Të shtëna masive në një hotel në Afrikën e Jugut/ Humbin jetën 11 persona
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga të shtënat masi...

Zyrtarët amerikanë dhe ata ukrainas do të diskutojnë të shtunën në Majami të Shteteve të Bashkuara në të tretën ditë me radhë se si të përfundohet lufta në Ukrainë. Megjithatë, ata e kanë pranuar njëzëri se “përparimi i vërtetë” varet nga dëshira e Moskës për t’i dhënë fund luftës.
“Të dyja palët janë pajtuar që përparimi i vërtetë drejt arritjes së ndonjë marrëveshjeje varet nga gatishmëria e Rusisë për të treguar përkushtim serioz për paqe afatgjatë, përfshirë hapat drejt shtensionimit dhe ndaljen e vrasjeve”, është thënë në një përmbledhje të publikuar nga autoritetet amerikane më 5 dhjetor.
Këto thirrje janë bërë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, udhëheqës i delegacionit ukrainas në negociata, pas dy ditëve diskutime, të cilat janë përshkruar si “konstruktive”.
Dita e tretë e diskutimeve – në të cilat do të marrin pjesë edhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump dhe Andri Hnatov, shef i stafit të forcave të armatosura të Kievit – vjen pasi ekipi negociator i Ukrainës është informuar për diskutimet që janë zhvilluar më herët gjatë kësaj jave në Moskë, në mes të presidentit rus, Vladimir Putin, Witkoffit dhe Kushnerit.
Qasja e Putinit
I dërguari i posaçëm amerikan është raportuar të ketë biseduar me Putinin për gati pesë orë më 2 dhjetor në Kremlin, mirëpo zyrtarët rusë kanë thënë se nuk është arritur kompromis në bisedime.
Kjo valë e angazhimit diplomatik vjen pas rrjedhjes së një plani amerikan prej 28 pikash në nëntor, se si mund të përfundojë lufta. Propozimi origjinal është parë në Kiev si shumë i favorshëm për Rusinë, ndonëse deri tash është përditësuar disa herë për t’i përfshirë shqetësimet e Ukrainës.
Versioni i fundit i përditësuar nuk është ndarë me publikun. Pas bisedimeve në Rusi, Putini ka thënë se është i gatshëm të vazhdojë të takohet me amerikanët “sa herë të ketë nevojë”.
Në një tjetër deklarim të bërë këtë javë, presidenti rus, ka thënë për një medium indian më 5 dhjetor, sa ka qenë në një udhëtim në Nju Delhi, se trupat ukrainase duhet të largohen plotësisht nga rajoni i Donbasit në lindje të Ukrainës këtë javë, ose Rusia “do t’i çlirojë këto territore me forcë”.
Ukraina dhe aleatët e saj në Evropë e kanë vënë në pikëpyetje përkushtimin e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, dhe në deklarimet e fundit të zyrtarëve amerikanë shihet se është zhvendosur theksi te gatishmëria e Rusisë për të bërë kompromis.
Shumë aspekte vazhdojnë të jenë të paqarta, përfshirë garancitë e sigurisë për Ukrainën, në rast të arritjes së një marrëveshjeje për paqe, apo nëse ka koncesione territoriale.
Rusia aktualisht kontrollon rreth një të pestën e territorit ukrainas, përfshirë rajone në Donbas, i cili përbëhet prej provincave të Donjeckut dhe Luhanskut. /REL
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga të shtënat masi...
Komisioni Europian i vendosi një gjobë prej 120 milionë eu...
Me bllokada të shtuara në rrugët kryesore dhe doganat në t...
Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të q...
Autoritetet kompetente të Njësisë Rajonale të Trikalës jan...
Sulme të reja vdekjeprurëse kufitare kanë shpërthyer midis...
Kompania e njohur e transmetimeve Netflix dhe Warner Bros....
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministri i In...
Stuhia "Byron" hyri në fazën e saj më të rrezikshme mbrëmj...
Fermerët janë në ditën e 6-të të protestës dhe po vazhdojn...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pritur udhëheqësit ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia...
Pas muajsh mospajtime, shumica e anëtarëve të Unionit të T...
Një stuhie e fuqishme e quajtur ‘Bajroni’ ka goditur dhjet...
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publiku...
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Indi, për të...
Rusia ka bllokuar aplikacionin FaceTime të Apple, sipas ko...
Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim pë...
Një linjë ajrore kineze nisi fluturimin më të gjatë vajtje...
Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen nga posti i rektore...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...