Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kjo darkë mund të kishte qenë një darkë e bukur. “Unë kisha rezervuar një tavolinë për të,” thotë në telefon pronari i restorantit, “por për fat të keq nuk kisha askënd që të gatuante”. Kjo histori tingëllon si shaka, por është në fakt serioze. Në Gjermani mungojnë kuzhinierët, ndihmësit në kuzhinë dhe forcat e shërbimit. Dhe nga mungesa e fuqisë punëtore nuk vuan vetëm gastronomia.
Trenat nuk nisen më sepse nuk ka trenista. Në aeroporte valixhet mblidhen sipër njëra-tjetrës, sepse nuk ka dikë që të merret me shkarkimin. Në pikat e kontrollit të sigurisë udhëtarët shfryjnë nervat e ngritura kur humbasin fluturimin për shkak të radhëve të gjata të pritjes, kopshtet e fëmijëve refuzojnë pranimin e fëmijëve, sepse mungojnë edukatorët.
Mungesa në 148 profesione
Në një sondazh të bërë nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, e cila përfaqëson interesat e miliona ndërmarrjeve nga industria, tregtia dhe shërbimet, 56 për qind e ndërmarrjeve ankohen për mungesën e punëtorëve dhe e quajnë këtë mungesë si një nga rreziqet më të mëdha për biznesin.
Agjencia Federale e Punës ka radhitur aktualisht mungesë fuqie punëtore në 148 profesione. 122 profesione të tjera ndodhen nën vëzhgim. Tetë muaj zgjat mesatarisht derisa një strehimore të moshuarish të gjejë një punonjës kujdestar për shëndetin. Firmat e ndërtimit duhet të llogarisin pritje gjashtë mujore derisa të gjejnë një punëtor ndërtimi. Në të gjithë Gjermaninë janë shpallur vakant 1.7 milionë vende pune.
Nuk mungojnë vetëm forcat e specializuara
"Për të shitur shërbimet tona ne kemi shpërndarë njoftime pesë deri dhjetë vjet me radhë. Sot ne bëjmë reklama në të gjitha llojet e mediave për të fituar punonjës të rinj”, thotë Markus Winter, drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve, IDS, në Baden-Vyrtemberg. Firma ka 750 punonjës dhe kërkon personel në më shumë se 20 profesione duke filluar nga teknikë bravash, te bojaxhinjtë, punonjësit e ngarkim shkarkimit, punonjësit e montimit dhe shoferët për furnizimin e pijeve.
"Ne nuk kemi më një problem me forcat e specializuara, por një problem të përgjithshëm me fuqinë punëtore”, thotë Winter. Edhe vendet e punës për punonjësit pa eskperiencë pune, nuk zihen. “Këto janë sektorë që janë vërtet relevant për industrinë, pa to nuk funksionon”.
Së shpejti dalin në pension njerëzit e lindur në kohën e lindjeve të shumta
Kjo mungesë nuk është e papritur. “Ne ndodhemi tani në një situatë relativisht dramatike, për të cilën kemi bërë faktikisht parashikime prej kohësh,” thotë Herbert Brücker, profesor në Institutin për Studimin e Tregut të punës dhe profesioneve në Nyrnberg. Ndryshimet demografike kanë filluar të ndihen. Gjermania humbet çdo vit rreth 350 mijë vetë që janë në moshë pune. Ndërkohë që njerëzit e lindur në vitet me nivel të lartë lindjesh, fillojnë të dalin në pension. Ekspertët si puna e Brücker-it, llogarisin që deri në vitin 2035, tregu i punës të ketë në dispozicion rreth shtatë milionë vetë më pak.
Ky nuk është një mangësi e vogël, por është një mungesë e madhe. Para së gjithash, sepse nuk mund të plotësohet as nga fuqia punëtore e punës që ndodhet në vend dhe as nga ardhjet e punëtorëve nga Bashkimi Europian.
Sipas studiuesit të tregut të punës, Brücker, numri i migrantëve nga vendet e BE-së është vazhdimisht në rënie. "Të ardhurat janë duke u rritur edhe në vendet e tjera të BE-së, të cilat po ashtu janë prekur nga ndryshimet demografike." Potenciali i njerëzve të rinj, të gatshëm për të migruar është vazhdimisht në rënie në BE. "Në parim festa ka mbaruar, ta them kështu troç".
Zhgënjyes ligji për migrimin e forcave të specializuara
Për të zgjidhur çështjen e mungesës aktuale në tregun e punës, duhet që çdo vit në Gjermani të vijnë 400 mijë migrantë, që edhe të qëndrojnë. Ata duhet të jenë njerëz nga të ashtuquajturat vende të treta jashtë Bashkimit Europian. Që prej vitit 2012 forcat akademike kanë pasur mundësi të vijnë në Gjermani nëpërmjet Kartës Blu të BE-së. Përveç kësaj në vitin 2020 hyri në fuqi ligji për migrimin e forcave të specializuara (FEG), që kishte të bënte me profesionet jo-akademike. Por ai nuk pati efektin e shpresuar, dhe kjo jo vetëm sepse ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani shpesh e kanë të vështirë të marrin forca të huaja të specializuara. Në vitin 2020 në Gjermani erdhën nga vendet e tjera 30 mijë forca të specializuara, ndërkohë që nga Gjermania u larguan 20 mijë vetë. Studiuesi i tregut të punës, Brücker, flet për "zhgënjim".
