Opozita serbe: Incidentet në protestë i shkaktuan “huliganët e autoriteteve”
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se i...

Rregullisht shfaqen në mediat sociale pamje të falsifikuara apo pretendime të gabuara, të njohura si "fake news" - shpesh përdoren foto që janë të vjetra ose që shkëputen nga konteksti. Edhe ky shembull tregon foto që nuk kanë lidhje me pretendimet e përdoruesit.
Pretendimi: Qeveria gjermane (dhe qeveri të tjera evropiane) angazhohen në mënyrë aktive që emigrantët e rritur të takohen me vajza të reja gjermane në shkolla për "t'u njohur".
Ky përdorues (i arkivuar) pretendon në platformën "X" (ish-"Twitter"), se qeveria gjermane "importon" refugjatët për t'u dhënë më pas "me qëllim vajzat e veta". Këtë gjoja duhet ta vërtetojnë pamjet që tregojnë një takim të tillë.
The German government (and other European govts) are actively involved in having grown Migrants connect with young German girls in schools to "get to know each other".
— Wall Street Silver (@WallStreetSilv) December 20, 2023
How stupid are these Germans? Seriously, they import these fake refugees, then they give their daughters to… pic.twitter.com/6BnzkEP22G
Postimi i këtij përdoruesi është klikuar mbi 1 milionë herë.
Këto foto që ky përdorues ka ndarë në "X" me këto pretendime as nuk janë aktuale dhe as nuk janë bërë në Gjermani. Ato janë bërë vite më parë dhe e kanë origjinën në Poloni. Kjo verifikohet përmes kërkimit prapakthyes në makikerinë e Google apo Yandex.
Ky kërkim me "screenshots" të pamjeve të veçanta nga postimi të çon në raportime të ndryshme më të vjetra apo postime të tjera në mediat sociale, që janë publikuar që para pesë vjetësh. Kështu për shembull në një "tweet" (i arkivuar) nga viti 2018. Përdoruesi Dariusz Matecki është kryetar i partisë populiste të djathtë, "Polonia sovrane". Ai shkruan në një artikull për "kampin multikulti indoktrinues në Poloni". I njëjti kolazh pamjesh shfaqet po ashtu në vitin 2018 në një raportim të publikuar në media në Poloni.
Kolejne zdj?cia dzieci na Instagramie z #euroweek, nawet je?li tam do niczego nie dochodzi to odpowiedzcie sobie czy to normalne,?e 30+ „wolontariusz”-„nauczyciel” ca?uje obce dziecko, które przyjecha?o na obóz bez rodziców?
— Dariusz Matecki (@DariuszMatecki) December 13, 2018
Na terenie Polski dzia?a obóz indoktrynacji multikulti! pic.twitter.com/ZbREhAYwq3
Edhe tri pamjet e tjera nga postimi në "X" vijnë nga një i njëjti vit. Të gjitha pamjet janë publikuar në faqe të ndryshme polake "online", që datojnë nga viti 2018. Pamjet origjinale nuk gjenden më në faqet e raportimeve mediatike të dhëna. Ose profilet nuk ekzistojnë më ose fotot nuk janë në profilet përkatëse.
Raportimet dhe hashtage të japin informata se pamjet janë marrë në javën evropiane 2018, "Euroweek 2018" në Poloni. Sipas faqes së internetit kjo javë është një program edukativ për nxënës të të gjitha moshave si edhe për të rinj. Në këto seminare të ndryshme synimi është shkëmbimi kulturor. Sipas akuzës të postuara nën pamjet, supozohet, se aty duhet të ketë pasur abuzim seksual me minorenet. Por sipas verifikimeve të Autoritetit Polak të Arsimit, "Kuratorium Oswiaty in Wroclaw" që e ka trajtuar këtë rast në vitin 2018, nuk janë vërtetuar akuzat kundër kujdestarëve vullnetarë të javës evropiane. Organizatorët nuk reaguan ndaj një kërkese me shkrim të DW-s në lidhje me pamjet deri në publikimin e artikullit.
Se si janë bërë këto pamje nuk dihet përfundimisht. Ajo që dihet qartë është se pamjet vijnë nga Polonia, nga viti 2018 dhe nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë gjermane. Ministria Federale Gjermane nuk donte të përgjigjej për këtë rast konkret.

Kriminelë, të dhunshëm, parazitë, kështu paraqiten shpesh emigrantët në mediat sociale. Sipas një raporti të Monitoruesit Evropian Digjital, European Digital Media Observatory (EDMO), këto narrativa janë më shumë të përhapura në mediat kryesore. Emigracioni është një nga temat ku qarkullojnë më shumë lajme të rreme, të gabuara, foto të shkëputura nga konteksti, sipas EDMO.
Pas sulmit rus kundër Ukrainës u rrit numri i informacioneve të falsfikuara për refugjatët ukrainas, por edhe për ata që vinin nga Mesdheu. Qëllimi i këtyre informacionene është denigrimi i refugjatëve. Për të verifikuar pamje të falsifikuara apo deklarata të rreme mund të bëhet një kërkim i thjeshtë për origjinën e tyre në makineritë e kërkimit. Me këtë metodë merret të paktën një e dhënë, nëse është një pamje e falsifikuar. E kush është akoma i pasigurtë, mund të përdorë burime të tjera të besueshme./ DW
Koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se i...
“Unë nuk shoh më lajme! Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar ka...
Të paktën 70 persona u vranë nga një sulm në kampin e refu...
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të pen...
Pekini regjistroi një numër rekord të temperaturave të ulë...
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro,...
Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-sh...
Komisioni Evropian shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet...
Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izrael...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi të dielën n...
Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoft...
Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sof...
Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objek...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ë...
Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e ...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë...
Një fluks i madh emigrantësh është vërejtur këtë fundjavë ...
Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri të Kosovës....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...