Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e ka kritikuar sërish pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, dhe u ka bërë thirrje burrave me ngjyrë që të përkrahin kandidaten e demokratëve, Kamala Harris, teksa ka bërë fushatë në Pitsburg të Pensilvanisë, njërit prej shteteve të lëkundshme në zgjedhje.
Obama ka thënë se dëshiron t’i flasë “disa të vërteta”, pasi ka dëgjuar raportime në terren se ka më pak entuziazëm për Harris-in, në krahasim me kur ka qenë kandidat vetë, dhe që burrat me ngjyrë po mendojnë që të mos votojnë në këto zgjedhje.
“Një pjesë e imja më bën të mendoj – dhe po u flas burrave direkt – që nuk jeni duke e ndjerë idenë që të keni një grua si presidente, prandaj po dilni me alternativa tjera dhe arsye tjera”, ka thënë Obama.
Ish-presidenti ka thënë se taktika e Trump-it për t’i ulur njerëzit, nuk është forca e tij e vërtetë.
“Po e shqyrtoni mundësinë që të rrini larg zgjedhjeve, apo të mbështesni dikë që historikisht ju ka denigruar juve, sepse besoni që ajo është shenjë e forcës, sepse ashtu duhet të jetë një burrë? Duke i ulur gratë? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Obama.
Ish-presidenti demokrat ka nisur të vizitojë shtetet që lëkunden në qëndrimet e tyre në këto zgjedhje, teksa kanë mbetur më pak se katër javë deri te dita kryesore e votimit.
Duke folur në Universitetin e Pitsburgut, Obama e ka përshkruar Trump-in si njeri jashtë realitetit, ndërsa Harrisin si “lidere që ka kaluar jetën duke luftuar në emër të njerëzve që kanë nevojë për zë dhe një mundësi”, dhe beson që “Kamala është e përgatitur për këtë punë”.
Obama, i cili e ka përfunduar mandatin tetë vjet më parë, është një prej zërave më me ndikimin në Partinë Demokratike.
Derisa është zgjedhur president, më 2020, edhe Joe Biden e ka pasur atë ndikim te demokratët, mirëpo këtë vit, meqë është duke i dhënë fund mandatit, nuk është përfshirë në fushatë.
Si Harris, ashtu edhe Trump, kanë qenë shumë të zëshëm për të fituar mbështetjen e amerikanëve me ngjyrë.
Një anketë e kryer së fundmi nga agjencia e lajmeve AP dhe Qendra NORC, ka gjetur se shtatë në 10 votues me ngjyrë kanë një qasje në favor të Harris-it, me disa dallime të vogla në mesin e burrave me ngjyrë dhe grave, rreth asaj se si e shohin kandidaten demokrate.
Mendimet e amerikanëve me ngjyrë, lidhur me Trump-in, janë kryesisht negative, sipas anketës./ VOA
Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur...
Normat e gabimeve në shpenzimet e BE-së janë rritur në një...
Pjesë të çatisë së stadiumit të bejsbollit "Tropicana Fiel...
Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën mosh...
Ushtria izraelite ka thënë më 10 tetor se e ka eliminu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nis...
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...
Uragani Milton po godet bregun perëndimor të Floridës, duk...
Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan ...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar s...
Uragani “Milton” do të jetë "vdekjeprurës dhe katastrofik"...
Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrta...
Zyrtarët palestinezë njoftuan të mërkurën se si pasojë e s...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, ka thënë ...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Ajo i përket një pakice shumë të vogël: Alice Weidel ë...
Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorë...
Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka anuluar nj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...