Qeveria gjermane kërkon të reformojë ligjin dhe të prezantojë në muajin shtator pikat e para të ndryshimeve. Këtu bëjnë pjesë hapja e tregut të punës edhe për forcat e specializuara që kanë një kontratë pune, por nuk kanë diplomë shkolle profesionale në Gjermani. Këtë e bëri të ditur para pak kohe ministrja e Brendshme, Nancy Faeser dhe ministri i Punës, Hubertus Heil. Diploma profesionale mund të merret më vonë edhe me ndihmën e punëdhënësit gjerman.
Specializim në vendin e punës
Me një propozim të tillë ministrave u hapen dyert e ekonomisë. Ligji kërkon ende ekuivalencën me kualifikimet gjermane. “Shteti kontrollon sot nëse dikush është i përshtatshëm për ne si ndërmarrje,” thotë Winter duke treguar ku qëndron problemi. “Ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë”.
Winter vëren që tani tek klientët nga industria, se i zenë vendet e punës edhe me fuqi të pakualifikuar punëtore. "Unë vlerësoj se gati 20 përqind nuk janë fuqi e specializuar, por janë punëtorë që mësojnë profesionin." Madje edhe në ndërtimin e makinerive është e mundur, që të specializosh fuqinë punëtore “me kualifikim të lartë dhe shumë specifik” për vende të caktuara pune nëpërmjet kurseve dhe krijimit të karrierës brenda për brenda ndërmarrjes.
"Pothuajse të gjitha vendet e botës kanë sistem të ndryshëm shkollimi profesional nga ai i Gjermanisë,” thuhet edhe në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë. Kjo organizatë shpreson që reforma e ligjit të migracionit të lehtësojë edhe zbatimin e ligjit. "Kjo fillon me procesin e dhënies së vizave, gjatë të cilit dokumentat dërgohen nga njëri cep i botës në tjetrin, dhe mbaron me punonjësit e autoriteteve që nuk i zbatojnë në mënyrë unike dhe transparente rregullat komplekse.”
Dyshime për punëdhënësit
Çfarë do të thotë kjo gjë në praktikë, e di mirë avokatja Bettina Offer, e cila këshillon ndërmarrjet që duan të marrin forca të huaja punëtore. Edhe me kontratë pune në xhep është e vështirë të marrësh në ambasadën gjermane një takim për të aplikuar për marrjen e vizës dhe procesi i aplikimit mund të kërkojë muaj të tërë. "Unë has herë pas here zyrtarë që në vend që ta kuptojnë se punëdhënësi im është në kërkim të krahut të punës kanë në përgjithësi dyshime se ai kërkon të fusë të huajt kontrabandë në Gjermani.”
Offer flet për një "qëndrim mbrojtës që i ka rrënjët e thella" të autoriteteve gjermane në zyrën e të huajve. "Unë kam gjithnjë problemin se më duhet të luftoj këtë lloj qëndrimi, që nuk e ka origjinën vetëm tek qëndrimi mbrojtës ndaj azilantëve, ku zyrtarët thonë se “i huaj i mirë është ai i huaj që nuk qëndron në Gjermani”, dhe kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Neve duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Çdo punëtor që vjen te ne është përfitim për vendin."
Më shumë mundësi pune për azilantët
Sipërmarrësi Markus Winter shpreson po ashtu që të bëhen ndryshime edhe të ligjit të migracionit.
Pengesat për azilkërkuesit që kërkojnë të punojnë janë shumë të mëdha. Winter ka marrë që nga vitin 2016 gati 300 azilantë në punë dhe bën mbikqyrjen e tyre. “Nga përvoja ime mund të them se nuk është e thjeshtë dhe dy të tretat e njerëzve nuk erdhën tek ne që me përpjekjen e parë.”
Por megjithë problemet e gjuhës dhe integrimit të punonjësve të rinj, mes azilkërkuesve ekziston potencial i madh. “Unë mund ta kuptoj politikisht që me ligjin e azilit nuk mund të bëhet politikë e fshehtë migracioni. Por edhe këtu duhen bërë ndryshime.” /DW
Zsuzsa Hegedus, pjesëtare e rrethit të ngushtë të kryemini...
Debati i fundit i lidershipit konservator midis Rishi ...
Europa duhet të përgatitet për një ndërprerje të plotë...
Portet e kontejnerëve në Europën Juglindore janë gjith...
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, d...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha s...
Një farkëtar në Sumy të Ukrainës, i cili më parë merre...
Dy avionë luftarakë turq F-16 fluturuan 19,000 feet (5...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në...
Vala e të nxehtit në veri të Italisë, ia ka lënë vendi...
Ish-presidenti Donald Trump do të kthehet të martën në...
Ndërsa një pjesë e Bashkimit Europian po përballet me ...
Gjykata Speciale e ka pranuar pjesërisht mocionin e av...
Britania e Madhe ka njoftuar për sanksione të reja, të...
Rusia ndërmori të martën sulme ajrore ndaj rajoneve të...
Gara për të pasuar kryeministrin britanik Johnson po i afr...
Sot hapet ura që do të transformojë udhëtimin në Ballkan. ...
Kombet e Bashkuara thanë të hënën se eksportet e drithit n...
Në prag të takimit të posaçëm të ministrave europianë të E...
Sulmet kibernetike po rrezikojnë përherë e më shumë rajone...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...