Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Njësitë e shërbimeve në disa zona turistike në Shqipëri po përballen me vështirësi për të gjetur punëtorë sezonalë si rezultat i nivelit të lartë të emigrimit të të rinjve. Qarku i Gjirokastrës mbetet nga zonat më të prekura nga mungesa e fuqisë punëtore ndërsa turizmi është gjithnjë e në rritje.
Operatorët vendas thonë se veçanërisht profesionistët që kualifikohen largohen gjithnjë e më shumë jashtë vendit duke sjellë sfida të reja për sektorin turistik.
Vikjana Nakaj është udhërrëfyese për një grup turistësh që vizitojnë tunelin e Luftës së Ftohtë në Gjirokastër.
Studente në ekonomi, Vikjana thotë se e nisi vullnetarisht këtë angazhim dhe tani ndihet mirë që është përfshirë nga Bashkia e Gjirokastrës në grupin e rreth 10 të rinjve që punojnë në mënyrë sezonale si udhërrëfyes turistik.
"Kam më shumë se 5 vjet që merrem me guidën turistike. Ka qenë një dëshirë imja për t'i njohur turistët e huaj me qytetin tim, Gjirokastrën. E fillova si guidë vullnetare dhe më pas u pranova nga bashkia në grupin e guidave sezonale të qytetit".
Por ndërsa turizmi po rritet, sidomos në qendrën historike të Gjirokastrës, nevojat për shërbime turistike bëhen edhe më të mëdha.
Shpëtim Hora, specialist pranë Qendrës së Formimit Profesional, që mbulon disa kurse përfshirë udhërrëfyesit turistikë, thotë se nga janari deri në korrik të këtij viti nga rreth 600 kursantë të regjistruar rreth 170 kanë qenë në fushën e turizmit.
"Pjesa e turizmit zë një nga pjesët më të madhe të kurseve tona. Disa nga kurset që zhvillojmë në fushën e turizmit janë udhërrëfimi turistik, kursi i guzhinës, shërbime në hoteleri- turizëm, shërbime në bujtina, bar restorant . Në total për periudhën nga janari në korrik kemi pasur 600 kursantë të regjistruar nga të cilët 170 të rinj kanë qenë në kurset për turizmin".
Vetëm në kurset e udhërrëfyesve janë kualifikur 33 të rinj, thotë më tej zoti Hora. Por sipas tij largimi i të rinjve që kualifikohen jashtë vendit sjell probleme për sektorin turistik.
“Fatkeqësisht kjo është një dukuri që po ndodh në kohët e sotme sidomos në Qarkun e Gjirokastrës. Vjen pak nga papunësia, pak nga dëshira për të parë diçka të re, nga pagat e ulta e shumë faktorë të tjerë.”
Zoti Hora thotë se ata bashkëpunojnë me sipërmarrjet sidomos në aspektin e praktikave profesionale.
"Në përgjithësi të gjitha bizneset nuk po gjejnë forcë të kualifikuar jo e jo, por kanë problem të gjejnë forcë punëtore. Ne kemi bashkëpunime të mira me bizneset dhe zhvillojmë edhe praktikat profesionale pranë tyre. Dikush që bën kursin e guzhinës e zhvillon praktikën pranë restaranteve në Gjirokastër dhe përpiqemi në përgjithësi t`i nxisim të rinjtë të qëndrojnë këtu.”
Më të prekur nga nevojat për punonjës në shërbime turistike janë hotelet dhe restorantet. Hysen Kodra, sipërmarrës në dy hotele dhe një restorant thotë se sfida më e madhe po shfaqet me munegsën e punonjësve.
“Tani po kërkojmë thjesht punëtorë, thotë ai dhe po përpiqemi t`i aftësojmë, por edhe me ata ndodh që pasi mësojnë punën largohen jashtë . E kemi ndier mungesën e fuqisë punëtore që në fillim të sezonit që kërkonim e s`gjenim që nga kamarierët, guzhinierët, ndihmësit në proçese të ndryshme shërbimi.”
Zoti Kodra thotë se do të shohin si mundësi edhe punësimin e emigrantëve të huaj sidomos gjatë sezonit turistik, kur nevojat janë të mëdha. Në disa zona turistike në Shqipëri restoranet dhe hotelet po tërheqin fuqi punëtore nga jashtë për të përballuar nevojat.
Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri në vitin 2021 ishte rreth 9 mijë, duke shënuar një rritje me 18,9 %, krahasuar me vitin 2020.
Sipas INSTAT arsyeja për punësim ishte kryesorja e lejeve të qëndrimit të të huajve në Shqipëri gjatë vitit të shkuar me rreth 47,7 % . Ndërkohë që Gjirokastra shënon një rritje të ndjshme të turistëve, këtë vit ajo po shfaq nevojën edhe të fuqisë punëtore sezonale.
Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë në Bashkinë Gjirokstër, Blerim Kore, thotë se mbi 220 sipërmarrje turistike kanë rritur ofertën për punë.
"Prej fillimit të vitit deri në fund të gushtit janë mbi 90 mijë turistë të huaj që kanë vizituar vlerat e trashëgimisë kulturore si në Gjirokastër edhe në rrethina. Kjo vizitueshmëri ka qenë e rëndësishme jo vetëm për gjallërimin e qytetit, por në veçanti për nxitjen e sektorit të turizmi dhe zhvillimit të sipërmarrjeve që sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës".
Qarku i Gjrokastrës është më i prekuri në Shqipëri nga emigrimi sidomos i të rinjve.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT në janar të këtij viti qarku që përfshin Gjirokastrën, Përmetin dhe Tepelenën shënonte 55 mijë banorë nga rreth 58 mijë që regjistronte në 2021.
Ndërsa në pesë vitet e fundit qarku ka humbur rreth 11 mijë banorë pjesa dërmuese e të cilëve janë të rinj. Ndryshe nga pesë vite më parë kur të rinjtë emigronin kryesisht në Greqinë fqinje dhe ktheheshin në Shqipëri edhe për punësim sezonal tani emigrimi i tyre është drejt vendeve të Europës Perëndimore dhe Veriore./ Voa
Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe avokatët e ish-pres...
Ceremonia e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II do ...
Moska braktisi të shtunën bastionin e saj kryesor në v...
Forcat ukrainase kanë hyrë në qytezën lindore, Kupians...
Ditën e djeshme një djalë 12-vjeçar është sulmuar brutalis...
Nga Michael Rubin 19fortyfive Një luftë Greqi-Turqi? Lis...
Danimarka po avancon me planet për dërgimin e azilkërkuesv...
Aderimi i Mbretit Charles III: Në thyerje të traditës, për...
Mbretëresha Elizabeth II është përshkruar në kartëmonedha ...
Jeff Bezos ka kritikuar një profesoreshë universiteti ...
Më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën. Në bazën ameri...
Vdekja e gazetares pro-Kremlinit, Daria Dugina disa di...
Fati i Kombeve të Bashkuara mund të përfundojë si ai i...
Mbreti Charles III u zotua të premten në fjalimin e ti...
Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë ditën e djeshme. P...
Mbretëresha Elizabeth II e jetoi jetën e saj në qendër të ...
Liderët botërorë dhe qytetarët në mbarë botën kanë nderuar...
Nga reagimet botërore dhe shprehja e ngushëllimeve pas vde...
Charles u bë menjëherë Mbret pas vdekjes së nënës së t...
Mbretëresha Elizabeta e Dytë lindi më 21 prill 1926, n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...