Paketa e Maleve/ Rama u përgjigjet sharësve në rrjetet sociale
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...
Kryeministri Edi Rama ka folur për Paketën e Maleve dhe ak...

Llogari të rreme në rrjetet sociale nga përdorues të huaj e vendas, kanë për qëllim të provokojnë dhe përçajnë votuesit amerikanë, duke vënë në dyshim integritetin e sistemit të votimit në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një ndër sfidat e shumta në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin amerikan, që mbahen javën që vjen më 8 nëntor. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Michelle Quinn, sjell më shumë hollësi nga qyteti Finiks i Arizonës.
Llogaritë e rreme në rrjete sociale që besohet se janë krijuar në Rusi, nuk ishin aktive në pjesën më të madhe të vitit, thotë eksperti i zbulimit Brian Liston.
Kjo ndryshoi në gusht, ndërsa po afroheshin zgjedhjet për Kongres.
“Pamë që këto llogari filluan të aktivizohen, duke postuar për mashtrime zgjedhore, ose se zgjedhjet ishin të vjedhura dhe se demokratët do të përpiqen t’i manipulojnë zgjedhjet”, thotë zoti Liston.
Ai është pjesë e një rrjeti të përbërë nga studiues, eskpertë të sigurisë kibernetike, agjenci qeveritare dhe të tjerë, që përcjellin rrjetet sociale, faqet e internetit, mediat shtetërore dhe njoftimet e organeve ligjzbatuese për të gjurmuar fushatat e koordinuara të keqinformimit nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara si Rusia, Kina dhe Irani.
Faqet e lajmeve të rreme nga organizata të lidhura me qeveritë e këtyre vendeve përhapin njoftime përçarëse për Amerikën, të cilat më pas shpërndahen nga persona të rremë në rrjete sociale, që pretendojnë se janë amerikanë.
Qëllimi i Rusisë është përçarja dhe bindja e amerikanëve se sistemi i votimit nuk është i besueshëm, thotë zoti Liston.
Sipas tij, operatorët kinezë vënë në dukje postimet e shumta mbi integritetin e zgjedhjeve, si dëshmi se demokracia amerikane është jofunksionale.
“Edhe pse flasin për manipulime dhe vjedhje votash, unë jam i shqetësuar se ndoshta këto llogari aktivizohen në ditën e zgjedhjeve për të nxitur dhunë ose frikësim të punonjësve elektoralë në qendra të votimit”, thotë zoti Liston.
Në shtetin jugperëndimor të Arizonës, votuesi Dylan Murphy shprehet i shqetësuar për pasojat që keqinformimi në internet mund të ketë në botën reale.
“Shqetësimi im është se persona të huaj mund të përhapin dezinformata dhe teori konspirative përmes rrjeteve sociale, duke përçarë amerikanët në atë shkallë, sa të tejkalojnë rrjetet sociale. Pasojat e këtyre teorive konspirative janë bërë më të dukshme kohët e fundit. Kemi njerëz që vijnë të armatosur në qendrat e votimit në Arizonë”, thotë ai.
Arizona është mes shteteve që ngriti dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale para dy vitesh. Rinumërimi i kërkuar nga republikanët në qarkun Maricopa, konfirmoi përfundimisht fitoren e Joe Biden-it.
Shumë mbështetës të Donald Trump-it vazhdojnë të thonë se zgjedhjet u vodhën, mes tyre edhe kandidatja republikane e Arizonës për guvernatore, Kari Lake.
Zyrtarët elektoralë në qarkun Maricopa thonë se makineritë e votimit nuk janë të lidhura në internet dhe transemetojnë drejtpëdrejt procesin zgjedhor dhe numërimin e fletëvotimeve.
“Përveç sigurimit fizik, ne kemi edhe siguri shtesë në qendrat e votimit, tek bordet dypartiake, vëzhguesit e partive politike dhe gjatë gjithë procesit, që të sigurohemi se çdo fletëvotim është llogaritur dhe që të numërohen vetëm votat e vlefshmet”, thotë Megan Gilbertson nga departamenti i zgjedhjeve në qarkun Maricopa.
Votuesja Mirian Mitchell thotë se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për të ardhmen e Kongresit.
“Ndonjëherë fitojmë, ndonjëherë humbasim. Kur humbasim, urojmë që të kishim fituar, por gjithsesi respektojmë proceset demokratike. Ne e dorëzojmë pishtarin, siç edhe duhet të bëjmë… Kjo është e mrekullueshme në Amerikë. Ky është procesi ynë demokratik. Duhet ta ruajmë atë”, thotë ajo.
Në Arizona tashmë kanë filluar votime e hershme./VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një ligj që ...
Qeveria polake do të vendosë një gardh përgjatë kufirit me...
FBI-ja tha të enjten se kishte marrë informacion të besues...
Sipas zbulimit britanik ka gjasa që Rusia të qëllojë me ar...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka nisur vizitën e tij në ...
Rusia lëshoi të tjerë dronë kamikazë në infrastrukturë dhe...
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...
Rusia po dëbon qytetarë ukrainas nga Hersoni, Zaporizhia, ...
Udhëheqësit talibanë të Afganistanit shpallën një amnisti ...
Sipërmarrësi Paul Pelosi, bashkëshorti i Kryetares së Dhom...
Dy senatorë amerikanë u takuan të enjten me familje ukrain...
Personi i parë mbërriti në orën 7:27 të mëngjesit. Ushtarë...
Serbia vendos forcat e saj të armatosura në gatishnmëri të...
Një foto rrëqethëse: 92 emigrantë të zhveshur, disa prej t...
Një marrëveshje historike për të lejuar eksportet e dr...
Teori konspirative rreth fletëvotimeve me postë. Mesaz...
Vijat e para të frontit të luftës në jug të Ukrainës j...
Në fillim të samitit të Procesit të Berlinit, kancelar...
Operatori shtetëror bërthamor i Ukrainës ‘Energoatom’ ...
Drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka pezullu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...