Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...

A mund ta shpëtojë inteligjenca artificiale industrinë e teknologjisë? Ekspertët janë optimistë. Pas disa vitesh të vështira, risitë e prezantuara në panairin e këtij viti të pajisjeve teknologjike ‘IFA’ në Berlin janë një tregues se ky sektor është gati për një epokë të re, më fitimprurëse.
Panari IFA në Berlin është një nga ekspozitat më të rëndësishme të pajisjeve elektronike në botë.
Kompanitë e mëdha dhe të vogla teknologjike prezantojnë produktet e tyre të fundit, nga ekranet, pajsijet e videolojërave dhe shumë më tepër.
Industria e teknologjisë pati disa vite të vështira pas pandemisë, sepse konsumatorët i ulën shpenzimet, duke i zëvendësuar më rrallë pajisjet elektronike.
Por ekspertët thonë se risitë e prezantuara në IFA këtë vit janë një tregues se tregu është gati për një epokë të re.
“Shfaqja e këtij viti duket më energjike, pas disa vitesh të ngadatla. Mendoj se ky është një reflektim i industrisë në tërësi. I gjithë investimi tek Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të fundit, po ecën drejt konsumatorëve dhe bizneseve”, thotë eskperti i teknologjisë Kane McKenna.
Eksperti McKenna mendon se veçoritë e reja të Inteligjencës Artificiale mund të tundojnë disa të paguajnë më shumë.
“Mendoj se disa nga prirjet e fundit do të vazhdojnë. Por, sigurisht që Inteligjenca Artificiale pritet t’i nxisë konsumatorët të blejnë pajisje më të përditësuara që të shfrytëzojnë teknologjinë e fundit”, thotë ai.
Një shembull i teknologjive të reja është fshesa robotike nga kompania ‘Roborock’, e cila u prezantua për herë të parë në panarin IFA.
Përmes inteligjencës artificiale, fshesa pastron kur ju nuk jeni në shtëpi, identifikon dhe shmang pengesat, lëviz edhe në sipërfaqe që nuk janë të rrafshta dhe ka furça më të përparuara.
"Të gjitha rrotat e saj mund të lëvizin lart dhe poshtë. Është si një makinë pa pilot dhe furça e saj pastron të gjitha qoshet e shtëpisë. Fuqia e saj thithëse është gjithashtu më e madhe”, thotë Michelle Newburgh, përfaqësuese e kompanisë ‘Roborock’.
Fshesa e parë robotike është prezantuar më 1996 nga kompania ‘Electrolux’.Që atëherë, teknologjia ka përparuar dhe shumë konkurrentë janë futur në treg.Por, kompania ‘Roborock’ mendon se ka ende hapësirë për rritje.
“Tregu nuk ka kufi, mundësitë janë të shumta. Ndoshta në të ardhmen robotët mund të ngjiten shkallëve. Do t’ju tregojnë se ku ndodhen gjërat tuaja në shtëpi. E ardhmja është e pafund”, thotë zonja Newburgh.
Pavarësisht vështirësive ekonomike të viteve të fundit, bizneset e reja ende po përpiqen të depërtojnë në treg.
Remy Fejaville, menaxher i shitjeve në kompaninë franceze ‘Abeye’, mendon se ka një produkt unik në duart e tij.
Syzet ‘Lexilens’ ndihmojnë njerëzit me disleksi të përmirësojnë aftësitë e tyre të leximit. Ato kushtojnë 590 euro. Deri tani kompania ka shitur 5 mijë e 500 palë syze.
“E mendoja më të lehtë futjen në treg me një produkt kaq revolucionar, por kemi ende vështirësi, sepse është produkt i ri dhe unik. Duhet të bindim skeptikët. Është e vështirë, por jemi të lumtur që kemi njerëz që vijnë tek ne dhe na thonë se si u kemi ndryshuar jetën. Kjo na motivon që të ecim përpara”, thotë zoti Frejaville.
Panari ‘IFA’ mbyllet më 10 shtator./ Voa
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendos...
Alexis Tsipras ka nxjerrë jashtë loje Kasselakis. Ish-krye...
11 viktima dhe nëntë të zhdukur. Ky është bilanci tragjik ...
I quajtur si supertajfuni "Yagi" në Vietnam la pasoja ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se ka një plan...
Ish-anëtari i kabinetit të luftës, Benny Gantz, ka thë...
Agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë ka...
Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president...
Dy shtete, anëtare të NATO-s, thanë të dielën se dronët ru...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka bërë thirrje për r...
Kush ka qenë mëngjeseve në Gjermani para shkollave fillore...
Ish-kandidati opozitar në zgjedhjet presidenciale të V...
Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar një rast të gripit të s...
Drejtuesit e dy agjencive kryesore të zbulimit amerikan dh...
Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mër...
Sulmi me armë në një shkollë të mesme në shtetin e Xhorxhi...
A do të mundet udhëtimi supersonik për pasagjerët të bëhet...
Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e...
Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri p...
Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë jan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...