web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mark Rutte: Aleatët janë dakord, Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

23 Qershor 2025, 16:16, Kosova & Bota CNA

Mark Rutte: Aleatët janë dakord, Irani nuk duhet të ketë

Shefi i NATO-s thotë se aleanca është dakord që Irani nuk duhet të zhvillojë armë bërthamore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një komunikim me gazetarët përpara samitit në Hagë është shprehur se aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë një armë bërthamore.

“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e NATO-s ndaj programit bërthamor të Iranit, aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore”, thotë ai.

"Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore."

Duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, ai shton se Irani është “shumë i përfshirë” atje, duke thënë se Irani ka dërguar dronë që Rusia po i përdor për të vrarë civilë ukrainas./ CNA





Lajmet e fundit nga