I dënuar me 24 vite burg për vrasje/ Kapet në Angli 60-vjeçari
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...

Konflikti për Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet ndjeshëm. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një ultimatum 48-orësh për të hapur këtë rrugë detare strategjike, duke kërcënuar se në të kundërt do të sulmojë termocentralet iraniane.
Ngushtica e Hormuzit është një nyje kyçe për tregtinë botërore të naftës dhe të gazit, sepse përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ashpër.
Irani mund ta bllokojë lehtësisht Ngushticën e Hormuzit
Irani i ka kapacitet ushtarake për ta bllokuar relativisht lehtë Ngushticën e Hormuzit, gjë që tashmë ka ndikuar në uljen e trafikut detar dhe rritjen e tensioneve ndërkombëtare.
Irani ka mundësi të shkaktojë dëme të mëdha me mjete relativisht të thjeshta. Sipas një raporti të "New York Times" shefi i Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-së, Dan Caine, e paralajmëroi Trump-in gjatë një takimi në Zyrën Ovale se edhe një ushtar i vetëm iranian mund t'u afrohet anijeve të transportit me një varkë me motor të shpejtë dhe t'i qëllojë me predhë ose të vendosë një minë.
Objektiva të mundshëm të SHBA-së
Trump ka deklaruar se do të fillojë me "termocentralin më të madh” në Iran, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ka gjasa që në shënjestër të jenë centralet me gaz, pasi rreth 80% e energjisë elektrike në Iran prodhohet nga gazi natyror. Ndër më të rëndësishmit është centrali në Damavand, pranë Teheranit, me kapacitet mbi 2.800 megavat, si dhe një tjetër në provincën Mazandaran, pranë Detit Kaspik, me kapacitet mbi 2.200 megavat.
Një sulm i mundshëm amerikan ndaj këtyre objekteve do të kishte pasoja të rënda për popullsinë, duke rrezikuar furnizimin me energji elektrike, ujë, si dhe funksionimin e ekonomisë.
Si mund të kundërpërgjigjet Irani
Irani ka paralajmëruar se nëse nisin sulmet do ta mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit dhe nuk do ta rihapë derisa termocentralet e shkatërruara të rindërtohen. Gjithashtu Teherani ka kërcënuar edhe me sulme ndaj impianteve të shkripëzimit të ujit në vendet e Gjirit Persik, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të pijshëm në këtë rajon.
Këto impiante janë me rëndësi jetike, pasi vendet e Gjirit Persik kanë shumë pak burime natyrore uji të ëmbël dhe mbi 90% e ujit të pijshëm në disa vende si Katari dhe Bahrejni sigurohet prej tyre impianteve të shkripëzimit. Sulmet ndaj tyre mund të rrezikojnë furnizimin me ujë për miliona njerëz dhe të dëmtojnë sektorë të rëndësishëm si industria kimike dhe qendrat e të dhënave.
Dëmet afatgjata për rajonin
Sipas analistëve, dëmtimi i një impianti të vetëm mund të kompensohet përkohësisht, por sulmet e koordinuara me raketa dhe dronë ndaj rrjeteve të shpërndarjes së ujit do të kishin pasoja shumë më të rënda. Përveç ndikimit praktik, i madh do të ishte edhe efekti psikologjik, dëmtimi i imazhit të sigurisë dhe të stabilitetit në rajon, i cili mund të largojë investitorët, turistët dhe partnerët ekonomikë.
Në përgjithësi, përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit rrezikon të ketë pasoja serioze humanitare, ekonomike dhe gjeopolitike ndërkombëtare./DW
Mediat amerikane, një prej të cilave edhe "The Washington ...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masat ...
Ish-kryeministri francez, Lionel Jospin, ka ndërruar jetë ...
Dy pilotë humbën jetën në Nju Jork, pasi një avion kanadez...
Agjencitë e inteligjencës perëndimore, përfshirë CIA-n e S...
Sipas medias prestigjioze amerikane “The Washtington Post”...
Vendet e G7 i kanë bërë thirrje Iranit për një ndalim të m...
Këtë të diel po zhvillohen zgjedhjet parlamentare në Sllov...
Goditja me raketa nga Irani drejt bazës Diego Garcia, rret...
Zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në Korenë e Veriut, ...
Papa Leo tha ditën e sotme se dhimbja, vdekja dhe vuajtjet...
Ushtria izraelite tha më 22 mars se Irani ka gjuajtur mbi ...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu referua zhvillime...
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dënoi Teheranin...
Mendimi se SHBA nuk u konsultua me aleatët rajonalë para s...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, synon ta detyrojë Iran...
Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, i ka kërkuar kryem...
Autoritetet britanike po përballen me një shpërthim të sëm...
Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Katar mëngjesin e hersh...
Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...