Franca do të frenojë industrinë që krijon shumë plehra
Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur r...

Parlamenti i BE-së ka miratuar ligje që synojnë të ashpërsojnë procedurat e azilit në BE dhe t'i mbyllin më tej kufijtë. Si do të funksionojë kjo?
Pas tetë vjetësh negociata të vështira me 27 shtetet anëtare, Parlamenti Evropian miratoi një reformë thelbësore të procedurave të azilit në BE. I ashtuquajturi Pakt për Emigrimin, i cili përbëhet nga tetë ligje, synon kryesisht të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që vijnë në BE, të përshpejtojë procedurat e azilit dhe t'i zhvendosë ata jashtë kufijve të BE-së.
Sipas Eurostat-it vitin e kaluar numri i kërkesave për azil ishte 1.14 milionë. Ky numër është prej katër vjetësh në rritje të vazhdueshme. Përveç tyre që nga viti 2022 në BE janë strehuar rreth katër milionë refugjatë lufte nga Ukraina.
Si do të funksionojnë procedurat e azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së?
Azilkërkuesit dhe refugjatët do të identifikohen qartë brenda shtatë ditëve pasi kanë hyrë në BE me rrugë tokësore, detare ose ajrore dhe do të regjistrohen në sistemin e zgjeruar biometrik "Eurodac".
Emigrantët nga vendet prej të cilave niveli i njohjes së kërkesave për azil është më i vogël se 20 për qind do të mbahen në kufi deri në dymbëdhjetë javë. Në këto kampe, të cilat do të ngrihen në Greqi, Itali, Maltë, Spanjë, Kroaci dhe Qipro, do të vendoset se kush do të kthehet në vendin e tij pa shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës. Kjo prek vetëm një pakicë të atyre që vijnë. Kapaciteti i këtyre kampeve do të jetë për 30.000 veta në të gjithë BE-në.
Emigrantët nga vendet me nivel më të lartë njohjeje të kërkesave për azil do t'i nënshtrohen procedurës normale të azilit. Këto procedura, të cilat sot mund të zgjasin edhe me vite, do të shkurtohen. Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen direkt nga kufijtë e jashtëm të BE-së.
Si mund të lehtësohet barra e vendeve që synojnë azilkërkuesit?
Shumë azilkërkues që hyjnë në BE nga Greqia ose Italia vazhdojnë direkt rrugën për në Gjermani, Austri, Francë, Holandë ose Belgjikë. Kjo vlen edhe për azilkërkuesit e refuzuar në këto vende. Në fakt vendi i parë ku ata hyjnë (p.sh. Italia) është e detyruar t'i ripranojë dhe strehojë këta emigrantë. Megjithatë në praktikë kjo nuk ndodh. Me Paktin e ri të emigracionit këto rregulla do të rishikohen. Po ashtu pritet që dobësohen stimujt apo faktorët tërheqës, që nxisin migrimin e refugjatëve nga një vend i BE-së në tjetrin, si p.sh. ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera. Kjo mendohet të arrihet duke vendosur një ndihmë sociale të njësuar, si dhe kushte të ngjashme strehimi në të gjitha vendet e BE-së.
Po ashtu në të ardhmen rojet e kufirit të BE-së do të regjistrojnë dhe hedhin në një sistem të përbashkët që mund të aksesohet prej të gjitha zyrave dhe institucioneve në Evropë të dhënat biometrike të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në BE. Qëllimi është që të diktohet p.sh. nëse një migrant i refuzuar në Greqi aplikon përsëri për azil në Austri, apo në vende të tjera. Në një rast të tillë ky azilkërkues do të dëbohet më lehtë për në vendin ku ka hyrë fillimisht në BE dhe në fund edhe në vendin e tij të origjinës.
A do të bëhen më të lehta dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar?
Pakti parashikon po ashtu që në të ardhmen azilkërkuesit të dëbohen më shpejt në vendet e tyre të origjinës ose në vende tranziti që konsiderohen si të sigurta. Për këtë qëllim Bashkimi Evropian synon të arrijë më shumë marrëveshje me vende të treta në mënyrë që ato të strehojnë emigrantët e refuzuar. Si shembull përmendet shpesh marrëveshja e fundit me Tunizinë. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Tunizia ka rënë dakord të pranojë shtetasit e saj që dëbohen nga BE-ja. Megjithatë qeveria tuniziane nuk dëshiron të lejojë persona nga vende të ndryshme afrikane që kanë emigruar në BE nëpërmjet territorit të Tunizisë që të kthehen në këtë vend.
Një marrëveshje e ngjashme e nënshkruar me Turqinë në vitin 2016 pati si rezultat pakësimin e numrit të refugjatëve sirianë që hynin në Greqi. Por kjo marrëveshje tani nuk vlen më, sepse Turqia nuk i pranon më sirianët e dëbuar nga Greqia./ DW
Franca është duke nxjerrë një ligj të ri për të vendosur r...
Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e sotme në q...
Dy partitë kryesore në Shtetet e Bashkuara kanë dy kafshë ...
Allen Weisselberg, ish drejtues ekzekutiv i perandoris...
Tri djemtë e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra...
Një skaf është përmbysur teksa po transportonte emigra...
Një video tronditëse vjen nga SHBA, mbi dhunën ndaj af...
Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gaz...
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian ka mi...
Presidenti amerikan Joe Biden po konsideron heqjen e a...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mori 28 masa ndaj subj...
Me vendim të qeverisë së Giorgia Melonit, Posta Italia...
Kërkimi për katër të zhdukurit pas shpërthimit tragjik...
Dhjetra besimtarë në Gaza u mblodhën për të falur namazin ...
Votuesit amerikanë thonë se ekonomia është një nga shqetës...
Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi his...
Udhëtarët ditorë që dëshirojnë të vizitojnë zonën hist...
Agjencia për të Drejtat Themelore e Bashkimit Evropian...
Xhamia Yeni, në Selanik të Greqisë është rihapur pas 102 v...
Studiuesit nga "King's College" në Londër kanë publiku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...