BE miraton hapjen e bisedimeve të zgjerimit me Ukrainën dhe Moldavinë
Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht të pre...

Bashkimi Evropian (BE) do t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, njoftoi të premten Belgjika, e cila kryeson presidencën e BE-së.
“Këshilli i BE-së i miratoi qëndrimet e përgjithshme të BE-së, përfshirë kornizat e bisedimeve, për bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë”, tha ajo në rrjetin social X, duke shtuar se “kjo e hap rrugën për fillimin e bisedimeve të martën, më 25 qershor, në Luksemburg”.
Këshilli i BE-së mbledh përfaqësuesit e qeverive të 27 vendeve që e përbëjnë bllokun.
Nisja zyrtare e bisedimeve me Ukrainën do të bëhet në orën 15:30, ndërsa me Moldavinë në orën 18:00.
Njoftimi vjen dy javë pasi Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e procesit, duke thënë se të dyja vendet janë përgatitura mjaftueshëm për hapjen formale të procesit për t’u bërë anëtare të BE-së.
Ukraina dhe Moldavia aplikuan për t’iu bashkuar BE-së pak pasi filloi pushtimi, ndërsa statusin e vendit kandidat e morën në qershor 2022.
Në dhjetor, ato e morën dritën jeshile për nisjen e bisedimeve.
Pak pas njoftimit të kryesueses së presidencës së BE-së, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e lartësoi vendimin, duke shkruar në X se ndihet "mirënjohës" ndaj bllokut për "vullnetin e tij të fuqishëm".
"Miliona ukrainas dhe breza të ndryshme të popullit tonë, po e përmbushin ëndrrën e tyre evropiane. Ukraina po kthehet në Evropë, ku e ka pasur vendin me shekuj, si një anëtare e plotë e bashkësisë evropiane", shkroi Zelensky.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, reagoi në X pas lajmit të premten, duke thënë se e ka nënshkruar dokumentin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me bllokun.
“Anëtarësimi në BE është rruga jonë drejt paqes, prosperitetit dhe një jete më të mirë për të gjithë qytetarët”, shkroi Sandu.
Duke reaguar ndaj njoftimit të Brukselit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten integrimi në BE është çështje sovrane e Kishinjevit, por shtoi se ka “shumë moldavë të cilët duan edhe lidhje më të ngushta me Rusinë”./ REL
Vendet e Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht të pre...
Zjarret në Turqinë juglindore kanë marrë jetën e të pa...
Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmë...
Vladimir Putin ka paralajmëruar Korenë e Jugut se do t...
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përp...
Luiziana është bërë shteti i parë amerikan që kërkon q...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politika...
Gjykata e Lartë shfuqizoi javën e shkuar ndalimin e pë...
I dërguari i posaçëm dhe koordinatori i Qendrës për An...
Përpjekjet e Gjermanisë për të vlerësuar nëse është e ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i nënshkroi së paku d...
Tregu bullgar i punës po përballet me një mungesë punë...
Rusia e sulmoi të enjten një fshat në rajonin lindor të Uk...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu tashmë i...
Anëtarja e NATO-s, Rumania, njoftoi të enjten se do t’...
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë pla...
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjiths...
Në Bashkimin Evropian nuk është rënë dakord për heqjen plo...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i ...
Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu kanë nxi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...