web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbikëqyrësi i OKB-së: Irani mund të jetë i aftë të pasurojë uraniumin brenda 'pak muajsh'

29 Qershor 2025, 22:30, Kosova & Bota CNA

Mbikëqyrësi i OKB-së: Irani mund të jetë i aftë

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, IAEA, Raphael Grossi tha se Irani mund të ketë kapacitetin e prodhimit të uraniumit të pasuruar brenda pak muajsh.

Sipas Rafael Grossi, Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të Kombeve të Bashkuara, Irani mund të jetë në gjendje të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda "pak muajsh".

Ndërkohë, gjatë një interviste me FOX News të dielën, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se sanksionet ndaj Iranit mund të hiqen nëse ata bien dakord të ecin përpara në mënyrë paqësore.

“Ne i kemi sanksionet. Por nëse ata bëjnë atë që duhet të bëjnë, nëse mund të jenë paqësorë dhe nëse na tregojnë se nuk do të shkaktojnë më dëme, unë do t'i anuloja ato dhe kjo do të bënte një ndryshim të madh”,-tha Trump.

Gjatë shkëmbimit të fjalëve, Trump i tha gazetarit se e kishte refuzuar kërkesën e Iranit për pasurimin e uraniumit gjatë negociatave.

“Nuk do ta kisha lejuar që kjo të ndodhte”,-tha Trump./CNA





Lajmet e fundit nga