Refuzoi të dëshmonte për sulmin e 6 janarit/ Ish-këshilltari i Trump dënohet me katër muaj burg
Steve Bannon, një aleat i ish-presidentit Donald Trump...

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten hapën dritën jeshile për një plan për t'i ofruar Ukrainës 18 miliardë euro mbështetje financiare gjatë vitit të ardhshëm, pasi Presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se Rusia po përpiqet të nxisë një eksod refugjatësh duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit.
Plani, i miratuar në takimin e nivelit të lartë të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, parashikon një ndihmë nga blloku 27-vendesh të dhënë me këste mujore, të ngjashme me mbështetjen financiare të SHBA-së për Ukrainën e shkatërruar nga lufta.
"Ukraina thotë se i duhet afërsisht 3-4 miliardë euro në muaj për të pasur burime të mjaftueshme për artikujt bazë," tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ajo tha se kjo nevojë do të përmbushej në mënyrë të barabartë nga BE dhe SHBA, si edhe para shtesë nga institucionet financiare ndërkombëtare.
"Është shumë e rëndësishme për Ukrainën që të ketë një rrjedhë të parashikueshme dhe të qëndrueshme të të ardhurave," u tha zonja von der Leyen gazetarëve.
Ajo tha se BE po përpiqet të sigurojë rreth 1.5 miliardë euro çdo muaj, duke e përshkruar si një financim që do të ishte "i qëndrueshëm dhe i besueshëm".
Ministrat e financave të bllokut janë ngarkuar të krijojnë një sistem për grumbullimin e parave, të cilat do të ishin përveç 9 miliardë eurove në mbështetje makrofinancuese që BE-ja po i dërgon tashmë.
Në ditën e dytë dhe të fundit të takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit e Bashkimit Evropian folën për nevojën e një gjykate të posaçme për krimet e Rusisë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të nxisë një eksod refugjatësh duke shkatërruar infrastrukturën energjetike të vendit të tij të shkatërruar nga lufta.
Zonja Von der Leyen kritikoi sulmet "mizore dhe të qëllimshme" të Rusisë ndaj civilëve dhe infrastrukturës.
Ndërkohë, Kryeministri letonez Krisjanis Karins tha se lufta e Rusisë po bëhet gjithnjë e më brutale, duke vënë në shënjestër qytetarët ukrainas dhe infrastrukturën e tyre civile dhe energjetike.
"Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në Evropë për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm për të dënuar Rusinë, por gjithashtu të fillojmë të punojmë drejt një gjykate për ta mbajtur Rusinë edhe ligjërisht përgjegjëse për mizoritë," tha ai.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas shprehu gjithashtu nevojën e një gjykate të veçantë për krimet e agresionit të Moskës.
"…Sepse krimet e luftës ndiqen penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Kriminale dhe Ukraina, por krimet e agresionit mund të ndiqen penalisht vetëm nga një gjykatë e veçantë”, tha ajo.
Kryeministri i Belgjikës Alexander De Croo tha se përgjigjia e bashkuar ka dhënë rezultate, por theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve të BE-së për Ukrainën.
"Nuk është e lehtë. Është jashtëzakonisht e dhimbshme. Por përpjekjet tona dhe ato që u kërkojmë popullatës sonë, sjellin rezultat. Dhe kjo është e rëndësishme për të mbajtur qytetarët tanë të motivuar”, tha ai.
Pothuajse tetë muaj pas luftës, Rusia po vë gjithnjë e më shumë në shënjestër centralet e Ukrainës, ujësjellësit dhe infrastrukturën tjetër kyçe me sulmet me raketa dhe dronë.
Kjo vjen ndërsa BE-ja vuan pasojat e nevojës urgjente për t’iu larguar varësisë tek gazi dhe nafta ruse, ndërsa lufta shkakton rritje çmimesh dhe luhatje në treg.
Udhëheqësit e bllokut me 27 vende nuk arritën të enjten të binin dakord për një tavan çmimesh për gazin, pasi Gjermania e kundërshtoi një gjë të tillë.
Më shumë se 4.3 milionë qytetarë ukrainas janë regjistruar për strehim të përkohshëm në BE.
Në një projekt-deklaratë të takimit të nivelit të lartë, udhëheqësit premtojnë “të qëndrojnë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet" me mbështetje të vazhdueshme politike, ushtarake dhe ekonomike.
Projekt-deklarata e siguruar nga agjencia Associated Press, pritet të miratohet më vonë të premten, por formulimi i saj mund të pësojë ende ndryshime.
BE-ja është thellësisht e ndarë për mënyrën se si do të trajtojë ardhjen e emigrantëve pa autorizim, por shumë vende, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore, kanë lënë mënjanë kundërshtimet për të pritur në masë refugjatët nga Ukraina./ VOA
Steve Bannon, një aleat i ish-presidentit Donald Trump...
Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohi...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini ës...
Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka...
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...
Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një b...
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...