Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

E diel, 17 nëntor 2019. Kjo datë është gravuar në kujtesën e Bind Skejës, drejtuesit të “Linjës së Jetës”, qendrës telefonike për parandalim të vetëvrasjeve në Kosovë.
Në atë datë, “Linja e Jetës” kishte marrë telefonatën e parë. Tani, gjashtë vjet më vonë, vullnetarët e angazhuar përgjigjen në qindra thirrje çdo muaj.
“Fillimisht, kemi pasur vetëm një telefon. Bateria na është ndalur disa herë në fillim, e pastaj, gradualisht, i kemi rregulluar pajisjet dhe e kemi vendosur orarin”, tregon Skeja për Radion Evropa e Lirë.
Por, menaxhimi i këtij shërbimi nuk vjen falas, edhe pse në të janë të angazhuar kryesisht vullnetarë dhe praktikantë me një pagë minimale.
Dhe pikërisht kjo është shndërruar në problem: financimi. Edhe orari që ishte vendosur - prej orës 10:00 deri në 02:00 të mëngjesit - tani është i pamundur.
Në mungesë fondesh, nga data 29 dhjetor, “Linja e Jetës” do të jetë e qasshme vetëm për katër orë në ditë, nga 18:00 deri në 22:00.
Në gjashtë vjetët e funksionimit deri më tani, ky shërbim që ofrohet nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), është financuar nga grante e projekte të fituara prej ambasadave dhe institucioneve ndërkombëtare.
Ata kanë fituar edhe fonde nga Komuna e Prishtinës, Presidenca dhe Ministria e Shëndetësisë. Por, sipas themeluesve, këto para të ndara nga institucionet shtetërore kanë qenë jodomethënëse për buxhetin e linjës.
“’Linja e Jetës’ funksionon tani vetëm falë fondeve ndërkombëtare, jo buxhetit të shtetit. Kjo është absurde. Një shërbim jetik si ky nuk mund të varet nga mbështetja prej ambasadave”, thotë Skeja.
Për ta ilustruar pse e quan absurditet, ai sjell një shembull: do të ishte sikur ambulancat në Kosovë të financoheshin nga Ambasada e Suedisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë vendos se nuk është më e interesuar ta vazhdojë financimin, atëherë qytetarët e Kosovës do të mbeteshin pa shërbimin e ambulancës.
Kjo, pasi që institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë lloj shërbimi që targeton personat që kanë mendime për vetëvrasje, përveç kur bëhet fjalë, ta zëmë, për parandalimin e vetëvrasjeve brenda qelive në burgje.
“Po e them thjesht: nëse s’do të ishte ‘Linja e Jetës’, atëherë Kosova nuk do të kishte asnjë shërbim për parandalim të vetëvrasjes. Sepse, nëse s’jemi ne, ata njerëz s’kanë adresë tjetër”, thotë Skeja.
Tani, “Linja e Jetës” ka hapur thirrje që qytetarët vetë të dhurojnë para për ta mbajtur gjallë atë deri në gjetjen e një zgjidhjeje më të qëndrueshme. Skeja tregon se shuma e dhuruar tashmë, ka kaluar të gjithë shumën që ata kanë marrë ndonjëherë nga institucionet shtetërore.
Radio Evropa e Lirë ka pyetur Presidencën dhe Zyrën e Kryeministrit nëse ka ndonjë plan për shpërndarje emergjente të fondeve për këtë shërbim, në mënyrë që të shmanget shkurtimi i orarit, por nuk ka marrë përgjigje.
Me rreth 200 thirrje në muaj dhe 600 deri në 800 komunikime përmes mesazheve - opsion i shtuar së fundi në mesin e shërbimeve - “Linja e Jetës” është e mbingarkuar edhe me stafin aktual, pa nisur shkurtimet.
“Tani, ata që më herët kanë telefonuar natën vonë, do të mbesin të pambuluar. Disa persona na kanë thënë haptazi që shkurtimi i orarit do të ndikojë negativisht te ta. Tani, brenda orëve të punës, do të ketë shumë më shumë thirrje të humbura”, paralajmëron Skeja.
Dhe kjo, sipas tij, mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në numrin e vetëvrasjeve, pasi që këshilluesit në “Linjën e Jetës” i kanë udhëzuar gjithmonë telefonuesit edhe drejt ndihmës afatgjatë.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti ka pasur një numër më të vogël të tentimeve për vetëvrasje.
