“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Janë zgjedhjet më të mëdha demokratike në botë, po të lemë mënjanë Indinë. Rreth 450 milionë qytetarë në BE janë të thirrur të votojnë më 9 qershor për parlamentin e ri me 720 deputetë. Prej javësh aktivistët janë në rrugë për të promovuar politikën e partive të tyre, por shumë vetë nuk janë të interesuar. Katër nga 10 votues nuk do të shkonin të votonin në qershor për Parlamentin Europian. Kjo del nga një sondazh për trendin gjerman i televizionit publik gjerman, ARD.
Sipas të dhënave të sondazhit, opozita e CDU/CSU në Gjermani ka shansin të jetë forca kryesore në zgjedhjet europiane. Me rreth 29% rezultati, sipas sondazhit, nuk do dallonte shumë nga zgjedhjet e para 5 viteve, por megjithatë opozita kryeson. Kurse socialdemokratët arrijnë vetëm 15% në sondazhe, Të Gjelbrit 14% dhe partia liberale, FDP vetëm 4%. Partitë e koalicionit arrijnë rezultat shumë më të dobët se në zgjedhjet europiane në vitin 2019. Partia e re Aleanca Sahra Wagenknecht arrin menjëherë 6% në sondazh. Të majtët arrijnë vetëm 3%.
Klima dhe mbrojtja e mjedisit humbasin rëndësinë
Lidhur me pyetjen, se cila është tema më e rëndësishme për vendimin e votimit për një parti të caktuar, të anketuarit përmendin kësaj here paqen, temat sociale dhe imigrimin. Renditja e çështjeve më shqetësuese qytetarët gjermanë kështu ka ndryshuar nga ajo para pesë vjetësh. Para një gjendjeje të ndryshuar të kërcënimit të sigurisë, sigurimi i paqes merr një rëndësi të veçantë për votuesit duek arritur 26%. Rëndësi ka fituar edhe siguria sociale, çdo i katërti votues do të orientohej për votimin tek siguria sociale. Përkundër kësaj tema e klimës dhe mjedisit ka humbur rëndësinë, krahasuar me vitin 2019, kur ishte tema kryesore mes të anketuarve. 14% i japin rëndësi kësaj teme në votim.
Humb entuziazmi për BE
Në vitin 2019 mes gjermanëve BE vlerësohej më pozitivisht se aktualisht. Vetëm katër nga dhjetë qytetarë gjermane janë tani të mendimit, se të qenurit pjesë e BE sjell avantazhe për Gjermaninë. Për 19% të qenurit vend anëtar sjell më shumë disavantazhe. Nëse para pesë vjetësh 55% e qytetarëve të anketuarve ishin për thellimin e integrimit brenda-europian dhe dhënien e më shumë kompetencave tek BE, sot janë vetëm 48%. Shumë vetë e shohin me pesimizëm të ardhmen e BE.
Studiuesit e opinionit kanë dashur të dinë se si e vlerësojnë votuesit presidenten e Komisionit Europian, gjermanen, Ursula von der Leyen, kandidate e Partive Popullore Europiane për një mandat të ri. Rezultatet e sondazhit tregojnë, se mbështetja për von der Leyen nuk është shumë e madhe. Katër nga 10 të anketuar i mbështesin ambiciet e von der Leyen si presidente e KE, mes tyre shumica nga radhët e CDU/CSU, por edhe socialdemokratët e Të Gjelbrit. Por ka edhe shumë qytetarë me të drejtë vote që e refuzojnë një mandat të ri të saj.
Videoja me tone raciste në Sylt jo rast i vetëm
Zhvilluesi i sondazheve, Infratest-dimap ka hedhur një vështrim edhe në atmosferën e përgjithshme në Gjermani: Për këtë janë pyetur në mënyrë përfaqësuese 1479 qytetarë. Aktualisht shkaktoi zemërim në Gjermani një video e shkurtër gjatë një party në ishullin gjerman Sylt, ku disa të rinj këndonin nën hitin e Gigi D'Agostions, "Gjermania gjermanëve", "Jashtë të huajt". Ndërkohë është bërë e qartë, se kjo video nuk ka qenë e vetmja. Edhe në raste të tjera janë dëgjuar nën këtë melodi tone raciste.
Trendi gjerman tregon, se ky fenomen i shqetëson gjermanët. Vetëm përkrahësit e AfD-së, 75% e të anketuarve aty uk shprehen me shqetësim për tonet raciste në video.
AfD gjen mbështetje për temën e azilit dhe refugjatëve
Nëse të dielën e ardhshme do të zhvilloheshin zgjedhje në Gjermani, AfD do të merrte 18% të votave, 4% më pak se në fillim të vitit. Dy të tretat e qytetarëve e shohin AfD si kërcënim për demokracinë në Gjermani. Një numër në rritje i qytetarëve e akuzon këtë parti se mban shumë ekstremistë të djathtë në radhët e saj. Në të njëjtën kohë 44% e të anketuarve gjermanë e vlerësojnë pozitivisht që AfD, kur ajo kërkon të kufizojë ardhjen e të huajve dhe refugjatëve në Gjermani-
Qeveria e koalicionit në Berlin vazhdon të vlerësohet negativisht. 74% e të anketuarve nuk janë të kënaqur me punën e socialdemokratëve, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP. Nga ana tjetër vetëm çdo i pesti i anketuar ka besim, se opozita e CDU/CSU do t'i zgjidhte më mirë problemet aktuale të vendit./DW
Dy ministra izraelitë të ekstremit të djathtë kanë kërcënu...
Donald Trump, kandidati me shumë gjasa i Partisë Republika...
Partia opozitare Lëvizja për Bashkim Kombëtar e Gjeorgjisë...
Turqia ka njoftuar se do të vërë në funksionim këtë vit ce...
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar ...
Vrasësi serial kanadez Robert Pickton, i cili u dënua për ...
Autoritetet në Venecia kanë miratuar masa të reja për të k...
Me pothuajse të gjitha (99.51%) të votave të shpallura, Ko...
Dy vetura me targa serbe janë djegur mëngjesin e së shtunë...
Ndërsa forcat izraelite vazhdojnë të depërtojnë më thellë ...
"Disa turistë i zgjedhin pushimet në qytet bazuar në ofert...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë ...
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Kobakhidze, bëri thi...
Izraeli ka paralajmëruar se lufta e tij në Gaza mund të zg...
Dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj special...
Disa njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të lid...
Reagimi nga Kievi pas vendimit të Uashingtonit dhe Ber...
Presidenti Joe Biden dha të premten hollësi mbi një marrëv...
Partitë populiste të krahut të djathtë pritet të shënojnë ...
Ushtria izraelite ka konfirmuar të premten se forcat e saj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...