VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

“Unë nuk shoh më lajme! Kurrë më parë nuk e kam dëgjuar kaq shpesh këtë fjali, sa këtë vit", me këto fjalë e hap fjalimin e tij tradicional me rastin e Krishtlindjes, presidenti gjerman, duke adresuar kështu pikërisht ndjenjën e pafuqisë së krijuar te qytetarët për shkak të zhvillimeve në arenën globale: “Këtë vit bota vërtet ka treguar anën e saj të errët. Po shikojmë pamje me vuajtje dhe shkatërrime, pamje me urrejtje dhe dhunë. Lufta e agresionit rus kundër Ukrainës po hyn në dimrin e dytë. Dhe që nga vjeshta, po shikojmë me tmerr mizoritë e Hamasit dhe viktimat e luftës në Lindjen e Mesme."
Më tej Steinmeier tregon mirëkuptim për pasigurinë dhe skepticizmin e krijuar ndaj politikës në këto kohëra: “Ky vit ka lënë shumë çështje të pazgjidhura edhe këtu në vendin tonë. Disa shohin me skepticizëm qeverinë dhe politikanët. Disa janë të shqetësuar për të ardhmen. Ne të gjithë dëshirojmë një botë më paqësore. Edhe unë e dëshiroj. Dhe besoj se nuk duhet ta braktisim kurrë këtë dëshirë."
Më tej Steinmeier thekson rëndësinë e Krishtlindjes si një kohë në të cilën njerëzit mund të “heqin stresin për pak". Ai u uron bashkatdhetarëve që pushimet t'i shfrytëzojnë për t'u çlodhur dhe për të rigjeneruar forcat, që do të jenë të nevojshme për të përballuar këto sfida.

Ai kujton rëndësinë e demokracisë dhe u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në mënyrë aktive: “Po, ne dëshirojmë qartësi. Po, është e drejtë të presim që ata që kanë përgjegjësi politike të luftojnë për rrugën e duhur, por edhe të japin përgjigje që do na ndihmojnë si vend”. Por Steinmeier inkurajoi për bashkëpunim konstruktiv dhe tejkalimin e ndasive në shoqëri: “Disa largohen, të tjerë ankohen për gjithçka dhe për këdo. Por në një demokraci, kur situata bëhet e vështirë, ka këshilltarë më të mirë se zemërimi dhe përbuzja, këshilltarë më të mirë se ata që pretendojnë se ka gjithmonë një përgjigje të thjeshtë për pyetjet e së ardhmes.”
Presidenti Federal shpreh edhe falënderimin e tij për ata që punojnë gjatë festës së Krishtlindjes, si policët, punonjësit e zjarrëfikseve, stafi mjekësor. Ai i inkurajon njerëzit të jenë optimistë dhe të kenë besim në të ardhmen e vendit të tyre. “Vitin e ardhshëm do të festojmë 75-vjetorin e lindjes së demokracisë sonë. Ligji ynë themelor mbush 75 vjet. Dhe prej jo më pak se 34 vjetësh ai zbatohet në të gjithë vendin tonë të ribashkuar. Kjo na jep të gjithëve arsye për festë.”
Steinmeier u bën thirrje njerëzve në Gjermani që të mos u shmangen sfidave: "Të mos hedhim batanijen mbi kokë! Të mos harxhojmë energji me grindje me njëri-tjetrin. Por të kemi besim te forca dhe përvoja jonë."/ DW
Të paktën 70 persona u vranë nga një sulm në kampin e refu...
Policia në Serbi hodhi gaz lotsjellës të dielën për të pen...
Pekini regjistroi një numër rekord të temperaturave të ulë...
Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e...
Grupi Xhihadi Islamik po merr pjesë në bisedimet në Kajro,...
Me luftëra që vazhduan e me të reja që shpërthyen, 2023-sh...
Komisioni Evropian shprehu shqetësime lidhur me ndryshimet...
Mbështetja e administratës së Presidentit Biden për Izrael...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i kërkoi të dielën n...
Maia Sandu, presidentja pro-perëndimore e Moldavisë, njoft...
Marina iraniane ka shtuar në arsenalin e saj raketa të sof...
Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objek...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ë...
Presidenti Frank-Walter Steinmeier kujton rëndësinë e ...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë...
Një fluks i madh emigrantësh është vërejtur këtë fundjavë ...
Një dron i lëshuar nga Irani ka goditur një cisternë m...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vushtrri të Kosovës....
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka rrëfyer...
Një sulm ajror izraelit ka vrarë 76 anëtarë të një fam...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...