Uragani Milton godet Floridën/ Viktima dhe shkatërrime, 2 milionë njerëz në errësirë
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të nisë një turne në kryeqytetet e aleateve evropiane, teksa synon të sigurojë më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.
Ndërkohë, vendi i tij vazhdon të përballet me sulme ditore prej Rusisë dhe me një ofensivë ruse në lindje, që po shënon përparim.
Zelensky do të nisë udhëtimin të enjten në Londër, ku do të takohet me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Këto takime do të zhvillohen një ditë pasi samiti i mbështetësve të Ukrainës në bazën Ramstein, është anuluar pak para se të niste.
Zyra për media e Zelensky-t ka thënë se ai do t’i nisë negociatat “me partnerët kyçë, nga të cilët varet forca jonë”.
Një zëdhënës i Starmer-it u ka thënë gazetarëve se kryeministri do të “ritheksojë mbështetjen e palëkundur për Ukrainën, teksa përballet me agresionin rus”.
Lideri ukrainas pritet të zhvillojë takime edhe në Paris, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, më pas do të udhëtojë në Romë, për t’u takuar me kryeministren italiane, Geogria Meloni, me Papa Françeskun në Vatikan, dhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.
Zelensky i ka sytë edhe te Shtetet e Bashkuara, prej ku synon të fitojë sa më shumë përkrahje, para zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në nëntor.
SHBA-ja është mbështetësja kryesore e Ukrainës dhe kontribuuesja më e madhe, ndonëse një fitore e kandidatit republikan, Donald Trump, mund të ndryshojë situatën në Uashington.
Më 9 tetor, Zelensky ka marrë pjesë në një samit me liderë të Ballkanit në Kroaci, në të cilin ka folur për rëndësinë e unitetit evropian për një paqe të qëndrueshme.
“Askujt në Evropë nuk duhet rikujtuar sa e rëndësishme është paqja, sidomos këtu në Ballkan. Ajo që ndodh këtu në Ballkan, dhe çfarë ndodh në Ukrainë, në një mënyrë e përcakton stabilitetin e gjithë Evropës”, ka thënë Zelensky.
Pjesëmarrësit e samitit e kanë miratuar një deklaratë që dënon luftën e Rusisë në Ukrainë, mbështesin përpjekjet e Zelensky-t për paqe, anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe rindërtimin e shtetit pas luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Uragani Milton goditi gjatë natës Floridën. Uragani i kat...
Uragani Milton po godet bregun perëndimor të Floridës, duk...
Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan ...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka deklaruar s...
Uragani “Milton” do të jetë "vdekjeprurës dhe katastrofik"...
Kosova do të përfaqësohet tani nga institucionet dhe zyrta...
Zyrtarët palestinezë njoftuan të mërkurën se si pasojë e s...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, ka thënë ...
Bashkimi Evropian tha të mërkurën se kishte nisur një “kor...
Ajo i përket një pakice shumë të vogël: Alice Weidel ë...
Një takim i nivelit të lartë i grupit Ramstein të donatorë...
Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të kryeministrit të...
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka anuluar nj...
Kreu nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirr...
Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 21 nga 22 dr...
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) ka arrestuar nj...
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 12 palestinezë, përf...
Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë p...
Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në push...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...