Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor.
Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, ndërroi jetë në Shkup, pasi ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve serioze, konfirmuan prokurorët.
Më 16 mars, gjatë një koncerti në klubin Pulse në Koçani, shpërtheu zjarr në klubin e stërmbushur me njerëz, duke lënë të vdekur dhjetëra persona. Si pasojë e zjarrit u plagosën pothuajse edhe 200 persona të tjerë.
Tetë muzikantë nga ky bend ishin në mesin e viktimave nga zjarri.
Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një shfaqjeje nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku e dalja e ngushtë nga ndërtesa të shkaktonin rrëmujë të madhe.
Prokurorët kanë thënë se klubi pothuajse nuk përmbushte asnjë standard të sigurisë.
Më herët gjatë këtij muaji, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar aktakuzat ndaj 34 personave – një hap i rëndësishëm drejt gjykimit të atyre që besohet se ishin përgjegjës për një nga zjarret më vdekjeprurëse në klubet e natës në Europë.
Pasi ka konfirmuar aktakuzat, gjykatësi pritet të vendosë për datën e nisjes së gjykimit.
Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.
Në mesin e të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre.
Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona.
Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Lupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.
Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini, janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.
Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.
Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulen në bankën e të akuzuarve gjithashtu./REL
Një rast i pazakontë është shënuar në zgjedhjet lokale të ...
Forcat ruse kanë goditur një autokolonë me ndihma të Kombe...
Udhëheqësi opozitar hungarez, Peter Magyar, tha se nuk do ...
Kontrolli i Kinës mbi mineralet e rralla - të domosdoshme ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ende...
“Synimi që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Europian...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se p...
Alkooli është një shkak kryesor i kancerit në të gjithë Eu...
Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryet...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një dalj...
Përmbytjet masive në Meksikën qendrore dhe lindore kanë bë...
Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshat në Castel ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, pas shembjes ...
Tarifat e reja për anijet amerikane që mbërrijnë në portet...
Ministrat e BE-së u zotuan të rrisin përpjekjet e tyre për...
Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dekoron homolog...
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të fillojë të v...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ndërmjetësit nënshk...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...