BE nis bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë më 25 qershor
Bashkimi Evropian (BE) do t’i fillojë bisedimet e anët...

Forcat izraelite goditën sot qytetin e Rafahut me sulme ajrore dhe tokësore në përpjekje për të shtrirë kontrollin në këtë qytet në jug të Rripit të Gazës. Luftime u raportuan edhe në pjesë të tjera të Gazës ndërmjet ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, ndërkohë që zyrtarët shëndetësorë thanë se bllokada e ndihmave ka rënduar situatën humanitare dhe qindra fëmijë po vuajnë nga pasojat e të kequshqyerit. Zyrtarët e Katarit, që po ndërmjetësojnë përpjekjet për armëpushim, njoftuan se është bërë pak përparim në negociata, ndërkohë që listës së shteteve që njohin shtetin palestinez iu shtua edhe Armenia.
Ushtria izraelite njoftoi të premten se po kryen operacione në qytetin e Rafahut dhe se në bazë të burimeve të zbulimit ka identifikuar tunelet që shfrytëzohen nga militantët e Hamasit.
Sipas banorëve të Rafahut, gjatë dy ditëve të fundit operacionet izraelite janë intensifikuar.
Gjatë në takimi të enjten me zyrtarët e agjencisë së brendshme të zbulimit Shin Bet, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se Izraeli do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës.
“Nuk do të largohemi nga Rripi i Gazës deri në kthimin e të gjitha pengjeve – të gjallë dhe të vdekur. Po e ndërmarrim këtë mision dhe shumë misione të tjera, për të cilat është më mirë të mos flasim,” deklaroi ai.
Ministri i Jashtëm i Katarit, që krahas Shteteve të Bashkuara dhe Egjiptit është angazhuar për të ndërmjetësuar një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
“Ka patur disa zhvillime dhe bazuar në reagimin e Hamasit kemi përshtypjen që ekzistojnë ende mosmarrëveshje ndërmjet asaj që është propozuar dhe përgjigjes së Hamasit. Dhe kjo është normale në negociata: njëra palë nuk mund të detyrojë palën tjetër të pranojë pikëpamjen e tyre. Dyja palët duhet të bëjnë sakrifica,” deklaroi Ministri Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.
Luftimet në Gazë kanë thelluar edhe më tej krizën humanitare në këtë territor. Vetëm në një spital në pjesën veriore të Gazës, sipas zyrtarëve shëndetësorë, rreth 250 fëmijë janë trajtuar nga pasojat e kequshqyerjes, numër ky që po rritet në baza ditore për shkak të mungesës së vazhdueshme të ndihmave megjithë premtimet e ushtrisë izraelite se do të mundësojë hapjen e një korridori humanitar.
Sipas punonjësve të ndihmave, mungesa e rendit dhe grupet e armatosura palestineze që po bllokojnë autokolonat, kanë vështirësuar transportimin e ndihmave tek të zhvendosurit, duke bllokuar përpjekjet për shpërndarjen e ndihmave në brendësi të Gazës.
Një sasi ndihmash të enjten u shkarkuan përmes portit të përkohshëm të ushtrisë amerikane, që është përballur me probleme të shumta për shkak të detit të trazuar./ VOA
Bashkimi Evropian (BE) do t’i fillojë bisedimet e anët...
Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht të pre...
Zjarret në Turqinë juglindore kanë marrë jetën e të pa...
Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmë...
Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do t...
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përp...
Luiziana është bërë shteti i parë amerikan që kërkon q...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politika...
Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e pë...
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për An...
Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku d...
Tregu bullgar i punës po përballet me një mungesë punë...
Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Uk...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë i...
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’...
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë pla...
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjiths...
Në Bashkimin Evropian nuk është rënë dakord për heqjen plo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...