Kim Jong Un: Koreja e Veriut planifikon rritjen e arsenalit bërthamor
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani d...

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të hënën se Kombet e Bashkuara janë shprehur të gatshme të ndihmojnë në mbikëqyrjen e një armëpushimi të mundshëm për ndalimin e luftimeve Izrael-Hamas në Gazë, por se është "jorealiste" të mendohet se agjencia botërore do të administrojë në mënyrë direkte territor ose do të sigurojë një forcë paqeruajtëse.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Associated Press" ai tha se "OKB-ja do të jetë e gatshme të mbështesë çdo armëpushim", por se nuk besonte se Izraeli do të pranonte një rol më të gjerë për OKB-në.
Ndërsa luftimet vazhdojnë prej 11 muajsh, Izraeli akuzoi një numër të vogël punonjësish të OKB-së se iu bashkuan militantëve të Hamasit në sulmin e 7 tetort ndaj Izraelit, që çoi në nisjen e konfliktit.
Kombet e Bashkuara kanë mision vëzhgimi ushtarak në Lindjen e Mesme, të njohur si UNTSO, që nga viti 1948. Zoti Guterres tha se oferta për të mbikëqyrur armëpushimin "ishte një nga mundësitë që është vënë në tryezë”.
Por bisedimet prej muajsh të tërë për armëpushim kanë ngecur.
"Sigurisht, ne do të jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që na kërkon komuniteti ndërkombëtar", tha zoti Guterres. “Çështja është nëse palët do ta pranonin atë, dhe në veçanti nëse Izraeli do ta pranonte atë”.
Ndërkohë, në një deklaratë tjetër, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Volker Türk, tha se “dhënia fund e konfliktit në Gazë dhe parandalimi i përshkallëzimit të tij në një konflikt rajonal është përparësi absolute”.
Ushtria izraelite nojftoi të hënën se ka kryer sulme gjatë natës kundër ndërtesave të përdorura nga militantët e Hezbollahut në Libanin jugor, sulmi më i fundit në përplasjet ndërkufitare midis dy palëve që kanë nxitur shqetësime për një konflikt më të gjerë rajonal.
Në Sirinë fqinje, media shtetërore tha të hënën se sulmet ajrore që dyshohet se janë kryer nga Izraeli vranë të paktën 18 persona dhe plagosën rreth 40 të tjerë.
Lufta në Gazë u shkaktua nga sulmi i Hamasit në 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, që sipas autoriteteve izraelite la 1200 të vrarë dhe 250 veta u morën peng.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë më shumë se 40,900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, megjithëse ushtria izraelite thotë se numri i të vdekurve përfshin disa mijëra militantë.
Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti prej muajsh janë përpjekuar për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve, por negociatat kanë ngecur vazhdimisht./ VOA
Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se Pheniani d...
"Europa e ka humbur revolucionin digjital të shkaktuar...
Mënyrat për të frenuar ndikimin dhe fuqinë e Kinës, përmes k...
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-...
Palestinezët, përmes një draft-rezolute që po e qarkullojn...
A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë...
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...
Alexis Tsipras ka nxjerrë jashtë loje Kasselakis. Ish-krye...
11 viktima dhe nëntë të zhdukur. Ky është bilanci tragjik ...
I quajtur si supertajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se ka një plan...
Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thë...
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...