“Protestat e kanë goditur qeverinë”/ Kikia: Ministrat dhe deputetët nuk ecin të lirë në rrugë
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...
Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur ditën e sotme ...

Kryeministri japonez, Fumio Kishida, i ka bërë të ditura planet për të ndryshuar statusin ligjor për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, duke e trajtuar atë njëjtë sikurse gripin sezonal.
Një hap i tillë do të mund të relaksojë edhe më shumë masat për luftim të pandemisë, teksa Japonia tenton t’i kthehet jetës normale.
Në mesin e masave që aktualisht zbatohet në Japoni është vendosja e maskës.
Kishida ka thënë se ka udhëzuar ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë që të diskutojnë detajet për ndryshimin e statusit për COVID-19.
Ky ndryshim do të shfuqizonte masën e vetizolimit dhe do t’u mundësonte pacientëve me koronavirus që të kërkojnë trajtim special, për dallim prej tani që mund të drejtohen vetëm në disa institucione të specializuara.
“Në mënyrë që t’i kthehemi jetës normale në Japoni, ne do të studiojmë masa konkrete që gradualisht të kalojmë në fazën e re”, ka thënë Kishida.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa Japonia përballet me shifra rekorde të infektimit dhe vdekjeve, në atë që konsiderohet vala e tetë prej shpërthimit të pandemisë.
Sipas Ministrisë japoneze të Shëndetësisë, shifrat ditore të vdekjeve kanë arritur në deri 503 në fundjavën e kaluar.
Ekspertët besojnë se kjo rritje mund të lidhet me përkeqësim të sëmundjeve kronike te pacientët e moshuar.
Në Japoni, COVID-19 kategorizohet si sëmundje e shkallës së dytë, bashkë me SARS-in dhe tuberkulozin.
Pacientët me këto sëmundje duhet të izolohen dhe shpërthimi i këtyre sëmundjeve u mundëson qeverive lokale që të shpallin masa emergjente.
Kategorizimi i COVID-19 në shkallën e pestë nënkupton edhe heqjen e masave.
Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.
Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL
Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqar...
Hyrja në Shengen nuk i ka hequr menjëherë në tërësi ra...
Kancelari gjerman, Olaf Schoz, u ka thënë kongresistëve am...
Është konfirmuar të enjten në Mal të Zi rasti i parë i inf...
Richard Grenell, shefi i inteligjencës në administratë...
Kievi thotë se aleatët perëndimorë duhet të përshpejto...
PARIS (AP) – Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Par...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Cho...
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Sht...
Gjermania po përballet me trysni në rritje për të furn...
Një ditë më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Bli...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, sipas raportimeve të njëjt...
I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor...
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë ...
Bashkimi Europian ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të ...
A do ta sulmojë Bjellorusia Ukrainën? Kjo pyetje rikthehet...
Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka pra...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po synon që të zgja...
Jacinda Ardern ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministr...
Koncerni më i madh kimik në botë BASF ka shënuar në vi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...