Për personat që kanë mendime për vetëvrasje, apo përballen me probleme të tjera të shëndetit mendor, edhe stafi e studentët e Universitetit të Prishtinës kanë nisur një iniciativë, që tani funksionon si ueb-faqe.
Por, “Linja e Jetës” është qendër telefonike që e ka ofruar këtë shërbim nga persona që janë përzgjedhur e trajnuar për t’i menaxhuar thirrjet e tilla.
Dhe planet e stafit menaxhues kanë qenë të mëdha: ata kanë synuar që ta ofrojnë këtë shërbim 24/7 dhe të kenë edhe ekipe mobile që mund t’i vizitojnë telefonuesit në terren.
Të gjitha këto plane kanë nisur pas një peticioni të nënshkruar prej mbi 12 mijë qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar insitucionalizimin e “Linjës së Jetës” si qendër shtetërore për parandalim të vetëvrasjeve përmes ligjit përkatës.
Mirëpo, moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës fillimisht dhe pastaj dështimi për të formuar një Qeveri të re i ka lënë këto plane në sirtar dhe ka detyruar drejtuesit të mendojnë për plan mbijetese e jo plan rritjeje.
“Kur të formohet Qeveria, planifikojmë të bëjmë gjithçka që është e mundur që ky ligj të jetë prioritet dhe të përfundojë sa më shpejt. Që të paktën viti 2027 të mos na gjejë në të njëjtën gjendje. Kjo varet prej partive, jo prej nesh”, thotë Skeja.
Ai beson se ligji do të ketë mbështetje prej deputetëve, pasi që thotë se do të ishte absurde që dikush të ishte kundër parandalimit të vetëvrasjeve.
Por, problemi, sipas tij, është që ata s’janë kundër, por s’janë as fuqishëm pro.
“Mbështetja ekziston në parim, por nuk ka vullnet real politik që të shtyhet përpara”, shton Skeja, i cili e ka nisur këtë projekt qysh në moshën 23-vjeçare.
Për të, problematike nuk është vetëm që shteti i Kosovës nuk e ofron këtë shërbim jetik për qytetarët e tij, por që institucionet as nuk e mbikëqyrin në asnjë formë këtë shërbim - as kur ofrohet nga organizata joqeveritare.
“Unë besoj fuqishëm në standardin që ne ofrojmë këtu, por shteti nuk e di këtë gjë. Edhe kjo është problem, sepse në Kosovë mund ta hapësh një linjë të tillë për një shërbim jetik dhe nuk vjen askush të të kontrollojë”, shpreh shqetësimin drejtuesi i QIPS-it.
Në Kosovë, edhe shërbime të tjera emergjente, si shtëpi për fëmijët e braktisur dhe të mbijetuar nga dhuna në familje, menaxhohen nga organizata joqeveritare dhe marrin fonde nga institucione shtetërore e ndërkombëtare.
Sipas Skejës, kjo formë e financimit bën që shoqëria civile të humbë shumë kohë duke kërkuar fonde - kohë që do të mund të shfrytëzohej për përmirësim të shërbimeve.
Një vit më parë u ngrit alarmi edhe nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) se shumë shërbime bazë për fëmijë që ofrohen nga organizata joqeveritare, po mbylleshin pikërisht për shkak të mungesës së fondeve.
Edhe atëherë u kritikuan institucionet se japin vetëm grante të herëpashershme për shërbime jetike, në vend të kontraktimit të rregullt e më afatgjatë. /REL
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka akuzuar sër...
Miliarderi Elon Musk ka reaguar ashpër ndaj BE, pasi Komis...
Prej dy vitesh, të gjitha festimet publike për Krishtlindj...
Rusia i ka dhënë fund marrëveshjeve të bashkëpunimit ushta...
Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të sh...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga të shtënat masi...
Komisioni Europian i vendosi një gjobë prej 120 milionë eu...
Me bllokada të shtuara në rrugët kryesore dhe doganat në t...
Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të q...
Autoritetet kompetente të Njësisë Rajonale të Trikalës jan...
Sulme të reja vdekjeprurëse kufitare kanë shpërthyer midis...
Kompania e njohur e transmetimeve Netflix dhe Warner Bros....
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i In...
Stuhia "Byron" hyri në fazën e saj më të rrezikshme mbrëmj...
Fermerët janë në ditën e 6-të të protestës dhe po vazhdojn...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur udhëheqësit ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia...
Pas muajsh mospajtime, shumica e anëtarëve të Unionit të T...
Një stuhie e fuqishme e quajtur ‘Bajroni’ ka goditur dhjet...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publiku...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...