Gjykata e Apelit në SHBA hap rrugën për deportimin e emigrantëve nga 3 shtete
Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara hapi rrugën pë...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka kërkuar Europës të tregojë veten në skenën botërore, duke thënë se është koha të fillojë të veprojë si një "fuqi".
Përballë kërcënimeve në rritje nga Kina, Rusia dhe tani SHBA-ja, ai i tha një grupi gazetash europiane se kontinenti përballet me një "thirrje zgjimi".
“A jemi gati të bëhemi një fuqi? Kjo është pyetja në fushën e ekonomisë dhe financave, në mbrojtje dhe siguri, dhe në sistemet tona demokratike. Në një epokë tjetër mund të kishim thënë se është momenti për të ‘marrim shumicën’”, tha ai përpara një samiti të BE-së në Bruksel më vonë këtë javë.
Macron përsëriti thirrjen e tij për kredi të ndërsjella në të gjithë BE-në me qëllim mbledhjen e qindra miliarda eurove të nevojshme për investime industriale.
“Ka ardhur koha për të lançuar një kapacitet të përbashkët borxhi për të financuar shpenzimet tona të ardhshme - eurobono për të ardhmen. Ne kemi nevojë për programe të mëdha europiane për të financuar projektet më të mira", tha ai.
Thirrje të ngjashme në të kaluarën janë hasur në skepticizëm nga Gjermania dhe vende të tjera, të cilat mendojnë se Franca dëshiron ta përdorë Europën për të mbajtur një barrë financiare, të cilën ajo e vetme për shkak të dështimit të saj për të reformuar nuk është në gjendje ta marrë përsipër.
Macron pranoi se Franca “nuk ka pasur kurrë një model të ekuilibruar, ndryshe nga disa ekonomi të veriut, të cilat janë ndërtuar më shumë mbi ndjenjën e përgjegjësisë”.
“Dhe nuk kemi pasur kurrë reforma si ato të nisura në vitet 2010 në Portugali, Spanjë, Itali dhe Greqi, të cilat po japin fryte sot. Tregjet botërore kanë gjithnjë e më shumë frikë nga dollari amerikan. Ata duan alternativa. Për investitorët kudo, një shtet ligjor demokratik është një tërheqje e madhe. Dhe kur e shoh botën ashtu siç është, kemi regjimin autoritar që është Kina, dhe nga ana tjetër kemi SHBA-në që distancohet gjithnjë e më shumë nga një shtet ligjor”, tha Macron.
Sipas Macron, BE-së me 27 anëtarë i duhen 1.2 trilionë euro (1 trilion paund; 1.4 trilionë dollarë) në vit për të investuar në sektorët jetikë të sigurisë dhe mbrojtjes, energjisë së pastër dhe inteligjencës artificiale.
Duke i bërë thirrje BE-së që t’i “mbrojë” këto dhe industri të tjera, ai tha: “Kinezët e bëjnë këtë, edhe amerikanët. Europa sot është tregu më i hapur në botë”./CNA, përkthyer nga "BBC"
Një Gjykatë e Apelit në Shtetet e Bashkuara hapi rrugën pë...
Qeveria e Gjermanisë planifikon të blejë dronë sulmues me ...
Një zjarr shpërtheu në Terminalin 1 të Aeroportit Ndërkomb...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën pë...
Tetëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në qytetin e Nju J...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të bllokojë hapjen e ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi Prokur...
Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Libisë, pas përmbysje...
Vendimi i shumëpritur pritet të transformojë industrinë mb...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka...
Dy diplomatë të profilit të lartë janë nën hetim në Norveg...
Gati 6000 sirianë aplikuan për rikthim vullnetar në vendin...
Palestinezët, vendet arabe dhe grupet izraelite kundër pus...
Në Kosovë pati sot reagime të shumta pasi Prokuroria në Dh...
Mbreti Charles III ka reaguar për herë të parë lidhur me s...
Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e abuzuesit se...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e...
Kuba ka paralajmëruar të martën linjat ajrore ndërkombëtar...
Të paktën pesë persona janë vrarë nga sulmet me dronë rus...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...