Pakti i Emigrimit/ Ç'sjell politika e re e BE-së për azilin?
Parlamenti i BE-së ka miratuar ligje që synojnë të ashpërs...

Pavarësisht nëse është fizik apo psikologjik, bullizmi dhe forma të tjera të dhunës së bashkëmoshatarëve mes të rinjve nuk janë asgjë e re. Në fakt, tendencat e përgjithshme janë të qëndrueshme.
Por një studim i 44 vendeve në Evropë, Azinë Qendrore dhe Amerikën e Veriut tregon një rritje të bullizmit kibernetik që nga viti 2018.
Studimi "Sjellja shëndetësore te fëmijët e moshës shkollore" (HBSC) botuar në fund të marsit (27.03.2024) nga OBSH/Evropë (Organizata Botërore e Shëndetësisë) identifikon "digjitalizimin në rritje të ndërveprimeve të të rinjve" si shkakun kryesor të bullizmit kibernetik.
Në një deklaratë për media të së njëjtës ditë, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha se raporti ishte "një alarm zgjimi". "Me të rinjtë që kalojnë deri në gjashtë orë në internet çdo ditë, edhe ndryshime të vogla në shkallën e ngacmimit dhe të dhunës mund të kenë implikime të thella për shëndetin dhe mirëqenien e mijëra njerëzve”, tha Kluge, duke theksuar si pasoja të mundshme vetëdëmtimin dhe vetëvrasjen.
Gjetjet kryesore të studimit
Studiuesit u bënë thirrje pjesëmarrësve të studimit - adoleshentët 11, 13 dhe 15 vjeç - të raportojnë sjelljen dhe përvojat e tyre me ngacmimin. Mesatarisht, më shumë djem, sesa vajza pranuan se kishin ushtruar dhunë ndaj bashkëmoshatarëve të paktën 2-3 herë në muaj gjatë "dy muajve të fundit" (para kohës së anketimit).
Dhe "prevalenca e përgjithshme e bullizmit kibernetik" ishte më e larta në moshën 13 vjeç dhe "dukshëm më e lartë" midis djemve të të gjitha moshave, shkruajnë autorët e studimit.
Ata vunë në dukje se mes djemve të anketuar, 15-vjeçarët në Lituani raportuan prirjen më të lartë për ngacmimin kibernetik të të tjerëve. Midis vajzave, 13-vjeçarët në Rumani kishin më shumë gjasa për t'u përfshirë në një sjellje të tillë.
Nga ana tjetër, rreth një në 10 djem dhe vajza raportuan se ishin ngacmuar në shkollë të paktën dy ose tri herë në muaj gjatë dy muajve të fundit.
"Në përgjithësi, 15% e adoleshentëve thanë se ishin ngacmuar kibernetikisht të paktën një ose dy herë në dy muajt e fundit (15% e djemve dhe 16% e vajzave)”, shkruajnë autorët e studimit.
Një në 10 adoleshentë raportoi se ishte përfshirë në përleshje fizike të paktën tri herë në 12 muajt e fundit (14% e djemve dhe 6% e vajzave).
Ngacmimi kibernetik: Një çështje gjinore?
Studiuesit thanë, se kontatuan që djemtë shfaqnin një tendencë më të lartë ndaj agresionit dhe përfshirjes në përleshje fizike sesa vajzat.
Si djemtë dhe vajzat shfaqin një prevalencë të ngjashme për bullizmin kibernetik. Por studiuesit konstatojnë, se ngacmimi kibernetik është në rritje mes vajzave të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Si e përkufizon studimi bullizmin kibernetik?
Në sondazh, studiuesit pyetën të rinjtë nëse ata kishin dërguar (ose kishin marrë pjesë në dërgimin e) "mesazheve të menjëhershme, postimeve në mur ose e-maileve, ose postimit ose ndarjes së fotografive, ose videove në internet pa leje".
Autorët thanë, se ndërsa ngacmimi kishte qenë "tradicionalisht" ndaj personit midis bashkëmoshatarëve, "format virtuale të dhunës së bashkëmoshatarëve janë bërë veçanërisht të rëndësishme që nga fillimi i pandemisë COVID-19, kur bota e të rinjve u bë gjithnjë e më virtuale gjatë kohës së izolimit."
Reduktimi i bullizmit kibernetik
Studiuesit thonë, se shpresojnë që gjetjet e tyre do të përmirësojnë të kuptuarit e ngacmimit të adoleshentëve dhe dhunës së bashkëmoshatarëve në të gjithë Evropën, Azinë Qendrore dhe Kanada dhe do t'u mundësojnë ekspertëve të "shënjestrojnë ndërhyrjet në mënyrë efikase".
Kjo do të përfshinte "strategji të ndjeshme ndaj gjinisë" për të trajtuar dhe reduktuar problemin e ngacmimit dhe programe për të promovuar arsimimin dixhital, ndjeshmërinë dhe zgjidhjen e shëndetshme të konflikteve.
Në një email për DW, Joseph Hancock i HBSC shkroi: "Suksesi kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm midis të gjitha palëve të interesuara. Ne u bëjmë thirrje individëve, familjeve, shkollave, komuniteteve dhe qeverive të punojnë krah për krah për të siguruar që të gjithë adoleshentët të kenë mjedise të sigurta dhe mbështetëse për t'u zhvilluar."/DW
Parlamenti i BE-së ka miratuar ligje që synojnë të ashpërs...
Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur r...
Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e sotme në q...
Dy partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara kanë dy kafshë ...
Allen Weisselberg, ish drejtues ekzekutiv i perandoris...
Tri djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra...
Një skaf është përmbysur teksa po transportonte emigra...
Një video tronditëse vjen nga SHBA, mbi dhunën ndaj af...
Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaz...
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...
Presidenti amerikan Joe Biden po konsideron heqjen e a...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subj...
Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italia...
Kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik...
Dhjetra besimtarë në Gaza u mblodhën për të falur namazin ...
Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetës...
Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi his...
Udhëtarët ditorë që dëshirojnë të vizitojnë zonën hist...
Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian...
Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...