VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha të premten në Prishtinë se ka pritur më shumë mirëkuptim për mundësitë që i ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Zoti Lajçak i shoqëruar edhe nga i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni zhvilloi një takim më shumë se dyorësh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në kuadër të përpjekjeve për të nxitur bisedimet Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve në dritën e propozimit europian që u bë e njohur si nisma franko-gjermane.
“Është shumë herët për të bërë ndonjë deklaratë dramatike, sepse siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them, por dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur kuptim më të mirë të mundësive që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha zoti Lajçak.
Zoti Lajçak tha se vetë përbërja e delegacionit është një sinjal se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë shumë të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se takimi me kryeministrin e Kosovës nuk ishte i lehtë, por ishte i sinqertë dhe shumë i hapur.
Propozimi europian për të cilin diplomatët do të bisedojmë më vonë gjatë ditës në Beograd me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, por përkushtimin e të dyja palëve për të mos penguar njëra-tjetrën në proceset integruese.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka theksuar se propozimi është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar, por nuk është i sigurt se ai mund të jetë i pranueshëm.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i tha "Zërit të Amerikës" në fillim të këtij muaji se propozimi europian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte universale që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme.
Propozimi mes tjerash synon të sigurojë zbatimin të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
Kosova po përballet me trysni ndërkombëtare që të hedh hapa për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është edhe çështja më e diskutueshme në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Diplomatët perëndimorë po kërkojnë nga Kosova që të hartojë një propozim për mënyrën e funksionimit të këtij asociacioni.
Por zyrtarët në Kosovë thonë se çështja e Asociacionit mund të trajtohet në kuadër të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk mund të bëhet një etnik sepse nuk është në frymën e Kushtetutës.
Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.
Përfaqësuesit politik të serbëve në veriun e Kosovës thonë se nuk do të kthehen në institucione të cilat i braktisën mes tensionesh në nëntor të vitit të kaluar derisa të formohet Asociacioni i komunave në përputhje me marrëveshjen e parë të arritur në Bruksel.
Për gati 12 vjet Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian dhe kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje, por sfidë mbetet zbatimi i tyre që ka çuar shpesh edhe në tensione të larta si ato të vitit që lamë pas./VOA
Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka bërë të ditura p...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqar...
Hyrja në Shengen nuk i ka hequr menjëherë në tërësi ra...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
PARIS (AP) – Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Par...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Sht...
Gjermania po përballet me trysni në rritje për të furn...
Një ditë më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Bli...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjt...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë ...
Bashkimi Europian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ...
A do ta sulmojë Bjellorusia Ukrainën? Kjo pyetje rikthehet...
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pra...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po synon që të zgja...
Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...