Osmani: Nisma franko-gjermane ka për qëllim përshpejtimin e dialogut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ...

Ministria britanike e Mbrojtjes tha të premten se pohimi i presidentit Bjellorusi Aleksandr Lukashenko në fillim të këtij muaji se mijëra trupa nga vendi i tij dhe Rusia do të formonin një grup të ri forcash nuk ka gjasa të realizohet.
Zoti Lukashenko kishte thënë se 70,000 trupa bjelloruse dhe deri në 15,000 trupa ruse do të përbënin një grup të ri të forcash ruso-bjelloruse.
Ministria britanike tha në një përditësim të inteligjencës të postuar në Twitter se pavarësisht nga një video që zyrtarët bjellorusë kanë publikuar për të treguar mbërritjen e trupave ruse në Bjellorusi, "është e pamundur që Rusia të ketë vendosur në të vërtetë një numër të konsiderueshëm trupash shtesë në Bjellorusi".
Sipas zyrtarëve britanikë, njoftimi i forcave të kombinuara të Rusisë dhe Bjellorusisë ishte "një përpjekje për të demonstruar solidaritetin mes dy vendeve dhe për të bindur Ukrainën të angazhojë forcat e saj për të ruajtur kufirin verior".
Ndërkohë, Pentagoni tha se pavarësisht mohimeve, Rusia po përdor dronë të prodhuar nga Irani në Krime me ndihmën e ekspertëve ushtarakë iranianë.
"Dimë se ata janë në terren në Krime duke ndihmuar personelin ushtarak rus ndërsa kryejnë këto operacione me dron në Ukrainë. ... Irani vazhdon të eksportojë terror, jo vetëm në rajonin e Lindjes së Mesme, por tani edhe në Ukrainë” tha Gjenerali Pat Ryder.
Gjithashtu të enjten, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se sulmet e fundit ndaj Kievit janë kryer me dronë Iranianë të nisur nga Krimea.
"Rusia ka marrë dhjetëra dronë deri më tani dhe ka të ngjarë të vazhdojë të marrë dërgesa shtesë në të ardhmen. Për më tepër, në dritën e mungesës së vazhdueshme të furnizimit, ne jemi të shqetësuar se Rusia mund të kërkojë gjithashtu të blejë armë konvencionale të avancuara nga Irani, si p.sh. raketa tokë-tokë që pothuajse me siguri do të përdoren për të mbështetur luftën kundër Ukrainës”.
Në fjalimin e tij të enjten në mbrëmje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po përgatitet të hedhë në erë një hidrocentral në rajonin e Kherso
"Rusia synon të krijojë qëllimisht një fatkeqësi në shkallë të gjerë në jug të Ukrainës. Kemi informacione se terroristët rusë kanë minuar digën dhe njësitë e hidrocentralit Kakhovka. Ky është një nga objektet e mëdha të energjisë. Diga e këtij hidrocentrali mban rreth 18 milionë metër kub ujë. Nëse terroristët rusë hedhin në erë këtë digë, më shumë se 80 vendbanime, përfshirë Khersonin, do të përmbyten”.
Khersoni është qyteti i parë i madh që u pushtua nga Rusia në fillim të agresionit të saj në fund të shkurtit dhe më i madhi që Moska e mban ende nën kontroll.
Zyrtarët civilë të vendosur në pushtet nga Rusia në këtë qytet, u kanë kërkuar banorëve të largohen. Evakuimet masive filluan në fillim të kësaj jave dhe rreth 15,000 banorë nga qyteti dhe zonat përreth janë zhvendosur deri tani.
Khersoni ishte një nga katër rajonet, së bashku me Luhanskun, Donetskun dhe Zaporizhian, të aneksuar ilegalisht nga Rusia. Presidenti Vladimir Putin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të katër rajonet të mërkurën./ VOA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të premten se ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini ës...
Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka...
Pasdite (20.10) në Londër qarkulloi lajmi, se Graham Brady...
Trupat ruse dhe ukrainase duket se po përgatiten për një b...
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se SHBA-të kanë prova s...
Jackson Rutland dërgohet në burgun e Qarkut Aiken (Zyra e ...
Ministeriali i parë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të P...
Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi të enjten një qe...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Rusia është tallur me udhëheqjen "katastrofike" të Liz...
Liz Truss, kryeministrja e Britanisë së Madhe dha dorëheqj...
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimo...
Giorgia Meloni, e cila pritet të jetë kryeministrja e ardh...
Kryeministrja britanike Liz Truss e përshkroi veten si "nj...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pie...
Para fillimit të sezonit të ngrohjes, Rusia terrorizon Ukr...
Më 8 nëntor, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbah...
Në më pak se 48 orë pasi Ura e Kerçit që lidh gadishullin ...
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Britanisë, admirali To...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...