Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...

Bisedimet në Doha të Katarit për arritjen e një armëpushimi në Gaza u ndërprenë të premten dhe negociatorët pritet të takohen sërish javën e ardhshme për të vazhduar përpjekjet për t'i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe lirimin e pengjeve të mbetura, pasi Presidenti amerikan Joe Biden tha se "ende nuk jemi tek marrëveshja".
Në një deklaratë të përbashkët, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti thanë se Uashingtoni kishte paraqitur një propozim të ri, që bazohej në pikat e marrëveshjes gjatë javës së kaluar, duke mbyllur boshllëqet në një mënyrë që mund të lejonte zbatimin e shpejtë të një marrëveshjeje.
Ndërmjetësuesit do të vazhdojnë të punojnë për propozimin, thanë ata.
“Tani është hapur rruga për të arritur rezultate, duke shpëtuar jetë, duke sjellë lehtësim për banorët e Gazës dhe duke ulur tensionet rajonale”, thuhet në deklaratën e tyre.
Të enjten, Izraeli dhe ndërmjetësit filluan raundin e fundit të bisedimeve për t'i dhënë fund luftës në Gazë, ku janë vrarë dhjetëra mijëra palestinezë. Hamasi nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këto bisedime, por u mbajt i informuar për progresin e tyre.
Një zyrtar i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishq, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Izraeli "nuk kishte respektuar parimet për të cilat është rënë dakord" në bisedimet e mëparshme, duke përmendur ato që ndërmjetësit u kishin thënë atyre.
BIDEN: MARRËVESHJA ËSHTË 'SHUMË, SHUMË MË AFËR'
Në Uashington, Presidenti Biden tha të premten se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi ishte "shumë, shumë më afër" sesa përpara fillimit të bisedimeve.
Një zyrtar i lartë amerikan tha se negociatat e fundit ishin më produktive se ato në muajt e fundit dhe negociatorët do të mblidhen sërish javën e ardhshme në Kajro me shpresën për ta përfunduar marrëveshjen e armëpushimit.
"Ishte konsensus i të gjithë pjesëmarrësve gjatë 48 orëve të fundit se ka vërtet një frymë të re këtu për ta çuar procesin drejt një përfundimi", u tha zyrtari amerikan gazetarëve në kushte anonimiteti.
"Ekipi izraelit që ishte këtu u fuqizua. Ne kemi bërë shumë përparim në një numër çështjesh për të cilat kemi punuar", tha zyrtari.
Më vonë, Presidenti Biden tha përmes një deklarate se kishte udhëzuar ekipin e tij negociues për të paraqitur propozimin gjithëpërfshirës të arritur të Premten, për të cilin tha se ofron bazën për marrëveshjen përfundimtare të armëpushimit dhe lirimin e pengjeve.
Presidenti Biden tha se ai kishte biseduar me emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe Presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, të cilët ai tha se shprehën mbështetje të fortë për propozimin e Shteteve të Bashkuara.
Ekipet e negociatorëve do të qëndrojnë në terren për të vazhduar punën teknike dhe zyrtarët e lartë do të mblidhen në Kajro "para fundit të javës", tha ai.
Presidenti Biden shtoi se ai po dërgon Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Izrael "për të konfirmuar mbështetjen time të hekurt për sigurinë e Izraelit, për të vazhduar përpjekjet tona intensive për të përfunduar këtë marrëveshje dhe për të nënvizuar se me marrëveshjen gjithëpërfshirëse të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve tani në horizont, askush në rajon nuk duhet të ndërmarrë veprime për të minuar këtë proces."
Izraeli ka këmbëngulur se paqja do të jetë e mundur vetëm nëse Hamasi shkatërrohet, ndërsa Hamasi ka thënë se do të pranonte vetëm një armëpushim të përhershëm, jo një të përkohshëm.
Vështirësi të tjera kanë përfshirë renditjen e pikave të marrëveshjes, numrin dhe identitetin e të burgosurve palestinezë që do të lirohen së bashku me pengjet izraelite, kontrollin mbi kufirin Gaza-Egjipt dhe lëvizjen e lirë për palestinezët brenda Gazës.
Një zyrtar izraelit tha se delegacioni i tij në Doha po kthehej në atdhe dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritej të takonte Sekretarin Blinken të hënën.
Të premten, forcat izraelite goditën objektivat në Rripin e Gazës dhe lëshoi urdhra për largim të njerëzve nga zonat që i ka caktuar më parë si zona të sigurta civile, duke thënë se Hamasi i kishte përdorur ato për të sulmuar me mortaja dhe raketa Izraelin.
Ndërsa qindra familje po largoheshin nga këto zona, OKB-ja kërkoi një pauzë njëjavore të luftimeve për të ndërmarrë një fushatë vaksinimi ndaj poliomielitit, pas njoftimeve për përhapjen e kësaj sëmundjeje mes personave të zhvendosur.
Ministria palestineze e shëndetësisë tha përmes një deklarate se ka zbuluar rastin e parë të konfirmuar të poliomielitit në Rripin e Gazës.
Konflikti filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke rrëmbyer rreth të tjerë.
Sipas autoriteteve palestineze të shëndetësisë, në operacionet ushtarke të Izraelit është shkatërruar pjesa më e madhe e Gazës dhe janë vrarë më shumë se 40,000 palestinezë, kryesisht civilë. Izraeli thotë se ka eliminuar 17,000 militantë të Hamasit, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste./ Voa
Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është ...
Edhe pse marrëveshja përfundimtare për armëpushim në R...
Një zyrtar policie është arrestuar, pasi dyshohet se vrau ...
Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Fe...
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti ...
Ndërmjetësuesit për armëpushim në Gazë njoftuan të premten...
Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatime në Banjksë të ...
Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet ...
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj U...
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë G...
Shumë gjermano-lindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për ...
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten u duk se mbështe...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, J...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka...
Një gjyqtar i Detroitit është hequr përkohësisht nga detyr...
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawa...
Informacionet e shkëlqyera të zbulimit ukrainas dhe armati...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...