një hap i vërtetë për të kuptuar se kush ishte vërtet përgjegjës”, tha për "Associated Press" Thomas Schansman, i cili humbi djalin e tij 18-vjeçar, Quinn, në atë tragjedi.
Avioni Boeing 777 që po fluturonte nga Amsterdami për në Kuala Lumpur u qëllua më 17 korrik 2014 me një raketë Buk të prodhimit rus, e lëshuar nga një territor në Ukrainën lindore të kontrolluar nga rebelë separatistë.
Që të gjithë 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit humbën jetën, përfshirë 196 qytetarë holandezë.
Në maj, agjencia e OKB-së për aviacionin e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e avionit.
Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut është pjesë e rëndësishme e Këshillit të Europës, institucioni më i lartë për të drejtat e njeriut në kontinent.
Rusia u përjashtua nga ky këshill për shkak të pushtimit dhe luftës në Ukrainë. Megjithatë, gjykata akoma mund t’i trajtojë rastet kundër Rusisë që datojnë para përjashtimit të saj.
Në vitin 2023, gjyqtarët i dhanë të drejtë Ukrainës dhe Holandës në një sfidë për juridiksionin, duke gjetur prova të mjaftueshme që zonat në Ukrainën lindore të kontrolluara nga separatistët ishin “nën juridiksionin e Federatës Ruse”, përfshirë sigurimin e armëve dhe mbështetjen politike e ekonomike./ REL
Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë ka hequr masën e parab...
Kuvendi i Kosovës ka dështuar për herë të 44-t të konstitu...
Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës do të paraqiten sot pa...
Kievi tha të mërkurën se Rusia kreu sulmin më të madh me r...
Në fund të vitit 2024, në Gjermani jetonin gati 83.6 milio...
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot, në orën 11:00, përp...
Të paktën 161 persona rezultojnë ende të zhdukur në një qa...
Pas ditësh vape ekstreme, një stuhi e fuqishme përfshiu pj...
Hetuesit gjermanë thanë të martën se po shqyrtonin rastin ...
Presidenti francez Emmanuel Macron, i shoqëruar nga gruaja...
Qeveria gjermane akuzoi të martën ushtrinë kineze se ka pë...
Shëndeti i fëmijëve në SHBA është përkeqësuar gjatë 17 vit...
Presidenti Donald Trump ka shtyrë zyrtarisht vendosjen e t...
Numri i viktimave nga përmbytjet vdekjeprurëse në Teksas p...
Stuhi të forta goditën Hungarinë të hënën, duke detyruar m...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit...
Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau...
Më 7 korrik u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme ...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja për...
Izraeli ka bërë me dije se ka nisur sulme në tri porte dhe...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...