Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ratifikoi të mërkurën protokollet për anëtarësimin e Finandës dhe Suedisë në NATO. Në parlamentin prej 120 vendesh, 103 ligjvënës të partive në pushtet dhe të opozitës votuan në favor, ndërsa vetëm dy ligjvënësit e partisë nacionaliste maqedonase “E Majta” votuan kundër, duke iu përmbajtur kështu qëndrimeve të tyre të mëparshme kundër NATO-s. Sidoqoftë, votimi u pasua nga duartrokitje në sallën e parlamentit.
Në seancën e parlamentit munguan dhjetë deputetë të partive opozitare maqedonase, tre të partive të koalicionit qeveritar dhe dy deputetë të partisë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët, të cilët nuk ishin po ashtu të pranishëm në seancën e ratifikimit të dokumentit të rëndësishëm.
Parlamenti në Shkup për herë të parë bën ratifikimin e protokolleve të vendeve të reja aspirante për anëtarësim në Aleancë. Maqedonia e Veriut është vendi më i ri anëtar i NATO-s; ajo zyrtarisht u bë pjesë e Aleancës Veriatlantike në muajin mars të vitit 2020.
Në seancën e parlamentit morën pjesë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, anëtarë të tjerë të qeverisë dhe pjesëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Shkup, në mesin e të cilëve, ambasadorët e dy vendeve aspirante.
Maqedonia e Veriut është vendi i nëntëmbëdhjetë nga tridhjetë shtetet anëtare të NATO-s që deri tani ka miratuar anëtarësimin e dy vendeve skandinave në Aleancë.
Autoritetet maqedonase e vlerësojnë aktin e ratifikimit të protokolleve si një konfirmim të orientimit strategjik të vendit ndaj politikave për dyert e hapura të NATO-s dhe të zgjerimit të saj.
“Anëtarësimi i Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Finlandës në Aleancën Veriatlantike është një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e paqes, sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Europë, duke pasur parasysh agresionin rus në Ukrainë”, thuhet në një komunikatë të qeverisë në Shkup.VOA
Bota është përballë një “epoke të rrezikshme”, në të c...
Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës p...
BAGDAD - Qindra protestues irakianë hynë në godinën e ...
Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve janë të raportuara n...
Pritje me orë të tëra për të hyrë nga Serbia në Maqedo...
Rusia ka zvogëluar sasinë e gazit natyror që dërgon në...
Ukraina konfirmoi sot (e mërkurë) se ka filluar puna n...
Hera e fundit që Donald Trumpi kishte folur para një t...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri Al...
Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka fituar “betejën” me C...
Linja ajrore gjermane Lufthansa njoftoi të martën se po an...
Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kish...
Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryemini...
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi ...
Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë...
Portet e kontejnerëve në Europën Juglindore janë gjith...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, d...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha s...
Një farkëtar në Sumy të Ukrainës, i cili më parë merre...
Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan 19,000 feet (5...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...