Zjarr në fushën e mbetjeve në Krujë/ Tymi toksik përfshin zonën
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...
Fusha e mbetjeve në Krujë është përfshirë nga flakët që ng...

Shtetet e NATO-s në takimin e ministrave të Jashtëm në Bruksel ranë dakord që edhe vitin e ardhshëm të lëvrojnë miliarda për blerjen e armëve dhe municoneve për Ukrainën. Çdo muaj do të blihen për të paktën një miliard dollarë amerikan (900 milionë euro) armatime nga prodhimet e SHBA-së.
Bëhet fjalë për blerjen e raketave pritëse për sistemet e mbrojtjes ajrore, por edhe për sisteme ofensive, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Gjithsej mund të nevojiten rreth 15 miliardë dollarë, thuhet më tej.
Gjermania premton së shpejti miliona të mëtejshme
Edhe Gjermania, sipas ministrit të Jashtëm Johann Wadephul do të marrë pjesë me një volum të konsiderueshëm. Ministri kritstiandemokrat deklaroi se Gjermania do të lëvrojë gjithsej 200 milionë dollarë (rreth 172 milionë euro) për dy paketa të reja me armatime nga SHBA-ja për Ukrainën.
Kjo shumë nuk do të llogaritet për vitin 2026. Armatimet do të blihen bashkërisht me Poloninë, Norvegjinë dhe Holandën në një paketë të financuar ndërkohë me 500 milionë dollarë. Ministri Wadephul deklaroi gjithashtu se Gjermania do të paguajë shtesë edhe 25 milionë euro në një fond të NATO-s për pajisjen e ushtareve dhe ushtarëve me mjetet e nevojshme për dimrin si dhe për kujdesin shëndetësor.
Çështje të hapura pas takimit Witkoff-Putin
Rutte e konsideron të pasigurtë rezultatin e bisedimeve që po zhvillohen ndërkohë mbi mundësinë e përfundimit të luftës ndaj Ukrainës. Në një sfond të tillë është e rëndësishme, që Ukraina të mund të negociojë nga një pozitë mundësisht sa më e mirë ushtarake me Rusinë.
Ministri i Jashtëm Wadephul u shpreh edhe më pesimist. Ai tha se përshëndet të gjitha bisedimet, që kanë për qëllim fundin e luftës. Por për momentin nuk shoh asnjë vullnet serioz nga pala ruse, për t'u vendosur në modusin e bisedimeve.
Pas bisedimeve të të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, me presidentin rus Vladimir Putin, Ukraina ka nisur për konsultime në Bruksel dhe në SHBA kryenegociatorin e saj, Rustem Umjerov. Ky në kuadër të takimit të NATO-s pati mundësi të takohet me këshilltarët kombëtarë të sigurisë së vendeve të NATO-s si dhe me kryetarët e shteteve dhe qeverive europiane, vuri në dukje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Pas kësaj do të përgatitet një takim me SHBA-në. /DW
Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë d...
Konkursi i Këngës në Eurovision përballet me një betejë pë...
Pesë palestinezë, mes tyre dy fëmijë, janë vrarë nga bomba...
Një mjek nga Kalifornia, i cili i furnizoi me ketaminë yll...
I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, do të takohet...
Stërvitja e parë e Iranit kundër terrorizimit, në kuadër t...
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) ka hedhur poshtë pre...
Izraeli njoftoi të mërkurën se do të rihapë pikën kufitare...
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën pranë urës Koura...
Kultivimi i lulekuqes në Myanmar u rrit në nivelin më të l...
Kina kritikoi ashpër qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për...
Numri i sirianëve që kërkuan azil ra ndjeshëm nga 16,000 n...
Presidenti francez Emmanuel Macron fillon sot një vizitë s...
Ushtria gjermane vuri në shërbim pjesën e parë të një sist...
Pas gati pesë orësh bisedime të martën midis negociatorëve...
Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, Hungaria do të kundërs...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rutte deklaroi sot se Ru...
Shumë vende evropiane po marrin masa të ashpra kundër dhun...
Fermerët në Greqinë veriore ndërprenë trafikun në pikat ku...
Ukraina ka goditur tubacionin e naftës Druzhba në rajonin ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...